BREAKING NEWS

Detaje të reja/ 90 mijë euro për 'kokën' e Dumanit dhe të vëllait, si dështoi plani për vrasjen e tyre, dëshmon autori: Ja kush ma dha porosinë

Detaje të reja/ 90 mijë euro për 'kokën' e Dumanit
x
BREAKING NEWS

Covid-19 në Shqipëri/ Ministria e Shëndetësisë publikon shifrat, ja sa raste të reja ka pasur në 24 orët e fundit

Covid-19 në Shqipëri/ Ministria e Shëndetësisë publikon
x
BREAKING NEWS

I grabitën 50 mijë euro në banesë, reagon deputeti shqiptar dhe iu kundërpërgjigjet të gjithëve atyre që 'e masakruan': Jam mjek, e ushtroj me nder profesionin…

I grabitën 50 mijë euro në banesë, reagon deputeti shqiptar
x
BREAKING NEWS

Matura Shtetërore/ Dalin notat e provimit të Matematikës, mësoni rezultatin tuaj

Matura Shtetërore/ Dalin notat e provimit të Matematikës,
x
BREAKING NEWS

“Kosto e paprecedentë për Putin”/ Presidenti Joe Biden zbulon zyrtarisht vendimin e parë të G7-ës: Do ndalojmë...

“Kosto e paprecedentë për Putin”/ Presidenti Joe Biden
x
BREAKING NEWS

“Një krimb që ha çdo ditë dhe pa u kuptuar trarët e saj”/ Eksperti Ervin Karamuço nxjerr prapaskenat dhe ngre alarmin: Ja çfarë i rrezikon shqiptarët!

“Një krimb që ha çdo ditë dhe pa u kuptuar
x
BREAKING NEWS

Vladimir Putin merr goditjen e rëndë, zbardhet vendimi më i fundit i Perëndimit dhe Japonisë

Vladimir Putin merr goditjen e rëndë, zbardhet vendimi më i
x
BREAKING NEWS

Deputeti shqiptar bie pre e ‘maskave’, i hyjnë në banesë dhe i vjedhin 50 mijë euro, zbardhet denoncimi i tij në polici: I kisha mbledhur me familjarët për shlyerjen e një borxhi!

Deputeti shqiptar bie pre e ‘maskave’, i hyjnë në
x

Sport

Ernest Gjoka: Pse jo një trajner shqiptar për Kombëtaren, kuqezinjve u mungoi sakrifica në ndeshjet e fundit

Ernest Gjoka: Pse jo një trajner shqiptar për Kombëtaren,

Pritshmëritë e tifozëve për dy duelet zyrtare në muajin qershor në Ligën e Kombeve ishin të mëdha, por po aq i tillë ishte zhgënjimi nga rezultatet, ndërkohë që ojektivat në grup janë vështirësuar. Nga ana tjetër, për herë të parë pothujse shumica e specialistëve mendojnë se Reja është trajner i vjetër për një Kombëtare të re si e jona dhe në pankinë duhet një ndryshim. Nuk janë të paktë ata që mendojnë se një trajner shqiptar mund të jetë më efikas në krye të skuadrës. I intervistuar nga gazeta “SOT”, tekniku me përvojë dhe nga më të spikaturit e futbollit shqiptar, Ernest Gjoka, mendon se përfaqësuesja jonë ka lojtarë cilësorë që luajnë në kampionatet elitare europiane dhe duhet të kishte më shumë efikasitet, ndërsa ndalet në mangësitë e shfaqura në takimet e fundit, ku ekipi bëri një pjesë loje të mirë e një pjesë të dytë katastrofë. Edhe stafi ka mangësi në këto takime, por Gjoka më shumë i mëshon faktit se lojtarët nuk sakrifikuan sa duhet në fushën e lojës. Në analizën e tij për shortin e skuadrave tona në Europë, Gjoka sheh Vllazninë me short të vështirë, ndërsa Laçin me short më të lehtë (në letër). Ndryshe nga shumë specialistw që mendojnë se kampionati shqiptar nuk prodhon lojtarë cilësorë, për teknikun Gjoka kampionati shqiptar ka një dekadë që shërben si trampolinë për klubet kroate, hungareze, turke etj, pra ka rritje.

