BREAKING NEWS

Shqipëria zien nga përgjimet e “SKY”, zbardhet pasuria e kupolës së Policisë së Shtetit për vitin 2022, nga Muhamet Rrumbullaku, Neritan Nallbati, Rebani Jaupi, te Altin Qato dhe Edmond Rizai, ja kush është drejtuesi më i pasur dhe më i varfër...

Shqipëria zien nga përgjimet e “SKY”, zbardhet pasuria e
x
BREAKING NEWS

Ja si e tradhtoi sekretarja Aldo Bumçin, implikoi direkt ish-ministrin si ushtar të Shkëlzen Berishës në demontimin e armëve në Gërdec, SPAK e merr për herë të parë sot në pyetje

Ja si e tradhtoi sekretarja Aldo Bumçin, implikoi direkt ish-ministrin si
x
BREAKING NEWS

Sali Berisha krijoi “Foltoren” për hallin e tij personal dhe i shiti demokratët tek “kasapi” Ilir Meta, Evi Kokalari zbardh prapaskenat e bujshme dhe i kërkon deputetit të njohur të bëjë kujdes nga sulmet e Rithemelimit

Sali Berisha krijoi “Foltoren” për hallin e tij personal dhe i
x
BREAKING NEWS

Nuk ka fund batërdia ndaj qytetarëve, në Shqipëri çmimi i naftës ngelet në stratosferë edhe pse në bursat ndërkombëtare është ulur me 7 dollarë vlera e fuçisë së “arit të zi”, ekspertët ngrenë alarmin

Nuk ka fund batërdia ndaj qytetarëve, në Shqipëri
x
BREAKING NEWS

Frrok Çupi: Ja pse SPAK nuk po e arreston Sali Berishën, si do shkojë drejt prangave ish-kryeministri dhe çfarë prapaskenash fshihen pas daljes së Argitës në skenë

Frrok Çupi: Ja pse SPAK nuk po e arreston Sali Berishën, si do
x
BREAKING NEWS

Fatos Klosi zbardh “dosjen e zezë” të Sali Berishës: Ja si i ka shpëtuar deri tani arrestimit, krimet e tij në ’97-’98, të fshehtat e vrasjes së Azem Hajdarit, planifikimi i ekzekutimit të 4 protestuesve në 21 janar dhe pse nuk do ia lërë ‘fronin’ Argi...

Fatos Klosi zbardh “dosjen e zezë” të Sali Berishës:
x
BREAKING NEWS

Analisti i njohur Kastriot Aliaj demaskon Sali Berishën, nga takimet me vrasësin serb Arkan, te intrigat, pazaret, sharjet, mashtrimet, krimet dhe korrupsioni i tij familjar, si i vodhi nga arka e shtetit 1.6 milion dollarë në bashkëpunim me biznesmeni...

Analisti i njohur Kastriot Aliaj demaskon Sali Berishën, nga takimet me
x
BREAKING NEWS

Zbërthehen të tjera përgjime “bombë” nga  “Sky” dhe “EncroChat”, kush janë shefat e krimeve që janë përfshirë në një vrasje të bujshme në kryeqytet, SPAK gati fletë-arrestet, paralajmërohet “shkundja” e kupolës së policisë...

Zbërthehen të tjera përgjime “bombë” nga 
x

Sport

Erzeni fiton dhe mbetet në Superiore, Korabi për herë të dytë rresht nuk e realizon mrekullinë

Erzeni fiton dhe mbetet në Superiore, Korabi për herë të

Erzeni është sërish në elitë, kurse Korabi, i cili me aq mund dhe optimizëm kishte arritur deri këtu, nuk ia doli as këtë herë të ngjitej në Kategorinë Superiore, pasi në ndeshjen vendimtare të luajtur dje me Erzenin e Shijakut humbi pas 120 minutash lojë dhe do të duhet sërish të luajë sezonin tjetër në Kategorinë e Parë. Një rrugëtim spektakolar për ekipin dibran, por që mrekullia e shumëpritur nuk ndodhi dhe do të duhet të bëjë më të mirën sezonin tjetër për t’u kthyer në Superiore. Sa për Erzenin, dje e ndihmoi shumë tifozeria, por edhe përvoja, si dhe një gol i shënuar në kohën shtesë, aq sa për të bërë diferencën pas një barazimi që kishte mbërthyer shumicën e ndeshjes së rregullt 90-minutëshe. Padyshim që për Erzenin ishte një “happy end”, kurse për dibranët një keqardhje e madhe që në minutat e fundit nuk ia dolën ta realizonin ëndrrën e tyre dhe ndodhi një zhgënjim për të dytën herë rresht.

Ndeshja në “Niko Dovana”

Festë në Shijak për qëndrimin e Erzenit në Kategorinë Superiore. Skuadra shijakase arriti të mposhtte 2-1 Korabin pas 120 minutave lojë në finalen e “play out”-it të zhvilluar në “Niko Dovana”. Një objektiv i arritur në “frymën e fundit” nga një skuadër që gjatë dy fazave të para u konsiderua “Hirushja” e Superiores, por që zhgënjeu në pjesën e dytë të sezonit duke rrezikuar madje edhe rënien direkt në javën e fundit. Sa i përket kronikës së ndeshjes, Erzeni shënoi i pari me Sadikin që në minutë ne katër, por në të 20-n Korabi u kundërpërgjigj me Tabakun. Për minuta të tëra, pavarësisht epërsisë së shijakasve, ky rezultat mbeti i pandryshuar, aq sa për të përcaktuar fituesin u nevojit shtesa (dy kohë nga 15 minuta). Në minutën e 97-të, Adnard Mehmeti realizoi golin e fitores për Erzenin. Futbollistët e Korabit bënë gjithçka kishin mundësi për ta çuar ndeshjen te penalltitë, por e patën të pamundur për të shënuar një tjetër gol. Gjithsesi, Korabi duhet përgëzuar për rrugëtimin që pati në këtë sezon, teksa në “play off”-in e Kategorisë së Parë eliminoi Tomorin dhe Flamurtarin.

Trajneri/ Kumbarçe: Korabi bëri maksimumin, por e meritoi Erzeni

Tekniku i Korabit, Shpend Kumbarçe, tha pas ndeshjes se ishte i kënaqur me atë që dhuroi skuadra e tij, por gjithashtu edhe se Erzeni e meritonte më shumë praninë në elitë. “Sinqerisht, falënderoj çunat për këtë kampionat të mrekullueshëm, shumë i vështirë. Kemi bërë më të mirën e mundshme tonën. Sporti është edhe fat. Normalisht do i thosha urime ekipit të Erzenit, për mendimin tim, e meritoi fitoren. Duke njohur më së miri në detaje presidentin Mziu, jam i sigurt që do të bëjë përsëri një ekip shumë pretendues, gjithmonë me pretendime për t’u ngjitur. Duke njohur grintën e pasionin për Korabin, jam i sigurt që do të jetë shumë i fortë për vitin tjetër. Për fatin tim të keq, ndodhi në dy “play-off” radhazi që nuk kemi mundur të kalojmë. Por ky ishte fati, dhamë atë që kishim mundësi të jepnim, morëm atë që merituam”, tha Kumbarçe. Ndërkohë, trajneri i Erzenit, Deliallisi, pas takimit u shpreh: Vlerësimi ishte maksimal dhe nuk erdhi rastësisht deri këtu. Jam shumë i kënaqur edhe pse fituam me vështirësi. Janë heronj dhe kanë bërë histori për Shijakun. U jepja besim sepse janë futur në hall edhe familjet tona por në fund ia vlejti”, theksoi ai.