Kërko Për

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS Lajme nga Shqiperia, Kosova, Rajoni dhe Bota, Politike, Kronike, Aktualitet, Dossier, Kulture, Sport

Europa League/ Zhgënjejnë Kukësi dhe Teuta, Laçi barazon në shtëpi por kualifikimi mbetet i vështirë

Postuar: 12/07/2019 - 07:17

 Skuadrat shqiptare kanë zhgënjyer në Europa League, ku Kukësi dhe Teuta janë thuajse të eliminuara me humbjen e thellë që pësuan ndaj Debrecenit dhe Ventspilsit. Të vetmin rezultat pozitiv mori ekipi i Laçit me izraelitët e  Hapel Beer Shevas, edhe pse kurbinasit do ta kenë të vëshirë kualifikimin pasi kanë pësuar gol në fushën e tyre. Zhgënjimi i parë erdhi nga Letonia, ku ndryshe nga sa pritej, Teuta zhgënjeu totalisht, ku ka humbur me rezultatin e thellë 3-0 në sfidën e parë eliminatore të Europa Leagues, përballë skuadrës së Ventspils. Durrsakët u ndëshkuan që në minutën e pestë, kur Sergiychuk dërgoi topin në rrjetën e portës së Isli Hidit, ndërsa reagimi ishte i mirë, por sulmi i “djemve të detit” nuk arriti të rikthejë baraspeshën. Në pjesën e dytë, kur pritej reagimi i durrsakëve, letonezët e Ventspilsit arritën të shënojnë edhe dy herë të tjera, me Ulimbasesv në minutën e 78’ dhe Aiyegun në të 88-ën, të cilët vulosën suksesin 3-0. Sfida e kthimit mes dy skuadrave do të luhet javën e ardhshme në “Niko Dovana” të Durrësit, por rezultati 3-0 lë shumë pak shpresa për kualifikim, ndonëse niveli i kundërshtarit lë gjithçka të hapur. Ndërsa Laçi barazoi 1-1 me Hapoel Beer Shevan në shtëpi në takimin e parë të raundit të parë kualifikues në Europa League, duke mbajtur të gjalla shpresat për një kualifikim të mundshëm. Madje kurbinasit kryesuan për 75 minuta lojë, pas golit të shpejtë të shënuar nga Nëabueze, por izraelitet, kur takimi po i drejtohej fundit arritën të barazonin, madje iu afruan edhe golit të fitores. Pa u mbushur 3 minuta lojë, Nëabueze kërceu bukur me kokë në shtyllën e parë, pas krosimit të Fangajt, duke shtangur portierin kundërshtar. Një start perfekt i Laçit, që për pak dyfishoi shifrat me një goditje të Redon Xhixhës që nga gjysmëfusha e kurbinasve, por ndërhyrja në momentin e fundit e portierit Sektus. Skuadra e Starovës u mundua të ruante qetësinë gjatë pjesës së dytë, për të mos pësuar gol, por në të 78-ën, pak minuta pasi ishte futur në lojë, Levi lëshoi një diagonale të pakapshme për Selmanin, 1-1. Me fat Selmani 6 minuta më vonë, teksa predha nga distanca e Shamir u stampua në traversë. Përfundoi në barazim 1-1 ky takim, rezultat që e detyron Laçin të kërkojë të paktën një gol në fushën e Hapel Beer Shevas në takimin e kthimit. Pas neshjes trajneri i Laçit, Sulejman Starova, trajner i Laçit, ka ndjerë keqardhje që skuadra e tij nuk arriti të merrte fitoren në takimin e parë me Hapoel Beer Shevan, pasi kurbinasit, sipas tij, luajtën më mirë se kundërshtari. “Jam i kënaqur nga loja, pa modesti them se luajtëm më mirë se kundërshtari. Po të ishim me fat, në kundërsulme, do t’ia dilnim. Kjo është një skuadër me talente dhe e nxjerr golin dhe nga individi. Bëmë një lojë të mirë, u kënaqën edhe tifozët por më vjen keq që nuk fituam. Barazimi është jo i merituar për Hapoelin, por ky është futbolli. Duhet ta pranojmë. Gjithsesi, goli i pësuar prej nesh, ishte meritë e atyre, sepse skuadra ishte e rreshtuar mirë, por klasi i tyre të bën të ndëshkohesh”, tha trajneri i kurbinasve. Starova e ka mbyllur deklaratën e tij duke u shprehur se në ndeshjen e kthimit ekipi do të jetë po i njejtë dhe përveç kualifikimit në Izrael ekipi që ai drejton të bëjë një paraqitje të mirë. Zhgënjimi i tretë për ekipet shqiptare erdhi nga Hungaria, ku Kukësi nuk ia doli të marrë rezultat pozitiv me Debrecenin në transfertë. Përkundrazi, nënkampionët e Shqipërisë, edhe pse zhvilluan një pjesë të parë shumë të mirë, me raste të shumta shënimi, i shpërfytyruan brenda gjysmë ore lojë në fraksionin e dytë, duke u detyruar ta nxirrnin plot tri herë topin nga rrjeta. Depërtimi i frikshëm i Valdet Ramës në fillim të ndeshjes, shtylla e Rrocës dhe grushti i portierit Nagi në fund të fraksionit të parë ishin momentet më pikante në favor të Kukësit, që u ndëshkua në minutën e 54-t nga Garba, një lojtar që kishte vetëm pak minuta në fushë. Skuadra e Ernest Gjokës ishte e detyruar të shtonte presionin në gjysmëfushën kundërshtare, për të shmangur humbjen, por Varga realizoi dygolësh në minutat 77’ dhe 83’, duke vulosur fitoren 3-0 të skuadrës hungareze. Një humbje e rëndë kjo për Kukësin, që do ta ketë një mision thuajse të pamundur përmbysjen e rezultatit në ndeshjen e kthimit.

 

/Agjensia e Lajmeve Sot News/

Na Beni Like Ne Facebook: 

Lajme nga e njejta kategori

Postuar: 13/11/2019 - 17:22

Erling Haaland është 19 vjeç dhe ka shënuar 26 gola në 18 ndeshje të sezonit 2019-2020, duke tërhequr vëmendjen e ekipeve prestigjoze të futbollit europian. 

Postuar: 13/11/2019 - 15:26

Eros Grezda, lojtari i Kombëtares shqiptare, ka reaguar pas konferencës për shtyp të Edi Rejës.

Postuar: 13/11/2019 - 13:03

Trajneri i Kombëtares Edy Reja ka folur sot në prag të ndeshjes me Andorën e cila është e parafun

Postuar: 13/11/2019 - 07:26

Fiorentina është në krizë rezultatesh dhe pavarësisht se loja ka qenë e mirë në shumicën e ndeshj

Postuar: 13/11/2019 - 07:24

Disa prej lojtarëve kryesorë të Kombëtares kuqezi luajnë në kampionatin italian, në Serie A ose n

Postuar: 13/11/2019 - 07:22

Kombëtarja është grumbulluar dhe po vijon përgatitjet për ndeshjet e fundit në grupin H eliminato

Postuar: 12/11/2019 - 22:53

Në datën 17 nëntor, pritet që të luhet sfida e fundit në Grupin A, midis Kosovës dhe Anglisë, në