BREAKING NEWS

Njoftim i rëndësishëm nga Policia/ Si dhe në cilat shtete mund të lëvizin shqiptarët (DETAJET)

Njoftim i rëndësishëm nga Policia/ Si dhe në cilat shtete
x

Sport

Eros Grezda godet me grusht në kokë futbollistin kroat, ja arsyeja (VIDEO)

 

Eros Grezda godet me grusht në kokë futbollistin kroat, ja arsyeja

Mediat kroate kanë publikuar videon e sherrit mes Eros Grzedës dhe Antonio Colak pas ndeshjes Rijeka-Osijek, të vlefshme për kupën e Kroacisë ku skuadra e shqiptarit u eliminua në gjysmëfinale.

Siç duket edhe në video, në parkimin e stadiumit, Grezda i është afruar sulmuesit kroat dhe e ka goditur me grusht në kokë.

Më herët sulmuesi i kombëtares shqiptare me anë të një reagimi në faqen e klubit të Osijek sqaroi se përse e kishte bërë këtë veprim. Sipas Grezdës Colak e kishte ofenduar gjatë ndeshjes personalisht dhe e kishte fyer për kombësinë, diçka sipas të cilit ishte e patolerueshme.

Në rast se gjykohet fajtor Grezda rrezikon të dënohet deri në 6 muaj pezullim nga federata kroate.