Kërko Për

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS Lajme nga Shqiperia, Kosova, Rajoni dhe Bota, Politike, Kronike, Aktualitet, Dossier, Kulture, Sport

Enis Alushi dëshiron të veshë fanellën e Shqipërisë

Enis Alushi dëshiron të veshë fanellën e Shqipërisë

Postuar: 30/03/2013 - 11:45

Mesfushori kosovar Enis Alushi është njëri prej shumë futbollistëve kosovarë që nuk ka arritur të depërtojë në përfaqësuesen "A" të shteteve të ndryshme evropiane, por që në të ardhmen mund apo të paktën dëshiron të luajë për Shqipërinë. Kjo pasi një gjë e tillë është bërë e mundur për Migjen Bashën, që ishte në një situatë të njëjtë sikurse ai. Dhe, "precedenti" i Bashës mund t'u shërbejë atij dhe disa kosovarëve të tjerë që në të kaluarën kanë luajtur për grupmosha të reja të shteteve evropiane. "Unë jam i gatshëm të luaj për Shqipërinë, i njoh kualitetet e mia dhe përvoja ime këtu në Gjermani mund të shërbejë shumë për Kombëtaren", ka thënë Alushi të enjten për gazetën. Mesfushori i Kaizerslauternit ka luajtur dhjetë ndeshje për ekipin (U-20) të Gjermanisë, por asnjëherë nuk është ftuar për ekipin U-21, e për ekipin A as që është diskutuar ndonjëherë. Alushi 27-vjeçar vlerësohet lart në Gjermani, pasi është një nga lojtarët më stabilë në Bundesliga 2, ndonëse aktualisht nuk po luan, pasi po merr veten pas një lëndimi të rëndë. Alushi vlerëson se Basha është një shembull i mirë për ta ndjekur rrugën e tij. Nuk është vetëm Alushi një kandidat potencial për të veshur fanellën e skuadrës përfaqësuese të Shqipërisë, pasi ka plot lojtarë kosovarë që kërkojnë një mundësi në rang të skuadrave nacionale. Bëhet fjalë për futbollistë të rinj në Zvicër, Austri, Gjermani, Norvegji, Suedi, Finlandë, Itali, Greqi, Danimarkë e Angli, ku shpresojnë që të sigurojnë në të ardhmen një mundësi për ekipin e futbollit të Shqipërisë, duke shpresuar të forcojnë karrierën e tyre. Natyrisht që të gjithë kanë pasur mundësi të luajnë me skuadrat kombëtare të moshave të këtyre vendeve, por më pas janë lënë mënjanë, duke e kuptuar se vetëm sa janë djegur. Migjen Basha është një nga ata futbollistë dhe të njëjtin fat mund të pësojë dhe Mërgim Brahimi. Ka dhe të tjerë që kanë pasur sukses si Behrami e Shaqiri, por këta janë të paktë. Rrjedhimisht të rinjtë si Alushi dëshirojnë që të mos e humbasin shansin e madh për të veshur fanellën kuqezi.

/Agjensia e Lajmeve Sot News/

Na Beni Like Ne Facebook: 

Lajme nga e njejta kategori

Postuar: 21/03/2019 - 08:57

Organizatorët e një turneu veror të profilit të lartë për skuadrat më të mëdha të klubit të futbollit botëror kanë vendosur ta mbajnë Juventusin dhe yllin e saj Cristiano Ronaldo larg nga Shtetet e Bashkuara këtë vi

Postuar: 21/03/2019 - 07:18

Merkato e verës është ende larg dhe klubet kanë kohë të mendojnë për lëvizjet e tyre që do të bëj

Postuar: 21/03/2019 - 07:16

Në Kosovë po shtohen vazhdimisht trajnerët nga Shqipëria.

Postuar: 21/03/2019 - 07:14

Kombëtarja po vijon përgatitjet në Durrës për ndeshjen me Turqinë, takim që do të luhet në stadiu

Postuar: 20/03/2019 - 19:52

Lojtari portugez Fabio Mendes ka vdekur në fushën e lojës nga një atak kardiak.Gjatë ndeshjes mes

Postuar: 20/03/2019 - 18:05

 Krisja në distancë mes Mauro Icardit dhe Interit ka marrë fund.

Postuar: 20/03/2019 - 17:53

Vetëm një Lionel Messi mjafton për të lënë pa gjumë mbrojtësit e gjithë botës, ndërsa së fudmi