BREAKING NEWS

Gati të fundoset grupi organizator i biznesit të armëve në Gërdec, prokurorët pritet të marrin në duar faktet nga Drejtësia Amerikane, nisen letër-porositë në SHBA, informacione do të merren edhe për Patrick Henryn, ja lidhja e tij me Delijorgjin dhe S...

Gati të fundoset grupi organizator i biznesit të armëve në
x
BREAKING NEWS

Daut Gumeni: Ja pse socialistët dhe Gentiana Sula bllokuan hapjen e dosjes së spiunit të Ilir Metajt, presim që ‘shiringa me ujë deti’ që u injektoi zyrtari i lartë i DASH prokurorëve të SPAK të sjellë arrestimin e ‘peshave të rënda’

Daut Gumeni: Ja pse socialistët dhe Gentiana Sula bllokuan hapjen e dosjes
x
BREAKING NEWS

Plas skandali, Kuvendi i Shqipërisë vihet nën akuzë për votimin pa kuorum të ligjit për Investimet Strategjike, ja si u shkallmua Kushtetuta nga mazhoranca, zbardhet mashtrimi

Plas skandali, Kuvendi i Shqipërisë vihet nën akuzë për
x
BREAKING NEWS

Pasuria e dyshimtë e “sheikut” të Kuvendit Laert Duraj që sfidon “ujqërit” e vjetër në politikë, banesë 200 mijë euro, 11 llogari bankare, fitime marramendëse nga qeratë, 180 mijë euro shitje pasurish, si i ka justifikuar milionat nga puna si emigrant,...

Pasuria e dyshimtë e “sheikut” të Kuvendit Laert Duraj
x
BREAKING NEWS

Ja pazaret e PS dhe Rithemelimit, si po mbrojnë korrupsionin e Klodian Allajbeut dhe Vilma Nushit, vjedhjet me “Hemodializën”, “Check Up”-in, “Laboratorët” dhe “Sterilizimin” janë të faktuara, priten arrestimet nga SPAK

Ja pazaret e PS dhe Rithemelimit, si po mbrojnë korrupsionin e Klodian
x
BREAKING NEWS

Rama-Berisha ngrenë komision për të shkatërruar SPAK dhe Reformën në Drejtësi, ja pazaret e reja të “non-gratës” me kryeministrin për të bllokuar arrestimet

Rama-Berisha ngrenë komision për të shkatërruar SPAK dhe
x
BREAKING NEWS

Plas skandali i Portit të Vlorës, ja si iu falën Samir Manes 57 mijë metra katror tokë, të implikuar 2 ministra, SPAK merr në dorëzim padinë për megaoligarkun e qeverisë

Plas skandali i Portit të Vlorës, ja si iu falën Samir Manes 57
x
BREAKING NEWS

Gazetarja e njohur paralajmëron arrestime të bujshme në ditët në vijim, ja disa nga dosjet “përvëluese” që po heton SPAK dhe skema që ndoqën agjentët e BKH për të arrestuar Jorgo Goron, kryebashkiaku në detyrë i Himarës u përgjua 4 muaj rresht me metod...

Gazetarja e njohur paralajmëron arrestime të bujshme në
x

Sport

Europiani i Basketbollit U-20 na vë përballë Serbisë, flet talenti Prodani: Do të japim maksimumin tonë

Europiani i Basketbollit U-20 na vë përballë Serbisë, flet

Në kuadër të eliminatoreve të Europianit të moshës deri në 20 vjeç, Shqipëria luan në Divizionin B, në një grup me Serbinë, Sllovakinë, Zvicrën dhe Finlandën, pra një grup shumë i vështirë kur serbët janë padyshim favoritë, nisur nga cilësia e basketbollit të tyre. Por kuqezinjtë do të japin maksimumin e tyre dhe për këtë qëllim janë grumbulluar në Durrës, për tu përgatitur si duhet për këtë aktivitet. Aktiviteti në fjalë do të zhvillohet në Tbilisi të Gjeorgjisë më 15-24 korrik. Në kuadër të këtij aktiviteti, gazeta “SOT” do të sjellë protagonistët e Kombëtares së të rinjve, që shihen si e ardhme e basketbollit shqiptar. Pjesë e këtij grupi është edhe Marvin Prodani, organizator i skuadrës dhe një nga elementët e spikatur të grupit, i cili tregon momente nga performanca e tij në sezonin që lamë pas, përgatitjet me Kombëtaren dhe objektivat personale në vazhdim. Prodani është sot një prej elementëve më të kërkuar jashtë vendit dhe ka qenë javët e fundit në fokusin e disa klubeve në Itali dhe Angli.

