BREAKING NEWS

Tërmet i fuqishëm 4.9 ballë në detin Jon, ja deri ku u ndjenë lëkundjet

x

Sport

Episod i pazakontë pas ndeshjes po bën xhiron e internetit / Ylli i Barcelonës harron fitoren ndaj Interit, ja ku e ka mendjen pas ndeshjes

Një episod i pazakontë pas ndeshjes, po bën xhiron e internetit. Kur Barcelona e kishte siguruar kualifikimin dhe sërish arriti të fitojë ndaj Interit mbrëmjen e djeshme në Champions League mesfushori holandez i katalanasve, De Jong u pa shumë i trishtuar në vEnd që të gëzonte për fitoren.

Ai shihte i trishtuar në ekranin e stadiumit, humbjen dhe skualifikimin e ish-skuadrës së tij, Ajaksit.

De Jong ishte i vetmi që nuk e përjetoj mirë fundin e ndeshjes, pasi mori vesh që Ajaksi kishte humbur nga Valencia dhe ishte skualifikuar nga faza e grupeve të Ligës së Kampionëve.

De Jong nuk mundi dot të fshehte zhgënjimin e madh që kishte dhe kamerat e kapën këtë moment.