BREAKING NEWS

Kujt i kalon trualli i Teatrit Kombëtar? Qeveria merr vendimin e menjëhershëm, ja çfarë përcakton VKM-ja

Kujt i kalon trualli i Teatrit Kombëtar? Qeveria merr vendimin e
x
BREAKING NEWS

Përgjaken rrugët e vendit që në mëngjes/ Aksidenti tragjik iu merr jetën dy të rinjve. Policia zbardh detajet e rënda

Përgjaken rrugët e vendit që në mëngjes/ Aksidenti
x
BREAKING NEWS

SHBA ultimatum për likuidimin e Berishës nga politika, Kim 1 muaj afat Bashës për të spastruar partinë nga mbetja e fundit e komunizmit në Parlamentin e ri

SHBA ultimatum për likuidimin e Berishës nga politika, Kim 1 muaj afat
x
BREAKING NEWS

Kreshnik Spahiu: Sali Berisha anti-amerikani më i madh në vend, në 30 vite ka pasur vetëm përplasje me Uashingtonin

Kreshnik Spahiu: Sali Berisha anti-amerikani më i madh në vend,
x

Sport

EURO 2020/ Hungaria “bie’ në shtëpinë e saj, Portugalia dhuron spektakël në minutat e fundit të ndeshjes (REZULTATI)

EURO 2020/ Hungaria “bie’ në shtëpinë e saj,

Përfundon sfida në Budapest midis Hungarisë dhe Portugalisë. Një ndeshje e luftuar nga të dyja ekipet, por u desh vetëm minuta e 84-të e takimit, që Portugalia të kalonte në avantazh.

Guerrero kaloi në avantazh luzitanët, teksa topi i goditur prej tij, u devijua nga mbrojtësi hungarez Urban dhe përfundoi në cepin e portës.

Në këtë ndeshje, nuk mund të mungonte Kristiano Ronaldo, i cili realizoi një dopietë në minutat e fundit të takimit.

Ronaldo që realizoi golin e dytë për kampionët e Europës, pas gjuajtjes së saktë nga pika e bardhë e penalltisë. Ndërkohë, në minutën e 92-të, fituesi i 5 Topave të Artë, realizoi dhe golin e tij të dytë personale.

Me këtë fitore, Portugalia merr kryesimin e Grupit F, teksa pret e qetë ndeshjen tjetër, atë midis Francës dhe Gjermanisë, që do të luhet mbrëmjen e sotme në orën 21:00.