 

- Kombëtarja zhvilloi në këtë qershor tri ndeshje, dy prej të cilave zyrtare në Ligën e Kombeve, por që lanë një shije të hidhur. Pritshmëritë ishin të mëdha nisur edhe nga kontigjenti i lojtarëve që kemi, por rezultati nuk shkoi aspak në përputhje me këto pritshmëri. Kritikës, përveç lojtarëve, nuk i shpëtoi as trajneri Reja. ?farë i mungoi skuadrës këto kohë? Pse ajo nuk ia doli të imponohet me lojë e rezultat në duelet e para në Ligën e Kombeve?

Në pikëpamjen time Kombëtarja shfaqi dy pamje të lojës së saj (nuk dua të them dy fytyra) që ishin në skaje ekstreme me njëra-tjetrën. Këtë e them sidomos për dy ndeshjet zyrtare, ndaj Islandës dhe Izraelit. Kështu, pati një pjesë të parë shumë të mirë, e një pjesë të dytë aspak të mirë me një shthurje totale. Kjo paraqitje nuk mund të jetë e denjë për një skuadër elitare sikurse pretendon të jetë e të bëhet ekipi ynë. ?farë i mungoi skuadrës në këto ndeshje? Unë mendoj se mungoi sakrifica e lojtarëve, por me jo më pak përgjegjësi është edhe stafi. Mund të ketë plot elementë të tjerë që nuk funksionuan, por mungesa e sakrificës nga ana e lojtarëve duhet evidentuar.

- Trajneri Reja bëri një deklaratë që ngjante si autogol në lidhje me skemën që ai praktikoi në këto ndeshje. Ai tha se skemën e kishin kërkuar lojtarët veteranë të ekipit. Ju jeni trajner vetë dhe dihet që skemat janë ekskluzivitet i trajnerit. Si mund ta interpretojmë këtë deklaratë të Rejës?

Unë mendoj se ka qenë ndonjë lapsus i teknikut pas ndeshjes, pasi skemat janë në dorën e trajnerit dhe për trajnerët skemat janë të shenjta. Ekipi luante për herë të parë me këtë skemë dhe unë pashë se disa lojtarë ishin jashtë funksionit.

- Pritej shumë nga të rinjtë e Kombëtares në këto ndeshje. Ndoshta nuk patën kohën e mjaftueshme në dispozicion, por pak gjurmë lanë në fushën e lojës. Cili është mendimi juaj, a jeni i zhgënjyer nga performance e tyre?

Jo, aspak, nuk jam i zhgënjyer. Por unë mendoj se ka ardhur koha të shohim cili është ekipi A dhe cili është ekipi B. Lëvizjet e shumta, pra të shpeshta, s’i kanë dhënë mundësi kompaktuese grupit. Desha të them se ka pasur shumë ndryshime në formacion e ndoshta ka ardhur koha që të ketë një evidentim të formacionit kryesor, pra një stabilitet të tij, kompaktësimit të grupit.

- Pikërisht kjo ka qenë një nga kritikat që i është adresuar Edi Rejës, se ka bërë shumë eksperimente me formacionin. Ai ka testuar mbi 60 lojtarë dhe nuk ka ende një formacion bazik…

Kjo punë s’është shije personale, pasi flasim për ekip kombëtar, për përfaqësuesen e një vendi. Ky ekip, si asnjëherë tjetër më parë, ka lojtarë cilësorë që luajnë në kampionatet më cilësore në botë si në Serinë A italiane, në La Liga spanjolle, në Premier League angleze etj. Pra Komëtarja ka futbollistë që luajnë në top-kampionatet europiane dhe ne duhet t’i marrim maksimumin këtij grupi. Në ekip Kombëtar nuk mund të thuash “erdha dhe luajta”. Në Kombëtare luhet me shpirt ose nuk luhet fare. Nëse një francez, anglez apo italian jep maksimumin në përfaqësuesen e tij, një shqiptar duhet të japë edhe më shumë se 100% të tij. Prandaj i kthehem asaj që thashë më lart që në ndeshjet e fundit mungoi sakrifica e futbollistëve. Këtë sakrificë e kërkon ekipi ynë përfaqësues.

- Pas rezultateve të para ndodhemi në fund të grupit. A ka shanse që të realizohet objektivi i Kombëtares në këtë edicion të Ligës së Kombeve? Kur themi objektiv ne flasim për vendin e parë në grup, apo jo?

Asgjë nuk është e pamundur dhe nuk është kaq e vështirë. Barazimi që ndodhi mes dy rivalëve tanë, Islandës dhe Izraelit, na ka dhënë mundësinë që të shpresojmë për vendin e parë, sepse kemi dhe dy takime për të luajtur, pra vendi i parë është në dorën tonë. Por që të ndodhë kjo duhet t’i mundim kundërshtarët, veçmas Izraelin. Pra mundësitë për ta realizuar objektivin janë por duhen shfrytëzuar.

