BREAKING NEWS

Vjen deklarata ‘bombë’, spiunët që hynë në pallatin e Kremlinit zbulojnë sëmundjet që rrezikojnë jetën e Putinit: Do të vdesë brenda 2...(VIDEO)

Vjen deklarata ‘bombë’, spiunët që hynë në
x
BREAKING NEWS

Fatos Klosi paralajmëron “tërmet” në politikën shqiptare: Ja goditja që do të marrë Sali Berisha në 7 korrik dhe 4 dosjet e SPAK që do të tronditin opozitën, Meta përgjegjës për korrupsionin në Shqipëri

Fatos Klosi paralajmëron “tërmet” në politikën
x
BREAKING NEWS

Bordi merr vendimin, publikohen çmimet e reja të produkteve ushqimore, sa lek do të shiten duke nisur nga 1 kg sheqer deri tek...

Bordi merr vendimin, publikohen çmimet e reja të produkteve
x
BREAKING NEWS

Meta-Berisha shtojnë thirrjet për rrëzimin e qeverisë dhe shkundje të sistemit, ja strategjia që po aplikojnë 2 antiamerikanët e “Foltores” për të joshur ithtarët e tyre

Meta-Berisha shtojnë thirrjet për rrëzimin e qeverisë dhe
x
BREAKING NEWS

E trishtë! Shuhet në moshë shumë të re pedagogia e njohur, rektorja e Universitetit ndan lajmin e hidhur (EMRI+FOTO)

E trishtë! Shuhet në moshë shumë të re pedagogia e
x
BREAKING NEWS

Zbardhet sondazhi i gazetës “Sot”, ja kush është ministri më i pëlqyer në qeverinë “Rama 3”, Frida Krifca dhe Mirela Kumbaro më të urryerat për qytetarët

Zbardhet sondazhi i gazetës “Sot”, ja kush është
x
BREAKING NEWS

Ngjarjet kriminale në Shqipëri/ DEA bën lëvizjen e papritur, reagon eksperti Karamuço dhe jep lajmin e bujshëm: Koha e duhur

Ngjarjet kriminale në Shqipëri/ DEA bën lëvizjen e papritur,
x
BREAKING NEWS

Moska në prag të falimentimit, Putini i ka ditët e numëruara, liderët më të fuqishëm të botës i japin goditjen përfundimtare “Carit”, ja çfarë po ndodh në Rusi

Moska në prag të falimentimit, Putini i ka ditët e
x

Sport

Erkand Qerimaj: Të dalësh kampion Europe është rezultat i madh për një vend të vogël si Shqipëria, të nxjerrësh një kampion duhet 10-15 vjet punë

Erkand Qerimaj: Të dalësh kampion Europe është rezultat i

Peshëngritja shqiptare ka qenë dhe mbetet sporti me më shumë sukses në arenën ndërkombëtare, dëshmuar me sportistë elitarë dhe rezultatet e tyre të nivelit europian e botëror, si dhe medaljet e shumta që kanë sjellë kuqezinjtë e shtangës në Shqipëri nga aktivitetet madhore. Para pak ditësh në Tiranë u zhvillua Kampionati Europian i Peshëngritjes, për të rritur, në të cilin mori pjesë dhe një ekip i plotë me shtangistë meshkuj e femra të Shqipërisë, të cilët bënë një paraqitje të mirë, edhe pse pritej disi më shumë. Një prej medalistëve, Erkand Qerimaj, mori medalje ari në stilin e shkëputjes, duke u konfirmuar si një prej sportistëve më cilësorë jo vetëm në këtë disiplinë, por nga më të mirët që ka pasur ndonjëherë Shqipëria. Sportistë të tillë elitarë duhen trajtuar në mënyrë të veçantë dhe ligji u jep mundësinë atyre të punojnë në Ministrinë e Mbrojtjes apo të Brendshme, por mbi ligjin del shpesh “Maliqi” që u pamundëson sportistëve të gjejnë vetveten. Ndërkohë, shtangisti Qerimaj po përgatitet për Lojërat Mesdhetare dhe në këtë intervistë për gazetën “SOT” tregon jo vetëm gjendjen e tij, por edhe disa rrugëzgjidhje për të pasur më shumë sukses në sportin shqiptar.

 

- Para pak javësh u zhvillua në Tiranë Europiani i Peshëngritjes, një ngjarje jo e vogël për shtangën tonë dhe sportin tonë në tërësi. Përtej kësaj, për ju personalisht ishte sukses, pasi morët medalje ari. Cila ka qenë ndjesia juaj pas këtij suksesi dhe në tërësi cila ka qenë përshtypja e të huajve për këtë aktivitet?

