BREAKING NEWS

Ja “grushti i madh amerikan” në fytyrën e Sali Berishës, Ilir Metës dhe Edi Ramës, SHBA del në krah të Altin Dumanit, kërkon distancim të opozitës nga “non-grata” dhe jep mesazhin e fortë se keqqeverisja e korrupsioni duhen luftuar

Ja “grushti i madh amerikan” në fytyrën e Sali
x
BREAKING NEWS

Ja kontrata në duart e prokurorëve që po i bën “gropën” Ilir Metës dhe Monikës, roli i nënës së Kryemadhit dhe vëllait Drini që mori 360 milionë lekë nga SGS, 2 njerëzit që hapën dosjet e ish-presidentit në SPAK me kallëzimet që bënë nxjerrin faktet t...

Ja kontrata në duart e prokurorëve që po i bën
x
BREAKING NEWS

Ilir Meta akuzon televizionin e Zenit se ka marrë urdhër t’i mbyllin dyert, Monika Kryemadhi sulmon bashkëshortin si shërbëtor të Edi Ramës

Ilir Meta akuzon televizionin e Zenit se ka marrë urdhër t’i
x
BREAKING NEWS

Spartak Braho flet pa “doreza”, ja detajet nga sëmundja e vjetër e Ilir Metës, manovrat e tij me përjashtimin e Monika Kryemadhit dhe prapaskenat e forta që po ndodhin brenda ish-LSI, nga largimi i bashkëpunëtores së tyre të kasafortave, te shkërmoqja ...

Spartak Braho flet pa “doreza”, ja detajet nga sëmundja e
x
BREAKING NEWS

Gjyqtari që i dha PD Sali Berishës para vetingut, ja pasuria e “çmendur” e Agron Zhukrit, si u bë milioner nga gruaja e tij që nuk i justifikon dot të gjitha të ardhurat e saj me pagat dhe aktivitetin privat, zbardhen “flamujt e kuq” në KPK...

Gjyqtari që i dha PD Sali Berishës para vetingut, ja pasuria e
x
BREAKING NEWS

Lajme shumë të mira për pensionistët, ja çfarë po përgatitet me skemën e re të pensioneve, nga indeksimi, kompensimet, ndryshimet në fshat dhe qytet dhe deri tek kontributet për të vetëpunësuarit në bujqësi

Lajme shumë të mira për pensionistët, ja çfarë
x
BREAKING NEWS

Nuk ndalet Ilir Meta, vijon kërcënimet ndaj kreut të SPAK: Do t’i qepem Dumanit brez pas brezi, nëse është trim le të...

Nuk ndalet Ilir Meta, vijon kërcënimet ndaj kreut të SPAK: Do
x
BREAKING NEWS

Ja pse Europa ka mbyllur dyert e arratisjes së Metës dhe Kryemadhit, dosja e tyre e “e zezë” e pastrimit të parave drejt fundit të hetimeve, Altin Dumani dhe Sotir Kllapi po bëjnë gati fletë-arrestet, zbardhen provat dhe dëshmitarët që kanë plasur “bom...

Ja pse Europa ka mbyllur dyert e arratisjes së Metës dhe Kryemadhit,
x

Sport

Erkand Qerimaj akuzon presidentin e shtangës për fshehje të dopingut dhe abuzim me fondet, reagon Gjoza: Po shpif, shihemi në gjyq!

Erkand Qerimaj akuzon presidentin e shtangës për fshehje të

Dopingu ka qenë “gijotina” e sportit të peshëngritjes në Shqipëri. Ky sport ka pasur rezultate të larta në nivel kombëtar e ndërkombëtar, por nga ana tjetër është dhe sporti më i bërë pis për shkak të rasteve të shumta me doping. Federata Shqiptare e Peshëngritjes prej vitesh vuan nga ky fenomen dhe ajo që i vë kapakun e një zinxhiri të gjatë skandalesh të përdorimit të substancave të ndaluara është rasti i Daniel Godellit, i cili pranoi vetë se ka dalë pozitiv, por ndërkohë federata e shtangës nuk ishte shumë e qartë. Dje skandali mori përmasa të hapura dhe u bë publik në një formë që nuk pritej me një sportist që dyshohet se është i Teutës së Durrësit. Ndërkohë, kampioni i vendit, njëherësh vendi i katërt në Europë në kampionatin e fundit kontinental të zhvilluar në Sofje të Bullgarisë, Erkand Qerimaj akuzon hapur presidentin e FSHP-së, Elez Gjozaj, për fshehjen e rastit të dopingut dhe për abuzim me fondet e federatës që sipas tij presidenti i përdor për turizëm familjar. Ai kërkon dorëheqjen e Gjozajt. Tani shtanga futet dhe një herë tjetër në vorbullën e skandaleve dhe përplasjeve.

Statusi i Qerimajt

Erkand Qerimaj ka mbajtur një status të shkurtër në profilin e tij në facebook, ku akuzon kreun e federatës për fshehje të një rasti të dopingut dhe për shpërdorim të fondeve të shtangës. Skandali i fundit në federatën e peshëngritjes, rasti i fundit i një rasti sportist qe është kapur me doping është mbajtur i fshehur nga federata dhe institucionet për të mbrojtur Federatën dhe Elezin. Mendimi  është qe urgjentisht Elez Gjoza të japi dorëheqjen e të bëhen zgjedhje të reja. Drejton federatën që në vitin 2013 dhe ka bërë 3 mandate me shumë skandale. Fondi dhe federata është për sportistët e trajnerët, jo për të shkuar në xhepat e mëdhenj të presidentit, ku realizon turizëm me njerëzit e familjes me lekët e taksapaguesve!!! Shporru nga Federata Hajdut... Mashtrues! Mendimi im, Erkand Qerimaj, Kampion Europe Bote që nga vitit 2002”, shkruan Qerimaj në mesazhin e tij.

