Agjencia e Lajmeve SOT NEWS

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS Lajme nga Shqiperia, Kosova, Rajoni dhe Bota, Politike, Kronike, Aktualitet, Dossier, Kulture, Sport

Fakti/ Teknologjia po sjell probleme, VAR po i ngatërron gjyqtarët

Postuar: 19/09/2017 - 07:34

Video Asisten Reffery (VAR) po prodhon polemika të mëdha. Përdorimi i teknologjisë në futboll, konkretisht ai i VAR, jo pak herë ka prodhuar debate. Projekti është vetëm në hapat e para, po rastet e dyshimta, ku janë anuluar gola ose dhënë penallti shpesh herë kanë ngjallur pakënaqësi tek skuadrat që kanë qenë viktima të vendimeve që kanë ardhur për shkak të teknologjisë. Rasti më i fundit është në Gjermani, në takimin e javës së katërt Borusia Dortmund-Këln. Verdhezinjtë arritën të fitonin me rezultatin e thellë 5-0. Në sekondat e fundit të pjesës së parë, vendasit arrin të realizojnë golin e dytë. Në momentin e parë gjyqtari e anuloi menjëherë golin për një faull të shkaktuar në dëm të portierit të Këln, por vetëm pak sekonda më pas, me asistencën e VAR arbitrit i komunikohet në kufje se goli ishte i rregullt. Ky moment ka sjellë dhe irritimin e futbollistëve të Këln, të cilët janë të mendimit se vendimi nuk ishte i drejtë, pasi në drejtim të gardianit të tyre, ka patur një shtytje nga ana e mbrojtësit Sokratis dhe për shkak të këtij veprimi Horn humbi kontrollin e topit. Shefi ekzekutiv i Dortmundit, Hans-Joakim Vatzke, pas përfundimit të ndeshjes u shpreh se vendimi ishte i drejtë dhe këshilloi kundërshtarin ta pranonte humbjen, ndërsa pala tjetër vazhdon të ngul këmbë se ndaj tyre u bë një padrejtësi. VAR ka prodhuar sërish debat, e ndoshta do të vazhdojë të prodhojë edhe në të ardhmen. Kjo teknologji po e bën futbollin edhe më të debatueshëm se sa vendimet e arbitrit që ishte “zot” më parë.

/Agjensia e Lajmeve Sot News/

Na Beni Like Ne Facebook: 
Total votes: 15

Lajme nga e njejta kategori

Postuar: 10/12/2017 - 09:51

Madrilenët turpëruan Seviljen 5-0, ku të gjithë golat u shënuan në pjesën e parë. Kjo fitore e afron realin me kryesuesit e garës, rivalen e tyre të vjetër, Barcelonën

Postuar: 10/12/2017 - 09:48

Këtë sezon ka një konkurrencë të fortë dhe në Kategorinë e Parë, në të dy grupet, por vëmendja më e madhe është në Grupin B (Jugut), pasi aty militon një nga skuadrat më me emër

Postuar: 10/12/2017 - 09:46

Në Kukës pati një fitues në ndeshjen e djeshme Kukësi-Lushnja, por fitues ishin pikërisht miqtë lushnjarë që fituan 3-1 dhe poshtëruan kampionen në fuqi brenda në fushën e saj.

Postuar: 10/12/2017 - 09:29

Basketbolli shqiptar nuk është në ditën e tij më të mirë, natyrisht, dhe s’ka si të jetë sepse strategjitë që e nxjerrin atë nga “errësira” dhe e fusin në rrug

Postuar: 09/12/2017 - 19:25

Zhvillohet ditën e sotme, ndeshja derbi e basketbollit, mes Partizanit dhe Tiranës, në pallatin e sportit Asllan Rusi.

Postuar: 09/12/2017 - 07:52

Ka nisur numërimi mbrapsht për derbin e Italisë, Juventus-Inter.

Postuar: 09/12/2017 - 07:51

Përballja e kreut mes Interit dhe Juventusit mund të vendosë shumë për të ardhmen e dyja skuadrave, por këtë herë rivaliteti tradicional mes dy skuadrave nuk reflektohet në fjal