Kërko Për

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS Lajme nga Shqiperia, Kosova, Rajoni dhe Bota, Politike, Kronike, Aktualitet, Dossier, Kulture, Sport

Endri Çekiçi sinjal Rejës: Po kaloj momentin më të mirë në karrierë, pres ftesë në Kombëtare

Postuar: 24/08/2019 - 07:41

Një nga futbollistët që ka pasur një ecuri mjaft të mirë gjatë javëve të fundit e gjatë muajve të fundit, qoftë dhe në Ligën e Europës ashtu dhe në duelet miqësore të verës, është sulmuesi Endri Çekiçi, i cili është pjesë e Olimpijas së Ljubjanës dhe me formën e spikatur dhe golat e shumtë, ka pretendime të marrë ftesë në ekipin përfaqësues. Çekiçi i ka kaluar të gjitha shkallët në ekipet kombëtare të moshave dhe ka luajtur edhe me skuadrën Shpresa. Ai tani pret që trajneri Edi Reja ta vlerësojë performancën e tij dhe formën e mirë që po kalon, për ta marrë një ftesë në ekipin përfaqësues. Fundja të gjithë e kanë pasur një herë të parë, janë ftuar kur kalonin momente të mira me skuadrat e tyre respektive, sikurse ka ndodhur me Uzunin, Grezdën, Ismajlin e ndonjë tjetër që kanë luajtur në kampionatin kroat, apo dhe me futbollistë të tjerë që luajnë në Zvicër apo vendete nordike. Të gjithë kanë marrë një ftesë si shans për t’u testuar, pikërisht këtë dëshiron edhe sulmuesi pogradecar, i cili i lëshon kështu sinjalin e fortë trajnerit Edi Reja, për t’ia dhënë një mundësi. Në fakt, e vërteta është se Çekiçi është kthyer në protagonist te Olimpija, ku në 17 ndeshje me skuadrën sllovene, ka arritur të shënojë 10 gola dhe të japë disa asiste. Në një intervistë që ka dhënë për portalin sportiv shqiptar, “VipSport.al”, Çekiçi është shprehur se ky është momenti i tij më i mirë deri më tani, ndërkohë që shtoi se ka ende për të dhënë. Sa i përket Kombëtares, pogradecari është i bindur se këtë radhë e meriton ftesën. “Deri tani besoj se është momenti më i mirë për mua. Ndihem shumë mirë por besoj se kam akoma shumë për të dhënë. Normalisht kur erdha, kisha më shumë besim te vetja por nuk e mendoja që në kohë kaq të shkurtër të kisha këtë ecuri. Fati është një pjesë shumë e rëndësishme në karrierë. Ka pasur momente të cilat mund të kishin ndryshuar komplet karrierën por gjithçka po shkon mirë tani, kështu që jam i lumtur”, shprehet ndër të tjera Çekiçi, ndërkohë që më pas komenton një ftesë të mundshme në ekipin përfaqësues, edhe pse për momentin pranon se nuk është kontaktuar nga asnjë zyrtar, qofshin këta të stafit teknik apo drejtues të përfaqësueses e të FSHF-së. Por Çekiçi thotë se po e pret një ftesë, për shkak se po kalon një prej momenteve më të mira të karrierës së tij. “Me aq sa kam dijeni unë personalisht, deri më tani nuk ka qenë askush. Po kaloj një moment shumë të mire edhe statistikat e tregojnë këtë. Besoj se e meritoj një shans për të qenë pjesë e ekipit Kombëtar. Unë personalisht e pres me padurim një ftesë dhe besoj se këtë radhë e meritoj pasi siç e përmenda më lart, jam në një moment realisht shumë të mirë. Në fund, është trajneri ai që vendos dhe unë duhet vetëm të respektoj vendimin”, thotë më tej Çekiçi, dukshëm i entuziazmuar dhe me besim që trajneri Edi Reja do ta ketë në qendër të vëmendjes në këtë periudhë, për t’i dhënë edhe atij një shans. Pra sulmuesi pogradecar po kërkon një shans në përfaqësuese dhe është detyrë e trajnerit të monitorojë gjendjen e secilit dhe në fund të ftojë në Kombëtare lojtarët që janë më në formë. Dhe Çekiçi në këtë moment po bën një paraqitje të mirë me skuadrën sllovene dhe mund t’i shërbejë trajnerit Reja për ndeshjet e vjeshtës, në kuadër të eliminatoreve të “Euro-2020”, i bindur se ai ka diçka pozitive për të treguar në radhët e kuqezinjve. Mbetet të shihet nëse djaloshi do të marrë një ftesë nga tekniku veteran italian, por është fakt që rivaliteti në Kombëtare ia vështirëson këtë, pavarësisht se shanset reale janë të mëdha. Duhet thënë se stafi teknik i përfaqësueses është i prirur t’u besojë më shumë lojtarëve që kanë eksperiencë dhe janë të harmonizuar me njëri-tjetrin në ekipin përfaqësues dhe në modulin taktik që aplikon trajneri. Për këtë arsye, futbollistë si Balaj, Cikalleshi, Sadiku, Uzuni e ndonjë tjetër kanë më shumë shanse të marrin një ftesë nga Reja për duelet e shtatorit ndaj Francës dhe Islandës, dy përballje mjaft të rëndësishme për objektivat e skuadrës kuqezi në eliminatoret e Europianit të vitit të ardhshëm. 

Adriatik BALLA

/Agjensia e Lajmeve Sot News/

Na Beni Like Ne Facebook: 

Lajme nga e njejta kategori

Postuar: 18/11/2019 - 17:25

Ditën e sotme i ftuar në emisionin “Top Talk” ish-trajneri i kombëtares, Astrit Hafizi, komentoi rezultatin e ndeshjes së djeshme Shqipëri-Francë.

Postuar: 18/11/2019 - 09:04

Tribuna VIP në ndeshjen Shqipëri-Francë, ishte e mbushur me personazhe të sportit, medias, politi

Postuar: 18/11/2019 - 07:31

Ndeshja e mbrëmshme mes Shqipërisë dhe Francës ishte një zhgënjim për tifozët kuq e zi, pasi humb

Postuar: 18/11/2019 - 07:09

Trajneri i Shqipërisë, Edi Reja, foli për “Rtsh” pas humbjes në ndeshjen me Francën

Postuar: 17/11/2019 - 23:25

Sot në “Air Albania Stadium” u luajt ndeshja mes Shqipërisë dhe Francës, e vlefshme p

Postuar: 17/11/2019 - 23:11

Federata Shqiptare e Futbollit inauguroi stadiumin e ri të Kombëtares së Shqipërisë ndërsa të pra

Postuar: 17/11/2019 - 22:55

Nota më negative e kësaj mbrëmje gala është pikërisht rezultati i ndeshjes me Kombëtaren e Edi Re