BREAKING NEWS

Shpërthen një tjetër vatër, shënohet rasti i parë me koronavirus në qytetin që deri tani ishte imun, infektohet një shitës në treg

Shpërthen një tjetër vatër, shënohet rasti i parë
x

Sport

Europa do të zbresë në fushë më 12 qershor, Spanja dhe Reali duan të jenë pararojë

Europa do të zbresë në fushë më 12 qershor, Spanja dhe

Në Spanjë ka optimizëm, pavarësisht qëndrimeve kritike nga Barcelona. Megjithatë, kreu i federatës, Tebas, shpreson që më 12 qershor të luhen ndeshjet e para

Presidenti i La Ligas, Javier Tebas, shpreson të rifillojë kampionati në Spanjë, ndërsa data e preferuar e tij është 12 qershori. Ai në një intervistë për rrjetin televiziv “Movistar”, ka thënë se është i kënaqur me numrin jo të madh të infektuarve pas testimeve të lojtarëve. Janë regjistruar në total tetë të infektuar, siç ka treguar Tebas, përfshirë këtu edhe stafin. Ai po ashtu ka thënë se gjasat janë që të ketë ndeshje në ligë çdo ditë për 35 ditë me radhë. “Nuk e di se kur do të kthehet futbolli. Nuk e di nëse është data më e mundur 19 qershori, por do të më pëlqente 12 qershori. Gjithçka varet nga situata. Mund të ketë ndeshje në ligë çdo ditë për 35 ditë. Lojtarët do të testohen 24 orë para ndeshjeve. Rreziku më i ulët do të jetë gjatë ndeshjeve. Unë kërkoj që t’u përmbahemi rregulloreve shëndetësore. Ne jemi në kontroll të lojtarëve, dhe në shtëpi u kërkoj atyre që të respektojnë protokollin”, ka thënë Tebas. “Sjellja jonë duhet të jetë shembullore për shoqërinë. Shoh shumë përgjegjësi nga ana e lojtarëve. Duhet t’i adaptohesh rrethanave dhe ne kemi punuar në protokolle, strukturim të ideve se si të veprojmë në kushtet më të mira pa shkaktuar ndonjë dëm. Ne kemi pritur 25 deri 30 testime pozitive, bazuar në numrat në Bundesligë dhe se sa shumë virusi është përhapur në Spanjë. Nga 2500 të testuar kemi vetëm tetë raste pozitive, përfshirë edhe stafin këtu, që është lajm i mirë. Klubet pas testimeve kanë filluar të kthehen në stërvitje. Real Madridi do t’i kthehet stërvitjeve sot. Barcelona e Atletico Madridi janë kthyer gjatë javës së kaluar. Tebas ka thënë se ka rrezik minimal që lojtarët të infektohen gjatë ndeshjeve. “Infektimet gjatë ndeshjeve praktikisht janë të pamundura, pasi kemi bërë studime që tregojnë se ka rrezik minimal në ndeshjet nëse të gjithë respektojmë masat shëndetësore”, ka thënë Tebas. Tebas ka shtuar se pasi ndeshjet do të jenë pa shikues do të kenë disa ide inovative të transmetimit të tyre. Por, jo të gjithë janë në pajtim që të rifillohet më 12 qershor. Mbrojtësi i Barcelonës, Gerard Pike, ka thënë se është shumë herët të fillohet në këtë datë. Raportohet se ndeshja e parë në rifillim mund të jetë derbi i Seviljes, mes Betisit dhe Seviljes. Kapiteni i Real Madridit, Serxhio Ramos, ka pranuar se mezi po pret të rikthehet futbolli. Ai ka thënë se ekonomisë së Spanjës i duhet futbolli. La Liga është pezulluar që nga marsi pas përhapjes së koronavirusit, por presidenti i La Ligas, Javier Tebas, ka konfirmuar se po synohet rifillimi nga 12 qershori. “Ekonomisë së Spanjës i duhet futbolli dhe njerëzve i duhet si shpërqendrim”, ka thënë Ramos për “Marca”. “Unë po vdes që të futem sërish në fushë. Që La Liga Santander të kthehet ne normalitet, ne duhet të jemi shumë të disiplinuar që ta eliminojmë virusin. Dua të dërgoj mesazh përkrahje për të gjithë që kanë humbur të dashurit e tyre, do ta kalojmë këtë situatë dhe duhet të jemi të bashkuar”. Real Madridi i është kthyer stërvitjeve të hënën. “Ne duhet të shkojmë në kompleksin Valdebebas në zona të ndara dhe të ndjekim rregullat, është pak e çuditshme dhe e komplikuar, por kështu e kërkon situata. Do të jetë La Liga që do të marrë vendimin. Gjermania ka vendosur shembull dhe ne duhet ta ndjekim. Ne na pëlqen të jemi me familjet tona, por duhet të jemi fleksibil”, ka thënë Ramos.