Kush është Marvin Prodani?

Datëlindja: 21.03.2002

Vendlindja: Tiranë

Klubet ku ka luajtur: Tirana Basket, Kamza, Goga Basket, Partizani

Roli në fushë: Organizator

Statistikat për ndeshje: 12 pikë, 4.2 asiste dhe 4 ribaunde

- Së shpejti nisin ndeshjet eliminatore të grupit D në Divizionin B të Europianit të moshës U-20. Ju jeni pjesë e kësaj skuadre. E veçanta e grupit është se aty bën pjesë edhe Serbia, ndaj së cilës do të keni një duel emocionues. Si paraqitet grupi?

Unë jam pjesë e Kombëtares U-20, me të cilën do të luajmë turneun eliminator europian të kësaj moshe në Tbilisi të Gjeorgjisë, një aktivitet që zhvillohet nga 15 korriku e deri më 24 korrik. Në grupin tonë (D), bëjnë pjesë Zvicra, me të cilën përballemi në duelin e parë, Serbia, Sllovakia dhe Finlanda. Ndeshjet siç thamë do të zhvillohen në Tbilisi. Padyshim që ne po përgatitemi për këtë aktivitet, por grupi është shumë i vështirë. Kuptohet, serbët kanë ekip cilësor dhe shihen favoritë, por edhe ne kemi ekip të mirë e do të bëjmë më të mirën tonë.

- Cilat janë objektivat e skuadrës tonë?

Ju kujtoj që skuadra përbëhet nga elementë të rinj, të datëlindjes 2002-2003, elementë cilësorë për moshën dhe kuptohet që dëshirojmë të arrijmë maksimumin. Nuk kemi ndonjë objektiv medoemos, pasi qëllimi ynë është të fitojmë çdo ndeshje, pastaj sesa ia dalim në fushë mbetet për t’u parë. Objektivi pra është të sigurojmë maksimumin në çdo ndeshje të luajtur dhe premtimi ynë është të japim më të mirën në këtë aktivitet. Ky është dhe një test i mirë për këtë brez lojtarësh, pra ne do ta shfrytëzojmë për të treguar potencialin tonë.

- Si do ta përshkruanit në planin individual sezonin që lamë pas në kampionatin shqiptar të basketbollit. Ndërkohë, Partizani ra nga kategoria...

Ishte një sezon i vështirë, natyrisht. Në fakt unë kam luajtur thuajse 40 minuta në çdo ndeshje, por Partizani ra, pra ekipi ynë ra nga kategoria. Kuptohet, kjo është trishtuese për ne. Në “play-out” luajtëm me Besëlidhjen e Lezhës, u përpoqëm të mbijetonim, por ndikuan shumë gjëra e rrjedhimisht skuadra ra. Në aspektin individual unë kam punuar fort dhe falë punës mora ftesë në grumbullim edhe në ekipin e parë kombëtar. E tani jam përzgjedhur nga stafi si pjesëtar i Kombëtares U-20. Për një lojtar të kësaj moshe është diçka e madhe të ftohet në ekipin kombëtar dhe për mua ka qenë i veçantë edhe grumbullimi me ekipin e parë kombëtar. Kjo është motivuese por edhe me përgjegjësi.

- Cili është plani juaj për sezonin e ri?

Nuk e kam vendosur ende, natyrisht që do të vijë momenti që të marr një vendim, por ky vendim do të merret pasi të mbyll angazhimet me ekipin kombëtar U-20.

- A keni pasur oferta?

Nuk është momenti për të folur për këtë.  Siç e thashë edhe më lart, momentalisht jam i angazhuar me ekipin kombëtar dhe pasi të mbyll angazhimet e mia atje do të mendoj edhe për sezonin e ri.

- Cili është idhulli juaj në basketboll?

Nuk kam idhuj, më pëlqen të jem vetvetja, por e ndjek shumë basketbollin, si atë amerikan e sidomos atë europian.

- Cili është pozicioni juaj i preferuar në fushën e lojës?

Në basketboll lojtarët formohen, rriten e konsolidohen në një pozicion të caktuar. Pozita ime në fushë është ajo e organizatorit, ose ndryshe e “playmaker”-it.

Intervistoi: Adriatik BALLA