Kërko Për

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS Lajme nga Shqiperia, Kosova, Rajoni dhe Bota, Politike, Kronike, Aktualitet, Dossier, Kulture, Sport

“Është me rrezik të lartë”, Federata e Futbollit Çeke jep alarmin për ndeshjen me Kosovën

Postuar: 17/10/2019 - 19:47

Ndeshja e Çekisë kundër Kosovës më 14 nëntor në Plzen do të vendosë direkt se cila prej tyre do të kualifikohet në Kampionatin Evropian.

Federata e Futbollit të Çekisë ka pezulluar shitjet në internet të biletave.

Sipas Federatës së Futbollit të Çekisë, kjo është ndeshje me rrezik të lartë dhe u bën thirrje tifozëve të përmbahen nga çdo provokim politik dhe gjeste kundër Kosovës.

Përveç rëndësisë konkurruese të lojës, tensionet rriten edhe nga ngjarje që kanë pak lidhje me sport. Në prag të ndeshjes së parë të këtyre dy ekipeve, në shtator në Prishtinë, policia lokale arrestoi tifozët çekë që kishin një dron me pankartën “Kosova është Serbi”, dhe disa tifozë u rrahën.

Gjithashtu, presidenti çek Milos Zeman kohët e fundit i bëri thirrje Qeverisë që të tërhiqte njohjen e Kosovës. Njoftimi, i cili u bë në faqen zyrtare të Federatës të Futbollit të Çekisë, thotë se shitja e biletave do të fillonte më 23 tetor në Plzen. Biletat mund të blihen vetëm me një kartë identiteti dhe një person mund të blejë deri në katër bileta.

“Ndeshja e nëntorit me Kosovën u vlerësua si me rrezikshmëri të lartë dhe siguria është prioritet yni. Përveç kësaj, ekziston një lidhje me ngjarjet që ndodhën në Bullgari gjatë ndeshjes kundër Anglisë. UEFA e ka bërë të qartë se gjestet raciste apo politike nuk kanë vend në futboll dhe se nuk do ta tolerojë atë, “tha presidenti i Federatës së Futbollit të Çekisë, Martin Malik.

 

/Agjensia e Lajmeve Sot News/

Na Beni Like Ne Facebook: 

Lajme nga e njejta kategori

Postuar: 22/11/2019 - 16:22

Një intervistë për “L’Equipe”, tekniku i Interit Antonio Conte ka folur për shumë gjëra, ku mes tyre ka zbuluar edhe këshillën e tij për lojtarët në lidhje me marrëdhëniet seksuale ç’ka në fakt

Postuar: 22/11/2019 - 13:17

Kosova ka edhe një shans tjetër për të siguruar pjesmarrjen historike në finalet e turneut më të

Postuar: 22/11/2019 - 08:09

Raportimet e “El Chiringuito” shuajnë çdo dyshim që mund të ekzistonte ende në lidhje

Postuar: 22/11/2019 - 07:22

Hoze Murinjo dha dje konferencën e parë për gazetarët si trajner i Totenhemit.

Postuar: 22/11/2019 - 07:21

Derbi kryeqytetas Partizani-Tirana, në kuadër të fazës së dytë, ka shumë mundësi të luhet në stad

Postuar: 22/11/2019 - 07:19

Armand Duka dhe Edi Reja duket se e kanë bërë “pazarin” dhe është gjetur një mirëkupt

Postuar: 21/11/2019 - 19:56

Bota e futbollit italian është tronditur nga një skandal seksual.