
Ja dosja e re që rrezikon Edi Ramën, marrëdhënia me kinezin Patric HO që i hapi ekspozitë dhe pazaret Duçka-McGonigal me biznesmenin e goditur nga SHBA

“Senatorët” e PS i dalin kundër Edi Ramës për tradhtinë ndaj Kosovës dhe lojërat me serbët, lëvizja kundër Albin Kurtit e dyshimtë, kërkojnë mbështetje për kryeministrin kosovar

Ja prapaskenat që po luan Edi Rama me qarqet serbe për të futur KFOR në Veri të Kosovës dhe për të nxjerrë jashtë loje shtetin kosovar, skenar për ndërrimin e territoreve

Një dëshmitar i ri mund të zbarkojë në SPAK për të fundosur Shkëlzenin, ja informacionet “përvëluese” që ka për djalin e Berishës që e implikojnë në aferën e “Gërdecit”, nga takimi në zyrë me një mafioz, tek gabimi i madh që i kushtoi jetën Kosta Treb...

“Bomba” e Spartak Brahos: SPAK do fundosë një tjetër ministër, ja pse Sali Berisha sulmon Prokurorinë e Posaçme dhe kush është politikani që pritet të zëvendësojë Edi Ramën në krye të PS

Gazetari gjerman ironizon Ramën: Kryeministri më i mirë që ka pasur Serbia që nga koha e Nikola Pashiç

Universiteti i Tiranës në top listën e 30 universiteteve më të mira në Shqipëri

Britanikët i tregojnë prangat Sali Berishës, ambasadori King Smith kërkon të nisë hetimi penal ndaj të korruptuarve, thirrje autoriteteve të vihen në lëvizje për vendimet e Londrës

Emergjencë në Kombëtare, dëmtohet Ismajli por Silvinjoi e zëvendëson me Mihajn

Shkruar nga Adriatik BALLA 20 Mars 2023

Kombëtarja do të luajë më 27 mars në transfertë kundër Polonisë, në ndeshjen e parë e më të vështirën në kuadër të eliminatoreve të Kampionatit Europian të vitit 2024 që zhvillohet në Gjermani. Duhet thënë se përfaqësuesja ka ambicie kualifikimi, por ndodhet në një grup të vështirë. Sytë këtë herë janë tek stafi teknik, që ka ardhur i ri në krye të përfaqësueses tonë dhe bëhet fjalë për trajnerin brazilian Silvinjo dhe ndihmësit e tij. Trajneri do të ketë testin e parë në krye të kuqezinjve dhe ky test është zyrtar. I duhet të dalë me rezultat pozitiv, kështu që nuk pritet të ketë aventura. Por ka edhe probleme, që vijnë nga dëmtimet e shumta të disa lojtarëve titullarë, pra mungesa të rëndësishme që ndikojnë në performancë dhe në cilësi, rrjedhimisht edhe në rezultat.
Shqetësimet me mungesat e dëmtimet
Kombëtarja kuqezi do të nisë pasditen e së dielës grumbullimin para ndeshjes së parë në kualifikueset e Euro 2024 ndaj Polonisë, që luhet në transfertë më 27 mars. Trajneri Silvinjo ka shpallur që të premten listën me emrat e 23 lojtarëve që do të jenë të gatshëm për këtë premierë kuqezi. Ndërkohë, të shtunën braziliani doli në një konferencë për shtypin ku shpjegoi zgjedhjet e tij. Ai foli edhe për objektivat në këtë sfidë të parë. Departamenti i Komunikimit në FSHF, bën me dije se stafi mjekësor i Kombëtares ka qenë në kontakte të vazhdueshme me klubin e Empolit për të mësuar shkallën e dëmtimit të Adrian Ismajlit. Mbrojtësi kuqezi u dëmtua gjatë ndeshjes së fundit të Empolit në Serie A, ndaj Atalantës. Të shtunën i është nënshtruar analizave që kanë konfirmuar dëmtimin dhe është dalë në konkluzionin se ai nuk mund të jetë i gatshëm për ndeshjen e me Poloninë. Në këto kushte, Silvinjo ka vendosur të ndryshojë listën dhe të thërrasë mbrojtësin Enea Mihaj. 24-vjeçari që luan në Portugali me Famaliçao, do të jetë në dispozicion të skuadrës duke nisur nga e hëna.
Valon Ethemi protagonist me Istanbulsporin në superligën turke
Ndërsa Mihaj luan në kampionain portugez, në krahun tjetër të Europës, në Turqi, luan një tjetër futbollist kuqezi, Valon Ethemi, i cili vijon të bëjë paraqitje shumë të mira në Superligën e Turqisë. 25-vjeçari u bë protagonist në ndeshjen e fundit mes Istanbulspor dhe Beshiktash, por skuadra e tij u mund me shifrat 3-1. Tetovari shërbeu asistin e golit të vetëm për skuadrën e tij në transfertë. Në minutën e 70-të, Istanbulspori ngushtoi diferencën e golave, por në fund Beshiktashi shënoi dhe golin e tretë duke mbyllur gjithçka. Ky ishte asisti i katërt për Ethemin, i cili është dhe shënuesi më i mirë i skuadrës me 10 gola. Ish-sulmuesi i Kukësit po zhvillon sezonin e tij më të mirë, duke e ndihmuar Istanbulsporin për të shmangur rënien nga kategoria. Aktualisht, skuadra nga Stambolli ndodhet në vendin e 16-të me 24 pikë. Po aq sa dhe Sivasspori që pozicionohet në zonën e shpëtimit. Në ndeshjen ndaj Beshiktashit, Florian Loshaj luajti titullar, ndërsa u aktivizua në pjesën e dytë edhe Jetmir Topalli. Në këtë përballje nuk ishin të grumbulluar Eduart Rroca dhe Sindrit Guri. Ndërkohë në stol për 90 minuta ishte shqiptari tjetër,Valmir Veliu.
Më të lexuarat


Skënderbeu mund Partizanin dhe shfaqet si pretendent, Teuta befason Egnatian kryesuese

Inzagi “elozhe për Kristjan Asllanin: Kemi investuar shumë për të, duhet të vazhdojë në këtë rrugë

Ngjarje e tmerrshme! Ultrasit sulmojnë për vdekje tifozen e ekipit rival

I zuri vendin Armand Duka në UEFA, FIFA merr vendimin ndaj Rubiales

100-vjetori i Lituanisë në FIFA bën bashkë Armand Dukën dhe Gianni Infantino-n

Zhgënjejnë djemtë e PSG-së, gjigandët francezë befasohen nga vendi i parafundit

Situata te Roma, flet Jose Mourinho: S’jam unë përgjegjësi, ndaj Frosinones nuk ka justifikime

Sfida mes Napolit dhe Lecce-s, ja skuadra që triumfoi

Nuk është futbolli/ Zbuloni çfarë e lidh Neymar dhe Pique

UEFA zbardh raportin/ Superiorja luajti 100’, ja sa milionë euro përfituan klubet
