BREAKING NEWS

Shënohen 124 raste të reja me koronavirus në Shqipëri në 24 orët e fundit

Shënohen 124 raste të reja me koronavirus në Shqipëri
x

Sport

FA Cup/ Arsenal përmbys Chelsea dhe fiton trofeun e parë të sezonit, veprimi i kapitenit Aubameyang bën xhiron e rrjetit (VIDEO)

FA Cup/ Arsenal përmbys Chelsea dhe fiton trofeun e parë të

Arsenal fitoi FA Cup pasi mundi në finale rivalët e Chelsea me rezultatin 2-1. “Topçinjtë” e Londrës e mbyllën kështu me trofe një sezon aspak të mirë, por që falë kësaj fitoreje do t’i shikojë të luajnë sezonin tjetër në Europa League.

Heroi i ndeshjes ishte kapiteni Pierre-Emerick Aubameyang, i cili me dy golat e tij përmbysi golin e Pulisic, i cili shënoi për Chelsea që në minutat e para të ndeshjes.

Edhe pse në fushë u tregua perfekt, sulmuesi nga Gaboni gaboi kur erdhi momenti për të ngritur trofeun. Aubameyang e rrëzoi në tokë kupën, duke shkaktuar të qeshurat e shokëve. Vetëm në tentativën e dytë arriti që ta ngrinte me sukses.

Arsenal e fiton për herë të 14 Kupën e Mbretëreshës, një rekord ky në Angli. Manchester United e ka fituar 12 herë këtë trofe.

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 

The moment @aubameyang97 dropped the @emiratesfacup ???????? @shkodranmustafi

A post shared by 433 (@433) on