Qëndrimi i Gjozajt: Erkandi shpif, do ta hedh në gjyq

I kontaktuar nga gazeta “SOT”, kreu i Federatës Shqiptare të Peshëngritjes, Elez Gjozaj, tha se gjithçka shkruan Erkand Qerimaj është shpifje dhe se për këtë ai do ta hedhë në gjyq. Gjozaj u fokusua në dy elementë thelbësorë: së pari ai kujtoi se federata dhe ai nuk mbajnë përgjegjësi për sjelljen e sportistit dhe se ai e federata e tij nuk kishin asnjë njoftim nga instancat se sportisti është kapur me doping dhe habitet se nga e di Erkandi këtë, e së dyti, ai nuk ka bërë asnjë abuzim me fondet e federatës, por ka marrë gruan e tij në aktivitete me paratë e xhepit të tij, pa cenuar aspak fondin e federatës. “Unë kam kërkuar me shkresë që të kem një përgjigje për testimet që bëjnë sportistët para se të nisen në aktivitetet ndërkombëtare, për më tepër në një Kampionat Europian. Unë e bëj këtë sepse dua të heq dyshimet, ose më saktë për merakun tim, pasi jemi djegur disa herë nga rastet me doping. Dua të them se unë i pari jam i interesuar të mos e fsheh problemin, përkundrazi, ta bëj publik atë. Unë isha në ministri para 10 ditësh dhe në një takim rastësor u kërkova që të kem përgjigjet për testet antidoping. Por edhe siç ju e dini, federata nuk mban përgjegjësi, nga përgjegjësia e ka hequr edhe WADA. Përgjegjësia është e sportistit, ndaj dhe njoftimi i vjen sportistit. Në vijim të kësaj, po ju bëj të qartë se ne nuk kemi të dhëna për ndonjë rast me doping. Unë i kam shkruar një email NADO-s (Agjencia Kombëtare Antidoping), e cila ka bërë testet, ku i kërkoj përgjigjet e rezultateve. Ata na bëjnë të qartë se përgjigjet për sportistët që marrin pjesë në kampionat kombëtar dhe që kanë bërë testet janë dhënë në sistemin ADAMS, në llogarinë e sportistëve. Qerimaj më akuzon mua se e kam fshehur përgjigjen, ndërkohë që përgjigja që më ka ardhur nuk ka përgjigje. Nga e di Erkandi që një sportist ka dalë me doping, kur s’kemi përgjigje zyrtare? Ndaj them, kjo është një shpifje nga ana e tij”, theksoi Gjozaj. Më tej presidenti i Federatës së shtangës komentoi edhe akuzën tjetër që ka ngritur Qerimaj, që lidhet me abuzimin e fondeve të federatës për turizëm familjar. “Po jua them hapur: Unë gruan do ta marr në çdo aktivitet ku shkoj, por e marr me lekët e mia. Për këtë kam faturat që japin transparencë. Në aktivitete ka sjellë të shoqen edhe vetë Erkandi, por me lekët e xhepit të tij.  Siç thashë, gruan do ta marr me vete, sepse unë jam i pasur, e marr kudo e cilido që dyshon unë i vë në dispozicion faturat. Me këto akuza të rënda që ka bërë, unë do ta hedh në gjyq. Ai tani është 36 vjeç, por federata i ka sytë nga më të rinjtë, si Ramadani 26, Kofsha 18 etj, investimi do të bëhet për të ardhmen. Ai ka ngritur akuza të stisura, që janë shpifje e për shpifjet do të mbajë përgjegjësi ligjore”, nënvizoi Gjozaj.

Erkand Qerimaj nuk do të jetë në Olimpiadë

Jo më kot e lamë për në fund, pasi shkaku i përplasjes duket të jetë për një vend në Olimpiadën e Parisit *indirekt logjika të çon këtu). Dje presidenti i FSHP-së, Elez Gjozaj, i tha gazetës “SOT”, se Erkand Qerimaj nuk do të jetë në Olimpiadë dhe nëse njëri do të shkojë ai është Briken Calja. “Ju kujtoj që Briken Calja ka garuar në peshën 73 kg që është peshë olimpike, kurse Erkandi garoi në peshën 81 kg që nuk është peshë olimpike. Edhe në Europian loja jonë ishte të dilnim sa më mirë në 73kg, që të kualifikonim sportistin Calja. Sot që flasim, Erkand Qerimaj është vendi i 44-t në botë, kurse Briken Calja vendi i 11-të ose i 12-të. Në garën e radhës Brikeni shkon i sigurt në Olimpiadë”, shtoi Gjoza. Pyetjes së gazetës sonë se nga i buronte kjo siguri, kreu i federatës u përgjigj se Kina ka dy pesha në 73 kg, ku njëri është tërhequr, ndaj mbetet vetëm të zyrtarizohet pas aktivitetit të Tajlandës që është vendimtar. Tërheqja e tij do të kompensohet me futjen e Caljes, i cili ngjitet në renditje nga vendi i 11-të në vendin e 10-të. Më tej Gjozaj jep edhe atë që ka bërë për Erkandin për ta kualifikuar. “Unë i kam bërë një ftesë federatës botërore në emër të Erkandit, sepse besoja se Brikeni do ta kapte normën vetë. Por në situatën ku jemi, Brikeni është më afër me rezultat që të jetë në Olimpiadë. Që të kthehemi te problemi i fundit, sa i takon Erkandit, ai ka bërë shpifje ordinere, kurse unë flas me dokumente. Ndaj me të do të ballafaqohemi në gjyq”, përfundoi Gjozaj.