BREAKING NEWS

Çfarë po ndodh me monedhat e tjera? Ja me sa blihen dhe shiten dollari dhe euro ditën e sotme

Çfarë po ndodh me monedhat e tjera? Ja me sa blihen dhe shiten
x
BREAKING NEWS

Kreshnik Spahiu plas deklaratën e fortë: Në shtatë ditë janë hapur pesë dosje penale për politikanët e lartë, SHBA ka nisur hetimet për Metën, Berishën dhe...

Kreshnik Spahiu plas deklaratën e fortë: Në shtatë ditë
x
BREAKING NEWS

Nga përmendja e emrit të Edi Ramës 6 herë në dosje, te mesazhet dhe takimet me ish-agjentin e FBI, mediat amerikane tregojnë si funksiononte skema dhe publikojnë informacionin që mund të tronditë kryeministrin shqiptar

Nga përmendja e emrit të Edi Ramës 6 herë në dosje, te
x
BREAKING NEWS

27 Janar 2023

27 Janar 2023
x
BREAKING NEWS

Fillove dhe ti si Berisha? Eksperti i ekonomisë shpërthen ndaj deputetes së PS-së: Na sillni fakte dhe jo komente

Fillove dhe ti si Berisha? Eksperti i ekonomisë shpërthen ndaj
x
BREAKING NEWS

SPAK ngre stekën/ Ambasadorja e BE zbulon arsyen e fortë përse zbarkoi në zyrën e Altin Dumanit: Çështje të bujshme që janë hapur dhe nuk mbaron këtu

SPAK ngre stekën/ Ambasadorja e BE zbulon arsyen e fortë përse
x
BREAKING NEWS

A po përgatiten sanksione nga BE për zyrtarët e korruptuar? Ambasadorja Hohmann zbardh të vërtetën

A po përgatiten sanksione nga BE për zyrtarët e korruptuar?
x
BREAKING NEWS

"McGonigal ishte ortak me 25% te një kompani shqiptare", Salianji: Edi Rama sot minimalisht duhet të dorëhiqet

"McGonigal ishte ortak me 25% te një kompani shqiptare",
x

Sport

Faruk Kalleshi 77 vjeç, karriera plot maja e legjendës së peshëngritjes shqiptare

Faruk Kalleshi 77 vjeç, karriera plot maja e legjendës së

Të rrallë janë sportistët që kanë regjistruar një karrierë brilante si ajo e Faruk Kalleshit, “Nderi i Kombit”, njeriut që shkroi faqe historie në sportin e peshëngritjes, duke e dominuar atë për më shumë se dy dekada nga mesvitet 60-të deri në mesvitet 80-të të shekullit të kaluar e duke arritur rezultate të pabesueshme për kohën. 21 vjet rresht kampion kombëtar, teksa theu 116 rekorde kombëtare në peshën e tij, për të hyrë në librat e artë të historisë së shtangës shqiptare. Madje, Kalleshi do të inspironte breza të tërë shtangistësh, që do të ndiqnin rrugën e tij dhe do ta çonin më përpara këtë sport, për t’i sjellë vendit medalje ndërkombëtare. Faruk Kalleshi lindi në Shkodër më 6 dhjetor 1945. Që në moshë të vogël u lidh me cirkun dhe ai e ka shprehur vazhdimisht që cirku ka qenë një bazë e fortë për të zbuluar talentet e peshëngritjes, për shkak të elementëve të forcës që disponon si disiplinë. Më tej Kalleshi e nisi me mundjen, por talenti i tij do të spikaste shpejt në shtangë dhe trupvogli i shkathët i cirkut do të futej me pompozitet në radhët e shtangistëve me emër, madje për nga niveli i realizimit të garave Kalleshi do të dëshmonte art më vete. Kujtojmë që Kalleshi ka lënë gjurmë të mëdha sidomos në Shkodër dhe klubin “Vllaznia”, të cilin e ka përfaqësuar për 18 vjet. Kurse 3 vjet i ka kaluar me “Partizanin”, ndërsa për shumë e shumë vite ka mbajtur rekordet kombëtare të peshës trupore 52 kg.

Majat e karrierës

Të paharrueshme janë momentet e garave të tij, të ndjekur nga qindra fansa, por Kalleshi do të nderonte dhe fanellën e Kombëtares në veprimtari të rëndësishme ndërkombëtare, duke dëshmuar cilësi të lartë gare, rezultate të larta dhe natyrisht përcjellje të vlerave më të mira sportive tek brezat e rinj. Sot kemi peshëngritës të mirë, që kanë thyer rekorde e që kanë sjellë medalje të rëndësishme nga jashtë vendit, por nuk kemi sportistë të profilit të Faruk Kalleshit, që kishte qëndrueshmëri në paraqitje, gjë që dëshmohet me dominimin e tij për 21 vjet rresht në këtë sport. Koha kur garoi kishte shumë rivalitet, por edhe rezultate të larta dhe legjenda e shtangës e ka shprehur edhe vetë këtë në intervista të ndryshme që ka dhënë. “Fakti që në atë periudhë është tentuar të thyhet rekordi botëror, pikërisht në vitin 1970, pra një garë për rekord botëror, tregon se niveli ishte shumë i lartë. Në vitin 1970 në Kinë unë theva rekordin e Lojërave Aziatike. Ndodhi pikërisht në atë periudhë që specialistët kinezë dhanë kontribut në përmirësimin e teknikave dhe modernizimin e shtangës tonë”, nënvizon Kalleshi.

