Kërko Për

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS Lajme nga Shqiperia, Kosova, Rajoni dhe Bota, Politike, Kronike, Aktualitet, Dossier, Kulture, Sport

Eros Grezda rrit pretendimet e Kombëtares: Duam 6 pikë në dy takime

Postuar: 25/05/2019 - 07:22

Një nga futbollistët që ka ardhur me bujë në radhët e Kombëtares është padyshim Eros Grezda. Ishte një nga lojtarët e preferuar të trajnerit Kristian Panuçi, i cili kishte besim tek kualiteti teknik, shpejtësia dhe përshtatshmëria taktike e djaloshit kosovar të përfaqësueses tonë. Me largimin e Panuçit shumë gjëra do të ndryshojnë dhe trajneri Edi reja duket më i fokusuar tek mbrojtja, i bindur se kjo skuadër mund të marrë falë skemës mbrojtëse rezultate më të mira. Në një farë mase është një kthim në modelin e lojës së ish-teknikut tjetër italian, Xhani de Biazi. Në të vërtetë, duke parë rinovimin e vazhdueshëm të skuadrës kuqezi, Grezda mund të cilësohet si veteran tashmë, pasi e ka fituar statusin e lojtarit që merr ftesë në Kombëtare prej dy vjetësh. Kosovari i sulmit të krahut të djathtë të kombëtares kuqezi është vënë në dispozicion të trajnerit Edi Reja, në këto ditë të para të grumbullimit para ndeshjeve eliminatore ndaj Islandës dhe Moldavisë. Sulmuesi gjakovar, i cili luan me Rejnxhërs, në një intervistë për “Supersport”, nga qendra e grumbullimit të kuqezinjve në hotel “Tropikal” në Durrës, ku ka folur me superlativa për trajnerin e ri të kuqezinjve, Edi Rejën. “Janë shumë pak ditë për ta njohur njëri-tjetrin, por me ato që kemi parë në fillim, është gjithçka shumë pozitive. Ka një entuziazëm në grup, ndonëse nuk jemi të gjithë gati. Kemi kaluar shumë mirë. Panuçi apo Reja? Është ende herët, por ndryshimi shihet, pasi janë dy persona totalisht të ndryshëm. Edhe eksperienca bën të vetën, pasi Panuçi ishte në fillimet e tij, ndërsa Reja ka shumë vite përvojë dhe di të ndërtojë raporte mjaft të mira me lojtarët”, theksoi Grezda, i bindur se Shqipëria mund të marrë maksimumin në këto dy përballje të radhës në grup në kuadër të kualifikueseve të Kampionatit Europian të vitit 2020. Madje Grezda beson se Shqipëria mund të marrë gjashtë pikë në këto dy përballje, duke besuar se kuqezinjtë e kanë aftësinë për të marrë 3 pikë në transfertë ndaj Islandës, si dhe 3 pikë të tjera ndaj Moldavisë, ky duel i fundit luhet në stadiumin “Elbasan Arena”. “Me Islandën është një ndeshje shumë e rëndësishme, pasi është një rival direkt për kualifikimi, ndaj do të jetë shumë e rëndësishme që të mos humbasim, ndërsa ndaj Moldavisë duhet të marrim maksimumin. Ne do të luajmë për 6 pikë, pasi për të shkuar në Europian, duhet të fitojmë ndeshjet, Megjithatë mendoj se edhe 4 pikë, do të ishin shumë mirë për këto dy takime”, shtoi Grezda. Më tej sulmuesi i krahut i kombëtares kuqezi foli për përvojën e tij në kampionatin skocez, me Rejnxhërs, duke thënë se dëmtimet nuk e kishin lënë të kapte nivelin e tij më të mirë. “Nuk kam pasur fat me dëmtimet, që më kanë shoqëruar vazhdimisht. Pikërisht dëmtimet më lanë mbrapa dhe nuk po arrija të futesha në ritmin e skuadrës. Kam edhe 3 vite e gjysmë kontratë me Rejnxhwrs, por gjithçka mund të ndodhë”, vijoi qëndrimin e tij Grezda. Në fund ai foli për mundësinë e kalimit në një skuadër tjetër gjatë merkatos së verës, por kujtoi se për momentin është i fokusuar tek ndeshjet e ekipit kuqezi, por duke pranuar se të ardhmes nuk i dihet, duke lënë të hapur mundësinë e lëvizjes nga Rejnxhërs në merkaton e verës. “Për momentin jam i grumbulluar me Kombëtaren dhe përqendrimin maksimal e kam këtu. Objektivi kryesor i imi është që të luaj, por nuk di të them çfarë do të ndodhë. Ja të mbyllim ndeshjet me Kombëtaren dhe më pas të shohim se çfarë do të na sjellë e ardhmja”, përfundoi sulmuesi i krahut, Eros Grezda. Lojtari ka shumë mundësi të fitojë respektin e trajnerit Reja, për shkak të shpejtësisë që e karakterizon dhe kualitetit të mirë teknik. Me një përshtatje në skemë ai mund të bëjë diferencën dhe lojtarë të tillë preferohen shumë nga trajnerët e futbollit modern./Adriatik BALLA

/Agjensia e Lajmeve Sot News/

Na Beni Like Ne Facebook: 

Lajme nga e njejta kategori

Postuar: 20/06/2019 - 07:32

Paris San Zhermen është një prej klubeve më të pasura në Europë.

Postuar: 20/06/2019 - 07:31

Këshilli i Arbitrazhit Sportiv të Lozanës (CAS), nuk do të marrë një vendim përfundimtar për Skën

Postuar: 20/06/2019 - 07:29

Kukësi do të luajë në turin e parë paraeliminator të Ligës së Europës me skuadrën hungareze të De

Postuar: 19/06/2019 - 07:29

Në Europë të korruptuarve u vihen prangat në duar.

Postuar: 19/06/2019 - 07:28

Tirana po shndërrohet në skuadra më e suksesshme në tregun e kësaj vere.

Postuar: 19/06/2019 - 07:26

Partizani dhe Kukësi do të kenë një short shumë të vështirë në Europë dhe do ta kenë tepër të vës

Postuar: 18/06/2019 - 16:44

Shorti i Europa Leagues u hodh në Nyon të Zvicrës sot prej orës 15:30.