BREAKING NEWS

Ilir Demalia zbardh kulisat: Ju tregoj kurthin që Edi Rama po i ngre ‘Rithemelimit’, arsyet e vërteta të distancimit të grupit të Bardhit nga Lulzim Basha, panikun që ka shpërthyer brenda tyre dhe lajmet e hidhura që e presin Sali Berishën

Ilir Demalia zbardh kulisat: Ju tregoj kurthin që Edi Rama po i ngre
x
BREAKING NEWS

Idajet Beqiri: Kanë mbaruar hetimet për dosjen ‘CEZ-DIA’, përveç Metës, Berishës dhe Shkëlzenit rrezikon prangat një juriste amerikane, ish-presidenti po përgatitet për ditët e zeza në SPAK, ja strategjia që po ndjek për të shpëtuar nga arresti me burg...

Idajet Beqiri: Kanë mbaruar hetimet për dosjen ‘CEZ-DIA’,
x
BREAKING NEWS

Rama-Meta-Berisha ulen bashkë në tryezën e pazarit për të monitoruar SPAK dhe përmbysur reformën në drejtësi, ja pse është alarmuar “Treknëdëshi i Bermudës”

Rama-Meta-Berisha ulen bashkë në tryezën e pazarit për
x
BREAKING NEWS

Gati të fundoset grupi organizator i biznesit të armëve në Gërdec, prokurorët pritet të marrin në duar faktet nga Drejtësia Amerikane, nisen letër-porositë në SHBA, informacione do të merren edhe për Patrick Henryn, ja lidhja e tij me Delijorgjin dhe S...

Gati të fundoset grupi organizator i biznesit të armëve në
x
BREAKING NEWS

Daut Gumeni: Ja pse socialistët dhe Gentiana Sula bllokuan hapjen e dosjes së spiunit të Ilir Metajt, presim që ‘shiringa me ujë deti’ që u injektoi zyrtari i lartë i DASH prokurorëve të SPAK të sjellë arrestimin e ‘peshave të rënda’

Daut Gumeni: Ja pse socialistët dhe Gentiana Sula bllokuan hapjen e dosjes
x
BREAKING NEWS

Plas skandali, Kuvendi i Shqipërisë vihet nën akuzë për votimin pa kuorum të ligjit për Investimet Strategjike, ja si u shkallmua Kushtetuta nga mazhoranca, zbardhet mashtrimi

Plas skandali, Kuvendi i Shqipërisë vihet nën akuzë për
x
BREAKING NEWS

Pasuria e dyshimtë e “sheikut” të Kuvendit Laert Duraj që sfidon “ujqërit” e vjetër në politikë, banesë 200 mijë euro, 11 llogari bankare, fitime marramendëse nga qeratë, 180 mijë euro shitje pasurish, si i ka justifikuar milionat nga puna si emigrant,...

Pasuria e dyshimtë e “sheikut” të Kuvendit Laert Duraj
x
BREAKING NEWS

Ja pazaret e PS dhe Rithemelimit, si po mbrojnë korrupsionin e Klodian Allajbeut dhe Vilma Nushit, vjedhjet me “Hemodializën”, “Check Up”-in, “Laboratorët” dhe “Sterilizimin” janë të faktuara, priten arrestimet nga SPAK

Ja pazaret e PS dhe Rithemelimit, si po mbrojnë korrupsionin e Klodian
x

Sport

Erling Haland do t’i provojë të gjitha Ligat e mëdha, e konfirmon babai i tij

Erling Haland do t’i provojë të gjitha Ligat e mëdha, e

Talenti norvegjez Erling Haland po dominon Premier League me golat e tij dhe po e mban në kryesim të paprekur skuadrën e Mançester Sitit, duke u dëshmuar si një futbollist me potencial shumë të madh. Megjithatë, futbollisti nuk synon të qëndrojë gjatë në Premier League, maksimumi dy vite e gjysmë siç shprehet babai i sulmuesit, Alfie. Ky i fundit thekson se djali i tij synon të tregojë veten në të gjithë kampionatet kryesorë të Europës, edhe pse nuk mund ta thotë me siguri se çfarë mund të rezervojë e ardhmja. “Unë mendoj se Haland ka dëshirë të testojë kapacitetet e tij në çdo ligë, besoj se mund të qëndroj në një kampionat për maksimumi tre vite. Sigurisht, nuk mund të flas me bindje për atë se çfarë do të rezervojë e ardhmja, por e di që Haland ka dëshirë të tregojë vetën kudo. Klubet që kërkuan Haland në verë? Në krye të listës ishte Mançester Siti, pastaj ishte edhe Bajerni i Mynihut, Real Madrid apo PSG. Këto ishin edhe klubet më të mira, ne zgjodhëm më të mirët dhe Haland u transferua te Siti. Më pas kishte interes edhe nga disa klube angleze, Liverpul apo Çelsi. Ishte Barcelona, bëhej fjalë për klube të elitës”, shprehet Alfie, i cili nuk e përmendi Mançester Junajtid, edhe pse shpeshherë “Djajtë e Kuq” pretenduan shërbimet e 22-vjeçarit. Ndërkohë, të dielën, Premier League ofron një nga sfidat më spektakolare të Europës teksa Mançester Siti pret në Etihad Stadium, rivalët e qytetit, Mançester Junajtid. “Qytetarët” kërkojnë konfirmimin ndërsa nga ana tjetër “Djajtë e Kuq” duken se janë zgjuar nga gjumi letargjik i sezoneve të fundit dhe nën drejtimin e Erik ten Hag, pretendojnë të rikthehen faktorë në kampionat. Kur na ndajnë edhe pak orë nga super përballja, trajneri Pep Guardiola kërkon të motivojë në maksimum lojtarët e tij ndërsa përfshin edhe publikun. Spanjolli thekson se fansat do të jenë të shumtë dhe më të zhurmshëm se kurrë në stadium dhe se të besuarit e tij duhet të mësohen me presionin e tyre e të mos tregohen përtacë në fushë. “Stadiumi do të jetë i tejmbushur për ndeshjen ndaj Mançester Junajtid. Tifozët e dinë se ne do të bëjmë më të mirën në fushë. Për lojtarët është e rëndësishme të ndjejnë edhe presionin e tifozëve. E dua këtë dhe i dua lojtarët e mi shumë aktivë në fushë, nuk është thjesht një ndeshje futbolli. Na duhet të kërkojmë maksimumin nga vetja. Nuk dua “përtacë” në fushë, duhet të shprehim emocionet dhe ndjesitë. Duhet të marrim vendimet e duhura, por edhe të qëndrojmë të qetë sepse fillimisht duhet të mendojmë dhe më pas të veprojmë”, shprehet Guardiola.