77-vjetori i një legjende

Sot ikona e peshëngritjes ka ditëlindjen, feston 77 vjetorin. Me miq, shokë, por edhe i rrethuar nga familja e njerëz të dashur, Kalleshi është personifikim i arritjeve në karrierë, por edhe gjallërisë e progresit. Faruk Kalleshi është një legjendë në sport dhe në jetë, një kampion që nuk shterron, e për këtë ai edhe është vlerësuar me shumë medalje e certifikata, e ku padyshim vlerësimi më i lartë është “Nderi i Kombit”, dhënë nga presidenti Bamir Topi në vitin 2012. Me këtë rast, gazeta e uron në këtë 77-vjetor të ketë jetë të gjatë e të jetë i lumtur pranë familjes, miqve e sportdashësve!

Faruk Kalleshi – Fitues i madh

Për lexuesit është me interes të mësojnë se Faruk Kalleshi është i vetmi sportist shqiptar që ka marrë pjesë në katër spartakiada dhe ka marrë medalje ari në të katërta, duke e bërë karrierën e tij mbresëlënëse. Kujtojmë se spartakiadat e mëparshme ishin aktivitete elitë për kohën dhe kishin shumë rivalitet. Faruk Kalleshi është sportisti më jetëgjatë në anketën 10-sportistët më të mirë ndër vite. Për plot 16 vjet ai është nominuar në këtë anketë dhe ka fituar, duke qenë pjesë e saj në mënyrë të padiskutueshme. Duket e pabesueshme sot, por Faruk Kalleshi është shpallur kampion kombëtar në moshën 39-vjeçare, madje vitin e fundit të karrierës së tij fitoi tri medalje ari në Spartakiadën Kombëtare të vitit 1984. Një tjetër e veçantë e shkëlqyer nga karriera e tij lidhet me faktin se ai është sportisti i vetëm shqiptar i peshëngritjes që tentoi në një garë zyrtare të thyejë rekordin botëror. Siç shprehet dhe vetë Kalleshi “mbeta 5 kg më poshtë, pasi emocionet bënë të vetën. Dështova, edhe pse unë isha përgatitur për ta thyer këtë rezultat, madje ishin bërë gati të gjithë për të festuar. Por emocionet bënë të vetën. Nuk janë vetëm rezultatet, emocionet që kam kaluar dhe kam dhënë, lidhjet me njerëzit etj, por më shumë më gëzon fakti se njerëzit më respektojnë shumë. Kush e njeh Faruk Kalleshin e përshëndet. Më njohin kudo dhe kjo të jep një ndjesi të mire”.

 

Kush është Faruk Kalleshi?

Datëlindja: 06.12.1945

Vendlindja: Shkodër

Vendbanimi: Tiranë

Veprimtaria sportive

Gara e parë: 06.12.1964, në Berat

Mbylli karrierën me 3 medalje ari në Spartakiadën e vitit 1984.

Me Partizanin garon nga viti 1966-1968, thyen 38 rekorde kombëtare.

Më 1966 fiton anketën “5 sportistët më të mirë të vitit”, si pjesë e Partizanit.

21 vite kampion radhazi, nga viti 1964 deri në fund të vitit 1984.

Karrierën si trajner e nisi në vitin 1972 në Shkodër. I bënte të dyja njëherësh, edhe sportist edhe trajner.

Po në Shkodër, ka punuar inspektor i sporteve të rënda.

Ka punuar për shumë kohë mësues i edukimit fizik në Shkollën e Mesme Pyjore, Shkodër.

Trajner i Kombëtares së shtangës në vitet 2004-2007, kohë edhe kur e mbylli përfundimisht angazhimin e tij me peshëngritjen.

Disa nga titujt që mban Faruk Kalleshi

“Nderi i Sportit Shqiptar”, marrë në vitin 1999.

“Mjeshtër i Madh i Punës” (dhënë nga Presidenti i Republikës Rexhep Mejdani në vitin 2000).

Fitues disa herë i anketës “10 sportistët më të mirë”.

Urdhrin “Nderi i Kombit”, dhënë nga Presidenti Bamir Topi në vitin 2012.

Urdhri “Nderi i Njerëzimit”, dhënë në vitin 2019.