
Dosja e nxehtë në SHBA, deputeti i PS bën deklaratën e fortë: Duan të heqin Edi Ramën

"Lidhje e fshehtë dhe aspak zyrtare", deputeti i PD-së reagon mbi çështjen "McGonigal": Rama nuk mund të jetë kryeministër i shqiptarëve

“Askush nuk e thotë...”, Kreshnik Spahiu zbardh prapaskenat e skandalit “Mcgonigal” dhe hedh dyshime të forta: Si e ndihmoi ish e dashura e shefit të FBI Edi Ramën

Skandali “McGonigal”/ Gjiknuri e pranon: Edhe unë e kam takuar ish-agjentin e FBI-së, nuk jap detaje për çfarë biseduam, por..

Kush është i përkëdheluri i Perëndimit? Kreshnik Spahiu zbulon politikanin e lartë: Ka marrë një goditje të fortë politike dhe mediatike

"Ne jemi si 'Republikat e bananeve'...", Abilekaj reagon ashpër: Edi Rama nuk mund të shpëtojë, shkatërroi imazhin e Shqipërisë

Situata në PD/ Gazmend Bardhi liston cilat janë 3 arsyet që e ndajnë atë nga Berisha

Ngjarje e rëndë/ Nga kati i pestë te zeroja, shkëputet ashensori me njerëz brenda në Tiranë

Erzeni “mbyt” Kukësin, Egnatia i merr pikë Teutës në Durrës

Shkruar nga Adriatik BALLA 23 Janar 2023

Java e 17-të u mbyll dje dhe prodhoi rezultate surprizuese në tërësinë e saj. Tashmë kampionati është pothuaj në mesin e tij dhe është ndarë grupi i skuadrave pretendente dhe atyre që do të luftojnë për mbijetesë. Këtë vit dy ekipe që më parë konsideroheshin pretendente, Kukësi e Teuta, bashkë me Bylisin, janë në fundin e tabelës dhe rrezikojnë rënien. Kështu, Kukësi vijon të vuajë në fund të renditjes së Kategorisë Superiore, ndërsa e ka mbyllur me disfatë takimin e raundit të 17-të. “Verilindorët” u mundën 0-2 nga Erzeni në “Kukës Arena”, duke mos mundur të bëjnë atë kthesën e shumëpritur, ndërkohë që shijakasit vijojnë të surprizojnë. Pjesa e parë e takimit vijoi me barazim pa gola deri në minutën e 45+2’, kur Alan Calbergue u dhuroi avantazhin miqve. Ndërsa në fraksionin e dytë Erzeni do të gjente sërish rrugën drejt rrjetës, këtë herë me Patrik Nonato që shënoi në minutën e 62-të. Pas këtij raundi Erzeni ngjitet në vend të katërt me 26 pikë, 2 pikë larg Vllaznisë së vendit të tretë, që përkon me vendin e fundit në renditje që shkon në kupat e Europës. Ndërsa Kukësi nga ana tjetër vuan në fund të renditjes, teksa deri në këtë javë ka grumbulluar gjithsej 16 pikë.
Hallaçi: Kukësi për mbijetesë, kush mendon ndryshe gabon
Rrahman Hallaçi mendon se te Kukësi duhet të kenë në mendje vetëm një gjë: mbijetesën. Trajneri i kuksianëve theksoi pas humbjes me Erzenin në shtëpi se skuadra po gabonte ndaj ishte në këtë situatë që tashmë bënte të qartë se verilindorët ishin kandidatë për të rënë nga kategoria. “Sigurisht në vështirësi kemi qenë dhe vazhdojmë të jemi, nuk dua të justifikoj asgjë. Kundërshtari e meritoi, e mori fitoren me meritë. Duhet të pranojmë situatën që jemi, duhet të gjejmë forca që të shpëtojmë skuadrën e Kukësit. Duhet të shohim gjërat me kujdes se situata sa vjen e vështirësohet. Por asnjëherë të dorëzohemi se duhet të gjejmë forcat për të shpëtuar skuadrën e Kukësit. Në këtë sezon, në mendjen time, duhet të gjejmë forca të shpëtojmë skuadrën e Kukësit. Nëse dikush flet për gjëra të tjera, është gabim. Janë lojtarë me eksperiencë, nuk mendoj se nuk e mbajnë presionin. Ne vuajmë për të shënuar para portës, edhe me Apoloninë kishim vështirësi për të shënuar gol. Jo më kot kishim folur që është e patolerueshme që Apolonia të na vërë në vështirësi. Ne kemi objektiva të tjera, është e vështirë ta pranonim që me Apoloninë. Por nuk mund të them që skuadra nuk luajti, por vendosen ato episode, raste që i shfrytëzoi shumë mirë kundërshtari”, tha Hallaçi.
Teuta s’di të fitojë, Egnatia i merr pikë në Durrës
Teuta-Egnatia mbyllin raundin e 17-të të Kategorisë Superiore, me dy skuadrat që janë ndarë me barazim 1-1. Pjesa e parë e këtij takimi u mbyll pa gola, ndonëse nga të dyja anët u tentua që të gjendej rruga drejt rrjetës. Ishin rrogozhinasit ata që zhbllokuan sfidën, duke realizuar në minutën e 51-të me Duamena, i cili i dha avantazhin miqve. Ndërkohë, në minutën e 70-të vendasit barazuan me Kallakun. Pas këtij takimi, Teuta renditet në vend të tetë me 18 pikë, teksa Egnatia rikthehet në vend të katërt me 26 pikë.
Ndeshjet, java 17
Të shtunën
Tirana-Bylis 4-1
Vllaznia Laçi 4-1
Kastrioti-Partizani 1-1
Të dielën
Kukësi-Erzeni 0-2
Teuta-Egnatia 1-1
Renditja
1.Tirana 31
2.Partizani 30
3.Vllaznia 28
4.Erzeni 26
5.Egnatia 26
6.Laçi 20
7.Kastrioti 19
8.Teuta 18
9.Bylis 17
10.Kukësi 16
Më të lexuarat


E trishtë, humbje e madhe për futbollin/ Nxirret i vdekur nga rrënojat e një ndërtese portieri në Turqi

E trishtë/ Futbollisti i njohur nën rrënojat e tërmetit që goditi Turqinë, ka luajtur mbi 100 ndeshje të rëndësishme (EMRI)

Sahit Prizreni: Bursa i takon Zelimkhan Abakarov, KOKSH nuk ka mbajtur qëndrim për atë që ndodhi me atletikën

Ethemi merr “superxhiro” në Turqi, tjetër gol për Instanbulsporin

Laçi me probleme para Partizanit, Tirana ndien peshën e largimeve në janar

Uzuni tjetër gol për Granadën, Muriqi mposht Real Madridin

Ajaksi i papërmbajtur me trajner Hritingën, mposht edhe Kamburin

Surpriza/ LeBron Xhejms pranë rekordit historik të pikëve në NBA

Derbi vetëm për prestigj, Interi shumë i fortë për Milanin, Lautaro i jep “aspirinë” skuadrës së tij, Milani zbret drejt “humnerës”

Muriqi "shkund" rrjetën, Mallorca i jep goditjen e rëndë Realit në garën për titull
