BREAKING NEWS

E veshur sportive dhe duke shijuar tingujt e çiftelisë, ambasadorja Yuri Kim shfaqet si kurrë më parë (Pamjet)

E veshur sportive dhe duke shijuar tingujt e çiftelisë, ambasadorja
x

Sport

Etrit Berisha refuzon të kthehet tek Atalanta, besnikëri Spalit edhe nëse bie në Serinë B

Etrit Berisha refuzon të kthehet tek Atalanta, besnikëri Spalit edhe

Përfaqësuesja kuqezi ka në përbërjen e saj dy futbollistë të nivelit të lartë, që të dy portierë e që luajnë me skuadra të Serisë A italiane. Kështu, Thomas Strakosha angazhohet me Lacion, ndërsa Etrit Berisha luan për Spalin. Të dy në kampionatin elitar, por me objektiva të ndryshëm. Strakosha synon titullin kampion, ndërsa Berisha mbijetesën në elitë me Spalin e tij. Madje kosovari ka folur së fundmi për misionin e tij në këtë edicion, i cili konsiston në qëndrimin në Serie A, madje Berisha ka lënë të kuptohet se do t’i qëndrojë besnik Spalit dhe nuk do të largohet nëse ekipi bie një kategori më poshtë. Kjo mbetet për t’u parë, por nënkuptimi i fjalës së tij ishte se ndihej mirë me këtë skuadër dhe mund ta vazhdonte qëndrimin e tij në gjirin e kësaj skuadre edhe sezonin e ardhshëm, qoftë edhe sikur Spal të bjerë në Serie B. Në fakt, gardiani kuqezi së shpejti do t’i kthehet fushës së blertë pasi në Italia këtë fundjavë rikthehet kampionati. Ekipi i gardianit shqiptar rrezikon të jetë pjesë e Serisë B në sezonin e ardhshëm, megjithatë ai nuk është penduar për këtë zgjedhje. Në një intervistë për “Ora Sport”, Berisha shprehet se ka marrë vendimin e duhur për t’u bashkuar me SPAL, ndërsa te Atalanta nuk kishte se çfarë të tregonte më tepër. Më së pari portieri i Kombëtares foli për mundësinë e mbijetesës së skuadrës së tij këtë edicion të Serisë A. “Besoj që po. Skuadra ka shumë lojtarë kualiteti. Jemi një ekip i mirë por kemi pasur dhe shumë probleme me lëndime. Kjo na ka penalizuar duke na dërguar në zonën për të rënë nga kategoria. Fitorja e fundit na ka dhënë shpresë dhe një ndjenjë që të mbesim ende në ligë. Të gjitha janë ndeshje të rëndësishme. Ne nuk kemi nevojë të kalkulojmë asgjë, duhet të fitojmë të gjitha ndeshjet. Do të ketë ndeshje shumë por mendoj se përgatitja fizike do të bëjë diferencën”, u shpreh Berisha.

Besnikëria ndaj Spal dhe e ardhmja

Në Kombëtare Berisha vijon të jetë ende zgjedhje e parë, por kjo e kombinuar me formën dhe me skemat e stafit kuqezi, i cili në ndeshje të veçanta ka preferuar Berishën, por ka pasur ndeshje kur është preferuar Strakosha. Sidoqoftë, vëmendja e Berishës në këtë moment është tek Spali, ku ai dëshiron të vazhdojë të qëndrojë, pra nuk ka ndërmend të largohet, të paktën me mendimin e tanishëm. “Momentalisht nuk e mendoj largimin nga skuadra. Vendimi për të ardhur te Spal ka qenë i duhuri. Besoj që skuadra mund të arrijë rezultate të mira. Kam punuar shumë për të arritur qëllimet e mia. Tek Atalanta besoj se nuk kisha se çfarë të tregoja më. Më erdhi kjo mundësi dhe unë dua të vazhdoj. Dua të përmbush ambiciet e klubit. Të them të drejtën nuk kam ikur me siguri që do kthehem. Me siguri për mua ka qenë me rëndësi të madhe të kem mundësi për të treguar aftësitë e mia te Spal. Është skuadra që vendos për mua. Ata kanë vendosur blerjen e kartonit tim”, theksoi Berisha. Më pas ai foli për mungesën e tifozëve dhe vështirësitë në stërvitje, por edhe rikthimin e futbollit në fushë. “I kam ndjekur ndeshjet e kupës. Pas një kohe shumë të gjatë kthehet dhe futbolli italian. Besoj që ka qenë një futboll i bukur për t’u parë, pavarësisht mungesës së tifozëve. Nuk mendoj se ka qenë problemi i Spal. Ka qenë shqetësimi i shëndetit të lojtarëve dhe tifozerisë. Ata i kanë ndjekur të gjitha masat shëndetësore. Situata në Itali duket se është drejt normalitetit. Populli italian e ka kuptuar shumë mirë respektimin e distancave. Sigurisht që tifozeria na mungon por me këto ritme do të kemi një rikthim. Nuk kanë dashur për t’u marrë hapa të pamenduar. Derisa kemi gjetur mjetet e duhura për vijimin e stërvitjes. Mungesa e stërvitjes ka qenë shumë e vështirë. Për portierët ka qenë akoma më e vështirë. Ne bëjmë ushtrime eksplozive me top dhe ato ushtrime kanë qenë vështirë për tu realizuar në ambiente të mbyllura. Jam munduar gjithmonë për të gjetur kohën dhe për të mbajtur formën time”, përfundoi gardiani kuqezi, Etrit Berisha.