BREAKING NEWS

SPAK mbyll hetimet për inceneratorin e Fierit dhe rëndon pozitat e Alqi Bllakos, ish-deputeti akuzohet për korrupsion dhe shpërdorim detyre, ja si u përlanë 4 milionë euro me punë të pabëra

SPAK mbyll hetimet për inceneratorin e Fierit dhe rëndon pozitat e
x
BREAKING NEWS

Erion Braçe plas skandalin në Parlament, një deputet zotëron 110 hektarë tokë në Divjakë dhe ka ndërtuar pallat brenda parkut, Kumbaro e akuzon se e ka firmosur ai VKM

Erion Braçe plas skandalin në Parlament, një deputet
x
BREAKING NEWS

"Nuk do të kopjojmë si Greqia”/ 'Tërmet' në media deklarata e fortë e Edi Ramë mëngjesin e sotëm, mediat e Athinës me zjarr ndaj kryeministrit para takimit me Mistotakis

"Nuk do të kopjojmë si Greqia”/ 'Tërmet'
x
BREAKING NEWS

Zbardhen zhvillimet e fundit/ Kush është lideri i njohur europian që ende s'ka mbërritur në samitin BE-Ballkani Perëndimor

Zbardhen zhvillimet e fundit/ Kush është lideri i njohur europian
x
BREAKING NEWS

VIDEO/ Samiti i BE-së në Tiranë, ja çfarë po ndodh nga ajri në zonën ku po qëndrojnë liderat europian, Vjosa Osmani ndërpret fjalimin

VIDEO/ Samiti i BE-së në Tiranë, ja çfarë po ndodh
x
BREAKING NEWS

Tirana blindohet për Samitin/ Ç'po ndodh? Rreth 1000 simpatizantë të PD nisen nga Vlora dhe 1600 nga Elbasani që kanë zbarkuar në Tiranë gati për protestë

Tirana blindohet për Samitin/ Ç'po ndodh? Rreth 1000
x
BREAKING NEWS

"Moment i rëndësishëm!"/ Presidenti i KiE-së mesazh të fuqishëm në Tiranë: Hera e parë që...

"Moment i rëndësishëm!"/ Presidenti i KiE-së
x
BREAKING NEWS

Berisha apo Alibeaj në krye të PD-së? Gjykata e Apelit jep NJOFTIMIN e rëndësishëm

Berisha apo Alibeaj në krye të PD-së? Gjykata e Apelit jep
x

Sport

Erdhi dita, Partizani luan sot ndeshjen e parë në kompleksin e ri sportiv

Erdhi dita, Partizani luan sot ndeshjen e parë në kompleksin e ri

Partizani do të presë në kompleksin e tij të ri ndeshjen e parë zyrtare dhe ndodh përballë Orikut në kuadër të turit të paerë të Kupës së Shqipërisë për këtë sezon. në fakt, kompleksi ka prej disa kohësh që shërben si vendpritje për stërvitjet e skuadrës, por tani fusha pranë kompleksit bashkë me stadiumin prej mbi 4 mijë vendesh do të presin një ndeshje zyrtare, si masë inaugurimi për një etapë të re në historinë e klubit. Siç dihet, kompleksi ka nisur prej disa vitesh, pati një zgjatje të punëve për shkak të pandemisë por më në fund klubi është akomoduar në shtëpinë e re dhe kjo është fitore e madhe për “demat e kuq”. Tani Partizani nuk do të paguajë rrugëve për qera e stërvitje sikurse ka bërë prej shumë e shumë vitesh që kur i prishën kompleksin e vet historik. Kurse tani, investimi gati 10 mln euro i Gaz Demit ka sjellë një impiant modern, që po përmirësohet dita ditës me punime të brendshme, për ta pasur në dispozicion jo vetëm ekipi i parë, por edhe moshat e klubit të kuq. Një investim serioz, që regjistron praktikisht investimin më të madh privat në fushën e sportit në Shqipëri.

Pragfesta

Ditën e sotme, duke nisur nga ora 15:00, Partizani do të luajë ndeshjen e parë të turit të parë në Kupën e Shqipërisë, ku shorti e ka vendosur përballë Orikut, një skuadër në kategoritë inferiore. Në dukje është një sfidë tërësisht e zakonshme, ku Partizani është padyshim pretendent, por për tifozët e kuq, siç thamë më lart, kjo ndeshje është mjaft unike, pasi do të ketë sfidat e para zyrtare të “demave” në stadiumin e ri të kompleksit “Partizani”, që ndodhet në zonën e Tufinës. Për këtë fakt, por edhe se në stadium nuk është infrastruktura për të skanuar biletat, hyrja në betejën e nesërme do të jetë falas. Impianti i ri numëron rreth 4 mijë ulëse dhe shanset që stadiumi të mbushet i tëri janë të mëdha. Përtej interesit të madh, Kolela pritet të bëjë rrotacion për këtë sfidë, për të kursyer titullarët për ndeshjen derbi ndaj Tiranës, më 2 tetor në stadiumin “Air Albania”.

Kupa, objektiv pas 18 vjetësh

Partizani nis ditën e nesërme misionin e fitimit të Kupës së Shqipërisë, të cilën dështon ta fitojë prej plot 18 vitesh. Ditën e sotme luhet sfida e parë e turit të parë të Kupës së Shqipërisë ndaj Orikut duke nisur nga ora 15:00. Triumfi i fundit i “demave” në kompeticionin e dytë për nga rëndësia në vend daton në sezonin 2003-’04. Partizani e ka fituar Kupën 15 herë, që është rekord në vendin tonë. Paulo Buxhelaj dhe Masanga Matondo janë dy mungesat e sigurta për ndeshjen ndaj Orikut. Mbrojtësi i majtë ka një kontraktim muskulor, që e ndaloi të grumbullohej me Kombëtaren U-21 dhe aktualisht po stërvitet i veçuar. Ndërkohë, Matondo pritet të jetë në fushë nesër, por me Kongon në miqësoren me Mauritaninë, që luhet në orën 21:00. Gjithsesi, Kolela do të kursejë edhe titullarë të tjerë para derbit. Derbi do të jetë vendimtar për skuadrat për të parë se cila prej tyre ka bërë merkato më cilësore gjatë verës dhe cila prej këtyre skuadrave është pretendente për titull.