
Kryesia e PD-së, ndryshon lista e kandidatëve, cili është emri që është shtuar

Kush janë deputetët e ‘Rithemelimit’ që mungojnë në listën e propozuar nga Sali Berisha për anëtar të kryesisë së PD-së

“Topalli dhe Imami janë propozuar, ka pasur një qëndrim...”, Berisha flet për emrat e listës

Përfundon mbledhja e Komisionit të Rithemelimit, flet Sali Berisha: Ja çfarë u vendos

Kryesia e PD-së, cilët janë kandidatët, zbardhet lista e emrave

Nuk është anëtare e Rithemelimit, kush është “deputetja surprizë” në propozimet e Sali Berishës për anëtarë të kryesisë së PD-së

E dhimbshme/ Pa dy djemtë e mbytur në liqen, babai humb ndjenjat në vendngjarje

Një ditë më parë plagosi 11-vjeçarin në Pukë, kapet autori (Detajet)

“Fabrikat” më të mëdha të prodhimit të talenteve në botë, vendin e parë e ka një klub portugez

Shkruar nga Adriatik BALLA 3 Maj 2022

Futbolli gjithnjë e më shumë po bëhet komercial. Jo vetëm në aspektin e të drejtave televizive, nga ku sigurohen shumë të ardhura për kampionatet elitare dhe klubet e mëdha, por edhe në formën e reklamimeve, shitjes së fanellave, biletave etj. natyrisht, një vend të veçantë zënë ekipet e moshave, nga ku dalin talentet e reja dhe shitja e një talenti nxjerr fitime kolosale që i jep frymëmarrje klubit në vazhdimësi. Por a janë klubet më të mëdha më fitimprurëset në këtë drejtim? Padyshim që Reali i Madridit është një klub i madh që fiton shumë me ekipin e parë, por “Los Blancos” janë gjithashtu një klub që prodhojnë shumë lojtarë të rinj cilësorë që shiten apo huazohen më pas në treg. Flamengo, Barcelona dhe Atletiko Madridit nuk përfshihen fare në 10-shen e parë. Madje, në vendin e dhjetë ndodhet Liverpuli, që nxjerr nga shitja e të rinjve 171 mln euro. Para tij, në vendin e nëntë, renditen Sportingu i Lisbonës, që nxjerr nga shitja e talenteve plot 209 mln euro. Shitja rekord e këtij ekipi është Zhao Mario me 45 mln euro. Në vendin e 8-të renditet skuadra kampione e Europës, Çelsi. Londinezët kanë shpenzuar shumë në merkato, por gjithashtu “pa zhurmë” kanë përfituar plot 210 milionë euro, pas transferimeve si Abraham dhe Tomori. Një rritje të jashtëzakonshme ka pësuar akademia e Atalantës (vendi i shtatë). Italianët jo vetëm kanë dhuruar një futboll tërheqës në vitet e fundit, por bergamaskët kanë furnizuar kontinentin e vjetër me shumë talente, duke koleksionuar një fitim prej 211 mln euro. Në vendin e gjashtë renditet Bajer Leverkusen. “Aspirinat” kanë përfituar plot 213 mln euro pas transferimeve si Havertz dhe Kampl, ndërsa Leverkusen është përgatitur të shtojë fitimet këtë merkato me talentin Florian Virtz, 18-vjeçari i cili është në listën e shumë klubeve të mëdha në Europë. Lioni renditet në vendin e pestë me një fitim prej 270 mln euro, ndërsa në vendin e katërt renditet skuadra holandeze e Ajaksit, me 283 mln euro fitime. Vendin e tretë e mban Monako, me plot 285 mln euro fitime nga shitja e talenteve, ku rekordi historik është me Kilian Mbape 180 mln euro. Në vendin e dytë qëndron Reali i Madridit, me 330 mln euro fitime nga shitja e talenteve. Duket e habitshme, por vendin e parë si klubi me më shumë fitime nga talentet është Benfika, e cila ka siguruar nga shitjet e talenteve në 7 vjetët e fundit plot 379 mln euro. Nga këto, 120 mln euro i ka siguruar prej një talenti të vetëm, Zhao Feliks, që u ble nga Atletiko Madrid.
Më të lexuarat


Ishte pro pushtimit të Ukrainës nga Rusia, UEFA iu ‘bën gjëmën’ ekipeve të këtij vendi

Pak ditë para martesës, ylli i futbollit anglez kapet “mat” me një tjetër në krevat

Interesante! Breshka 30-vjeçare parashikon fituesin e Champions me një veprim

Laportës nuk i del inati me largimin e Mesit e Nejmarit: Tek PSG janë skllevër të parasë

Tirana feston titullin e 26-të, Laçi e Partizani sigurojnë Europën

Lara Kolturi, talentja italiane e skive do të garojë për Shqipërinë, Çuçi e pajis me pasaportë

Roma rrëmbeu kupën e Conference League, ja skuadrat e radhës që do luajnë në stadiumin ‘Air Albania’

Superiorja ul siparin me festën bardheblu, vendi i fundit i Europës, ende i papërcaktuar

Humbën trofeun e Conference League, tifozët e Feynoord-it festojnë me Tiranën në “Selman Stërmasi”

"Çfarë nate në Tiranë!"/ UEFA falenderon kryeqytetin për finalen e Conference League