- T’i kthehemi çështjes së trajnerit Reja. Nuk janë të paktë specialistët por edhe ish-lojtarë të ekipit kombëtar, që thonë se ai është shumë i vjetër për një ekip të ri dhe se ka ardhur koha për një trajner shqiptar. Cili është mendimi juaj?

Pse jo njw trajner shqiptar. Koha ka treguar që trajnerët shqiptarë po rriten dita-ditës, po korrin sukses brenda e jashtë vendit. Në tërësi niveli i trajnerëve shqiptarë është rritur. Qenia e një shqiptari në krye të pankinës së Kombëtares mund të nxisë kompaktësinë e grupit, mund të shtojë adrenalinën e nevojshme të kësaj skuadre. Së dyti, nëse trajnerët e huaj që vijnë nuk bëjnë diferencën e nuk kanë ndryshim niveli me tanët (gjë për të cilën kanë ardhur), atëherë pse të mos jetë njw shqiptar trajneri i Kombëtares? Mos harrojmë që Kombëtarja është e ndjeshme në popull. Një trajner shqiptar mund ta perceptojë më mirë këtë ndjesi dhe kjo mund të nxisë shtysë për performancë më të mirë.

- Desha një mendim tuajin për shortin e skuadrave tona në Europë. Tirana luan me Dudelanzh në Champions, të tjerat luajnë në Conference League. Laçit i ka rënë me një skuadër malazeze, kurse Partizanit me një gjeorgjiane. Në letër nuk janë rivalë me emër të frikshëm, por fusha jep të papritura. A do t’ia dalin ekipet tona në këtë raund?

Vetëm Vllaznia më duket se ka short realisht të vështirë. Por sado që emrat nuk duken të frikshwm edhe për të tjerat vështirësia qëndron dhe kjo kërkon angazhim. Tirana ndeshet me një skuadër që nuk është e lehtë sepse vitet e fundit ka pasur progres në Europë. Pra, Tiranës i del për detyrë ta vlerësojë kundërshtarin e të përgatitet mirë. Në letër, pra sa u takon emrave, Laçi duket se e ka më të lehtë me ekipin malazez, por për të gjitha kërkohet impenjim, pwrfshi Partizanin, pra duhet t’i vlerësojnë maksimalisht kundërshtarët.

- Merkato në futbollin shqiptar në këtë fazë verore transferimesh ka nisur, por të jemi të sinqertë emrat që qarkullojnë në kampionatin shqiptar nuk është se bëjnë diferencë. Mund të ketë në ndonjë klub edhe lëvizje të shumta në numër, por emrat nuk lënë mbresa. Madje kampionati ynë ka pak elementë cilësorë. Pse ndodh kjo?

Nuk ndajmë të njëjtin mendim për disa elementë. Duhet të kuptojmë që kampionati shqiptar ka shërbyer për shumë lojtarë si trampolinë drejt një kampionati tjetër më cilësor. I parë në këtë formë kjo ka anën e vet pozitive që lidhet me financat, por ka edhe anën negative sepse kampionatit i humbet cilësia, pra i bie niveli. Unë gjykoj se kampionati shqiptar prodhon lojtarë cilësorë, kam fakte plot për këtë, dhe do të vazhdojë të prodhojë lojtarë cilësorë. Nuk duhet të harrojmë që kampionati ynë ka pasur gjithmonë lojtarë të mirë e do të vazhdojë të ketë. Dekadën e fundit lojtarët tanë kanë çarë me sukses në kampionate të ndryshme, kryesisht në Kroaci, Hungari, e Turqi, por edhe më gjerë. Unë këtë e shoh si arritje dhe ngritje niveli të futbollit shqiptar. Padyshim që ka vend për përmirësime sepse kapacitetet janë për më shumë.

- Së fundmi, le të flasim për Ernest Gjokën. A keni planifikuar ndonjë kthim në pankinën e ndonjë klubi, kemi ndonjë të re rreth jush?

Ende nuk e kam të qartë se çfarë do të bëj, po shqyrtoj mundësitë, po e mendoj. Por natyrisht do të dëshiroja të merrja drejtimin e një skuadre cilësore të Superligës. Po pres për këtë mundësi, ndoshta mund të drejtoj një ekip në elitë sezonin e ri.

Intervistoi: Adriatik BALLA