Unë kam folur për këtë aktivitet dhe më parë dhe i qëndroj asaj që ishte një veprimtari pozitive për vendin tonë, cilësore. Edhe nga kontaktet që kam pasur me sportistë e trajnerë të huaj që ishin pjesëmarrës mësova se kanë mbetur të kënaqur. Natyrisht jo gjithçka shkon në mënyrë perfekte. Për shembull, pedana pati probleme dhe shumë prej tyre nisën të ankoheshin, prandaj u detyruam ta rregullonim. Pasi ndodhi kjo gjithçka tjetër më pas shkoi mirë. I parë në tërësi aktiviteti shpalosi vlera dhe unë personalisht jam i kënaqur me organizimin. Por, siç thashë, të kënaqur ishin edhe pjesëmarrësit nga shtete të ndryshme europiane. Sa i takon performancës time, natyrisht që unë jam i kënaqur, e quaj të suksesshëm rezultatin e arritur.

- Ju garuat në peshën trupore 73 kg, kjo ngjau si eksperiment, edhe pse ju edhe në gara të tjera keni bërë ndryshim peshe. Sa ndikoi kjo?

Peshat kanë ndryshuar edhe në rregulloren e federatës botërore e ne përshtatemi aty ku mendojmë se tregojmë më të mirën. Unë kam rënë 8 kg për këtë aktivitet. Më parë garoja në 81 kg, e në Europian garova në 73 kg. Besoj se ka qenë një rënie që justifikon performancën, pasi ndihem më mirë në këtë peshë dhe mendoj se mund të korr më shumë rezultat.

- Peshëngritja nuk ka vuajtur nga adrenalina e garës, rivaliteti dhe rezultatet, që përgjithësisht kanë një historik të pasur, por shpesh nga mungesa e një stafi që mundëson maksimumin e sportistëve, si doktori, fizioterapisti etj. Si paraqitet gjendja aktualisht?

Ne kemi mungesa në staf, duhet ta pranojmë këtë. Ka shumë rëndësi stafi i kompletuar në paraqitjet tona, jo vetëm thjesht si mbështetje. Këtë e bazoj edhe nga stafet që kanë ekipet e tjera kombëtare europiane. Fizioterapisti duhet çdo ditë në stërvitje, por nevojitet edhe doktori që të vijë herë pas here të shohë gjendjen. Po të shohësh ekipet e tjera, dhe unë shembull marr Italinë, i kanë këto kushte dhe i kanë prezent në stërvitje.

- T’i kthehemi rezultatit tuaj në Europian. Ju bëtë një paraqitje të mirë në shkëputje, si rezultat, por nuk ishit aq mirë në shtytje. A jeni i kënaqur me atë që arritët në këtë Europian?

Unë jam shumë i kënaqur me atë që kam arritur, pasi kam fituar medalje ari në shkëputje. Mos harroni, e theksoj, rashë 8 kg peshë trupore për të garuar në këto nivele. Nga ana tjetër, suksesi më konfirmon qëndrueshmërinë time në garat kombëtare e ndërkombëtare. Mund të shtoj, sa i takon rezultatit, se një muaj para garës isha më në formë, pra mund të kisha rezultat edhe më të mirë, por jo çdo gjë shkon sipas parashikimeve. Ka edhe të papritura para e gjatë garës.

- Cili është objektivi juaj në vazhdim? Po i shtangës shqiptare në përgjithësi?

Kur flasim për objektivat ne duhet të kemi parasysh jo vetëm nivelin e performancës, por kushtet ku operojmë. Mos harrojmë që jemi vend i vogël dhe rivalizojmë me shtete të fuqishme që investojnë shumë në sport. Shteti ynë jep për sportin më pak se 1.5 mln euro, ndërkohë që Kosova e ka disafish më shumë. Ne as mund të krahasohemi me vendet e tjera në këtë drejtim, e sërish ia kemi dalë të fitojmë medalje, kemi korrur sukses. Pse them se kemi pasur sukses? Sepse me pak investime, ndoshta më pak nga të gjithë, kemi marrë medalje gjë që disa vende të mëdha nuk ia kanë dalë.

- Përpara janë Lojërat Mesdhetare në Algjeri, e ju do të jeni pjesëmarrës. Këto ngjajnë me lojërat olimpike e sigurisht që Shqipëria kërkon imazh pozitiv aty. Sa jen i përgatitur për këtë aktivitet?

Unë do të jem pjesëmarrës dhe po përgatitem për këtë aktivitet. Natyrisht, objektiv kam të marr medalje. Varet si do të shkojë gara, por jam optimist. Nuk është gjë e vogël të pretendosh medalje në aktivitete të tilla. Unë dola kampion i Europës dhe për një vend të vogël si Shqipëria ky është një rezultat i madh, një arritje e madhe. “Fituesi nuk gjykohet”, thotë një shprehje, atëherë të mos e gjykojmë keq atë, apo ta paragjykojmë.

