BREAKING NEWS

Ilir Meta ka lokal luksoz në mes të Londrës, ja politikanët dhe drejtorët që kanë shërbyer si transportues të parave të tij dhe detajet nga biznesi i tij i fshehtë me lidhje në Indi ku 1 gur i bardhë bën 400 euro, Idajet Beqiri nxjerr të fshehtat trond...

Ilir Meta ka lokal luksoz në mes të Londrës, ja politikanët
x
BREAKING NEWS

Hetimet e SPAK shkaktojnë përplasje të forta në kupolën e PL, ja lista me emrat “VIP” që rrezikojnë prangat, nga falsifikimi i formularëve, te pastrim parave, Ilir Meta përjashton Monika Kryemadhin dhe të gjithë mbështetësit e saj në nivel drejtues...

Hetimet e SPAK shkaktojnë përplasje të forta në kupolën
x
BREAKING NEWS

Edi Rama paralajmëron furtunë ndryshimesh në qeveri, iu mbyll derën e kandidimit në zgjedhjet e 2025 zyrtarëve të korruptuar dhe atyre që kanë llogari të hapura me SPAK, kryeministri sfidon amerikanët dhe shpërthen në sulme e akuza ndaj Gjykatës Kushte...

Edi Rama paralajmëron furtunë ndryshimesh në qeveri, iu mbyll
x
BREAKING NEWS

SPAK ka hyrë në një zonë të “minuar”, janë grabitur informacione sensitive të klasifikuara sekret, ja si mund të shantazhohen deputetët, në skemë mafiozë të përfshirë shërbime inteligjente të huaja, në rrezik aksionet policore, Kreshnik Spahiut plas “b...

SPAK ka hyrë në një zonë të “minuar”,
x
BREAKING NEWS

Romeo Kara: Ja provat e bujshme që ka zbuluar drejtësia për çiftin Meta-Kryemadhi, SPAK drejt përfundimit të hetimeve për dosjen e pastrimit të parave, pritet komunikimi i akuzës, po përgatitet dhe arrestimi i Argita Malltezit

Romeo Kara: Ja provat e bujshme që ka zbuluar drejtësia për
x
BREAKING NEWS

Përçahet strofulla e “non-gratave”, Ilir Meta sulmon Rithemelimin dhe deklaron prishjen me Sali Berishën, ja akuzat për ish-kreun e PD

Përçahet strofulla e “non-gratave”, Ilir Meta sulmon
x
BREAKING NEWS

Vazhdon pazari i Rithemelimit me Rilindjen, Berisha thellon sulmet ndaj Erion Veliajt, kërkon zgjedhje të parakohshme në Bashkinë e Tiranës, Belind Këlliçi kandidat i "Foltores", Edi Rama me "as nën mëngë"

Vazhdon pazari i Rithemelimit me Rilindjen, Berisha thellon sulmet ndaj Erion
x
BREAKING NEWS

Djali i ish-ministrit të PD kandidat për Avokat i Popullit, zbardhen prapaskenat e një tjetër pazari të fshehtë Rama-Berisha, synohet goditja e Reformës në Drejtësi përmes njeriut të “non-gratës”

Djali i ish-ministrit të PD kandidat për Avokat i Popullit, zbardhen
x

Sport

“Euforia e tepërt të çon në gabim”/ Tekniku Mehmeti gjen fajtorin e humbjes në sfidën Dinamo-Vllaznia

“Euforia e tepërt të çon në gabim”/ Tekniku

Dinamo u mposht nga Vllaznia në ndeshjen e vlefshme për javën e 25-të të “Abissnet Superiore”. Sfida që u zhvillua në stadiumin “Niko Dovana”, përfundoi me fitoren 0-1 të shkodranëve.

Pas kësaj sfide, ka folur trajneri i Dinamos, Dritan Mehmeti.

“Të vjen shumë keq, por ky është futbolli. Është i paparashikueshëm, prandaj është i bukur. Në 25 minutat e para duhet të ishim më të kujdesshëm. Megjithatë ishte meritë e lojtarit të Vllaznisë që shënoi një eurogol. Përgëzoj gjithë çunat për mentalitetin që treguan sot. E vetmja gjë që më vjen keq sot është që euforia e madhe të çon në gabim. Duhet patjetër që të qetësohemi dhe mendojmë pasi kemi një ndeshje shumë të fortë pas 3 ditësh. Duhet të jemi të kujdesshëm edhe me kartonat, futbolli është kështu dhe do të shikojmë ndeshjen tjetër”, u shpreh fillimisht Mehmeti.

Çfarë do bënit ndryshe në këtë sfidë?

“Deri në momentin e pësimit të golit kemi dominuar. Kemi kërkuar nga linjat anësore, por edhe ato qëndrore. Skuadra pati besim të tepërt dhe më pas një ngërç psikologjik nga pësimi i golit. Pjesën e dytë mendoj që e vetmja gjë që mund të bënim ishte të ruanim qetësinë dhe ta kërkonim golin në mënyrë llogjike. Por te pasimi i fundit dhe qetësia para porte duhet të ishim më mirë. Vila, Denisson, Zabërgja dhe dy herë Kaçorri… duhet të ishim më të qetë. Dëshira e madhe të çon në gabim.”

Barazimi i Tiranës iu lehtëson dhimbjen e humbjes?

“Unë mendoj se jo vetëm Tirana, por edhe Laçi me Skënderbeun janë pranë Final Four. Siç kemi përfituar ne, kanë përfituar edhe ata. Duhet të jemi të qetë dhe të mendojmë për ndeshjen e radhës. Duhet të jemi në ekuilibër psikomotor. Ky është futbolli pëson gol, por duhet forcë mentale që të fitosh ndeshjen. Duhet të jemi më të qetë dhe t’i shikojmë ndeshjet përgjatë 90 minutave.”

Vetëm 1 zëvendësim, Qefalija. Nuk keni lojtarët e duhur në pankinë apo titullarët po luanin mirë?

“Kur je dominues gjatë gjithë lojës në pjesën e dytë, mendoj që ndërhyrja e vetme ishte për të ruajtur Andonin pasi kishte ngarkesë muskulare. Kur funksionon skuadra nuk mund të ndërhysh. Skuadra ishte në ritmin e duhur. Në aspektin e qetësisë dhe mental duhet të jemi më të qetë.”