BREAKING NEWS

Humb kontrollin dhe shpërthen në akuza në studio tek Arjan Çani, Ilir Meta del "zbuluar", i përplasen skandalet e rënda: I ke ditët e numëruara...

Humb kontrollin dhe shpërthen në akuza në studio tek Arjan
x

Sport

Ernest Gjoka: Përballem me Murinjon, kjo më motivon ta drejtoj Shkëndijën drejt suksesit

Ernest Gjoka: Përballem me Murinjon, kjo më motivon ta drejtoj

Liga e Europës këtë sezon ishte përgjithësisht e mirë për ekipet shqiptare, pasi të katër pjesëmarrëset ia dolën ta kalonin turin e parë dhe shkuan në turin e dytë, por shorti nuk u buzëqeshi Kukësit dhe Teutës që u përballën respektivisht me Volfsburgun e Granadën dhe u eliminuan (të dyja humbën 0-4), kurse Laçi, edhe pse ishte fare pranë fitores me izraelitët e Hapoel Ber Sheva, u përmbys në sekondat e fundit, duke pasur një eliminim të dhimbshëm. Gjithsesi, garën e vijojnë më tej edhe tri skuadra shqiptare, nga Superliga jonë Tirana, e cila falë shortit do të luajë direkt në “play-off” javën e ardhshme, kurse në turin e tretë luajnë dy ekipe shqiptare jashtë kufirit, si Drita e Kosovës që përballet me Legian e Varshavës, një duel i vështirë për kosovarët, si dhe Shkëndija e Tetovës, e cila ka shortin më të vështirë, pasi përballet me Totenhemin e Hoze Murinjos. Gjithsesi, ky short i ka dhënë ndjenjë të veçantë trajnerit shqiptar të Shkëndijës, Ernest Gjokës, i cili, shënon sot kulmin e karrierës së tij në ballafaqimet ndërkombëtare, pasi do të drejtojë Shkëndijën tetovare përballë Totenhemit të Murinjos. Padyshim që ky është një moment krenarie për Gjokën dhe për të gjithë teknikët shqiptarë të futbollit.

Gjoka përballë Murinjos, një krenari për trajnerët shqiptarë

Sot do të jetë një ndeshje historike për shqiptarët e Tetovës dhe për vetë trajnerin Ernest Gjoka. Kështu, mbrëmjen e sotme, në orën 20:00, në Tetovë, zbarkon as më pak dhe as më shumë se Totenhemi i Hoze Murinjos. Ndeshja e vlefshme për turin e tretë të Europa League është një betejë shumë e veçantë për Shkëndijën e cila konsiderohet si një nga skuadrat më të mira të globit. Te Shkëndija nuk e kanë marrë aspak me stres këtë ndeshje dhe po përgatiten qetësisht. Të paktën këtë përshtypje jep trajneri i tetovarëve, Ernest Gjoka. Ky i fundit në një prononcim për “RTSH” e merr me sportivitet këtë ndeshje dhe ndihet shumë më i motivuar për shkak se përballë do të ketë një nga trajnerët më të mirë të Botës. Gjoka shprehet se edhe pse skuadra e tij ka më shumë mundësi ta humbë këtë ndeshje, ai e konsideron triumf për shkak se kuqezinjtë fitojnë një eksperiencë të rrallë. “Është një ndeshje specifike dhe duam ta interpretojmë më së miri, duke qenë dinjitozë në fushë duke dhënë maksimumin. Ne do të dalim të fituar edhe nëse rezultati nuk do jetë në favorin tonë. Do të kemi mundësinë të mësojmë sesi të sillemi ndaj skuadrave elitare siç është në këtë rast Totenhemi. Është një përplasje me një skuadër gjigante, por akoma më interesante është një përplasje mes meje dhe Murinjos. Kjo ma shton mua dhe skuadrës akoma më shumë motivimin për të bërë më të mirën në këtë ndeshje”, u shpreh Gjoka.

Situata në skuadër

Totenhemi i Hoze Murijnjos është favorit absolut për ta fituar ndeshjen, nisur nga kualitetet më të mëdha që kanë në ekip dhe profesionalizmin e tyre në nivel të lartë ku operon futbolli anglez dhe Premier League në veçanti. Duhet thënë se Shkëndija ka krijuar një farë eksperience të dobishme në garat ndërkombëtare, pasi prej vitesh ajo luan në nivele të mira në Europa League, duke shkuar shpesh në këtë tur, madje dhe në “play-off”. Madje Shkëndija në këti nivele është ballafaquar edhe me Milanin, duke mos pasur fat të shkonte më tej, por mbetet padyshim një nga skuadrat shqiptare më efikase në Europë. Ndërkohë, sa i përket formës së grupit dhe shortit, tetovarët mund ta konsiderojnë si një shans në short, mundësinë për t’u përball me një ekip prestigjioz si anglezët që para një viti ishin finalistët e Ligës së Kampionëve. Mirëpo, nga ana tjetër mundësitë për të vazhduar ëndrrën europiane janë zvogëluar në maksimum për të besuarit e trajnerit Ernest Gjoka. Por, në videon e fundit të publikuar në faqen zyrtare të klubit, shihet se në ambientin e skuadrës nuk ka humbur besimi dhe kërkojnë e besojnë se mund të bëjnë mrekullinë. Ndërkohë, protagonistët kërkojnë ta shijojnë ndeshjen, ndërsa edhe për trajnerin Gjoka do të jetë një sfidë speciale me një koleg “Special” siç është Hoze Murinjo.