- Ju keni një histori në shtangë, madje keni edhe një rekord europian për moshat. Qëndrueshmëria juaj në rezultate është diçka e mrekullueshme, por shpesh fansat, sportdashësit në tërësi, duan të dinë cilat janë limitet tuaja në peshëngritje, pra ku është maksimumi juaj në të dy stilet?

Është disi e vështirë të japësh një përgjigje fikse, pasi gara shpesh menaxhohet hap pas hapi në varësi edhe të rezultateve të rivalëve. Megjithatë, rekordet dhe rezultatet ndryshojnë. Kur perfeksioni arrihet në të dy stilet, atëherë suksesi në dygarësh është i garantuar. Në kampionatin e fundit kombëtar, unë ngrita 154 kg në shkëputje dhe 184 kg në shtytje, pra në dygarësh plot 338 kg. Ky është një rezultat më i lartë sesa realizoi kampioni i Europës (një turk) në Europianin e Tiranës para pak javësh. Madje, me një rezultat të tillë merr medalje edhe në Botëror. Dua të them që maksimumi im në të dy stilet më fut në zonën e medaljeve edhe në një Kampionat Botëror.

- Për një sportist, gjëja më e rëndësishme është pjesëmarrja në Olimpiadë. Ju keni provuar disa të tilla. A e ëndërroni praninë në Paris-2024?

Patjetër që po, kam plot arsye ta besoj këtë. Por para se të shkoj atje duhet të siguroj kualifikimin dhe garat nga dhjetori 2022 e në vazhdim kanë vlerë kualifikuese. Por nuk duhet të harrojmë se në sport ka shumë vlerë profesionalizmi dhe puna e një ekipi duhet bazuar mbi kritere profesionale. Siç e thashë më lart ne kemi shumë mungesa në staf, të cilat ndikojnë në performancën e sportistëve. Nuk duhet të harrojmë se në garat e mëdha si në Botëror etj, rivaliteti ndodh për një kilogram dhe diferencat janë mjaft të vogla. Madje në Botëror unë humba vendin e tretë (që jep medalje) edhe pse kisha të njëjtin rezultat me fituesin.

- Ka një shqetësim jo vetëm për të ardhmen e peshëngritjes, por të shumë sporteve tek ne, sepse po pakësohen të rinjtë që merren me sport. Si paraqitet gjendja në shtangë?

Është një shqetësim jo i vogël, që lidhet me shumë faktorë. Unë mendoj se duhet të marrim shembull Italinë. Para afro 20 vjetësh, në vitet 2002-2003, kur garonim në aktivitete moshash ata s’kishin asgjë më shumë se ne, madje ne merrnim medalje e ata jo. Kurse tani gjërat kanë ndryshuar. Ata janë në rritje e ne në rënie. Pse ndodh kjo? Sepse Italia ka investuar. Nuk është kollaj të nxjerrësh një kampion, do 10-15 vjet punë. Unë nuk e mohoj se disa gjëra të mira janë bërë, madje dhe VKM-ja u përmirësua dhe jep mundësi shpërblimi, por duhet një shtysë më shumë për të pasur rezultat më të madh. Në Kinë ka masivitet, atje që në moshën 5-vjeçare i ndajnë në disiplina të ndryshme, sipas preferencave të fëmijëve, por ne nuk jemi Kina. E megjithatë tanët kanë pasur disa arritje spektakolare në sportet individuale, por jemi mbrapa në sportet kolektive. Në sportet individuale kjo ka ndodhur falë talentit të individëve, kurse tek sportet kolektive marrin sportistë gati nga jashtë. Për këtë arsye lipset që të punohet me të rinjtë brenda vendit. Të investohet, të kërkohet llogari, të ketë mbështetje. Unë e thashë që disa gjëra pozitive janë bërë, por prapë ka diçka që nuk shkon, e kjo punë duhet parë. Sportistët kanë nevojë për siguri, për mbështetje. Problemet ekonomike dhe sociale ndikojnë shumë në sport.

- Nëpër botë sportistët elitarë e kanë punën të garantuar....

Jo vetëm punën, por edhe gradën. Kemi shembull Greqinë. Atje gjithë stafi i ekipit punonte për Pirron (Dhimën). Shumica e shtangistëve janë punësuar në marinën greke me grada goxha të larta dhe paguhen për pozicionin e punës dhe gradën e tyre. Kurse ligjet këtu tek ne janë evazive, i interpretojnë si të duan.