BREAKING NEWS

Frrok Çupi zbulon planin e errët që thurën Meta dhe Berisha një natë para vrasjeve në “21 janar”: Ja të fshehtat e ekzekutimit të Aleks Nikës që mund t’i hapë rrugën SPAK të zbardhë dhjetëra viktima që kanë ‘hequr qafe’ dy shefat kur ishin në pushtet...

Frrok Çupi zbulon planin e errët që thurën Meta dhe
x
BREAKING NEWS

Evi Kokalari tregon “puçin” e Ilir Metës për Sali Berishën, ish-presidenti fut në lojë kushëririn e tij, ja kush është politikani që po kërkon ta vendosë në krye të opozitës dhe posti që po synon të marrë vetë në fund kryetari i Partisë së Lirisë...

Evi Kokalari tregon “puçin” e Ilir Metës për Sali
x
BREAKING NEWS

Ja përmbysja që pritet të bëjë Rama me drejtuesit politik të qarqeve të PS, nga largimi i Peleshit, Ballukut dhe Gjiknurit, te zhvendosja e Taulant Ballës dhe afrimi i Erion Braçes, Benet Becit dhe Pjerin Ndreut, zbardhet lista me emrat e rrezikuar...

Ja përmbysja që pritet të bëjë Rama me drejtuesit
x
BREAKING NEWS

Dalin detaje të tjera për rritjen e pensioneve, zbulohet sa lekë do të përfundojnë në xhepat e tyre, nga shpërblimet dhe deri te mënyra se si do ta marrin pensionin, flasin ekspertët

Dalin detaje të tjera për rritjen e pensioneve, zbulohet sa lekë
x
BREAKING NEWS

Artur Meçollari zbardh detajet e forta: Ja si po qepen prej 3 vitesh nga SPAK dosjet e aferave me pronat në ushtri, emrat ‘VIP’ që po hetohen me themel, skandalet që rrezikojnë të fundosin Bajram Begajn dhe pse imuniteti nuk e shpëton dot nga prangat e...

Artur Meçollari zbardh detajet e forta: Ja si po qepen prej 3 vitesh
x
BREAKING NEWS

Industria e armëve mashtrim i madh, gjithë fabrikat janë shkatërruar në Shqipëri, Nasip Naço nxjerr blof Niko Peleshin dhe zbardh skandalet e Ministrisë së Mbrojtjes, si përfunduan për skrap uzinat e municioneve   

Industria e armëve mashtrim i madh, gjithë fabrikat janë
x
BREAKING NEWS

Zbulohet struktura re e Rithemelimit, ja ndryshimet drastike që do të ndodhi nga nënkryetarët deri te emërimet e mbështetësve që janë në pozicionin e anëtarëve të Kryesisë

Zbulohet struktura re e Rithemelimit, ja ndryshimet drastike që do të
x
BREAKING NEWS

Kreshnik Spahiu: Ju tregoj urdhrat që mori Rama dhe Zelensky nga NATO, Samiti për Ukrainën nuk ishte reklamë për kryeministrin, ja plani amerikan që po thuret në fshehtësi të plotë për Shqipërinë

Kreshnik Spahiu: Ju tregoj urdhrat që mori Rama dhe Zelensky nga NATO,
x

Sport

Faruk Kalleshi, “Everesti” i shtangës shqiptare

Faruk Kalleshi, “Everesti” i shtangës shqiptare

Faruk Kalleshi, një emër i dashur e popullor në analet e sportit shqiptar. Ai si një talent ka lindur për shtangen. Është cilësuar nga specialistët vendas e të huaj, si “Ikona”, “mrekullia”, “sakrifica”, “magjia”, për këtë sport vërtet burrëror. Ky emër “unik” personifikon talentin për botën e bukur të shtangës. Të flasësh për këtë emër të shquar nuk është fort e lehtë. Ky “kollos” i shtangës, ka vulosur emrin e tij në “panteonin” e me të mëdhenjve, e për meritë, ai mban titullin më të lartë, e të lakmuar për çdo sportist, “Nderi i Kombit”. Ky “kollos”, monument i sportit shqiptar, sot ka ditëlindjen e tij, ndaj unë si dhuratë po i bëj atij një shkrim modest e të thjeshtë, se i tillë është Faruku. Dihet historia e tij brilante në shtangë. Në kohën e tij sportive, mbi supet e tija të “vegjël”, ai regjistroi tonelata më hekura të ngritura, e pa diskutim gjithnjë e në çdo garë ai nuk largohej pa rekorde. Faruku, si një fenomen interesant, ishte një talent futbolli, por edhe një akrobat i lindur. Gjatë karrierës së tij 21-vjeçare, në pedanën e shtangës, ai kurrë nuk mburret, por është gjithnjë modest. Jam marrë me shkrime të ndryshme sportive, kryesisht me futbollin, e me “Historikun e Shtangës”, aty me është fiksuar ky emër “legjendë”. Ai kudo, si “relike”, shfaqej në historikun e shtangës me tituj kampion e rekorde, e medalje ndërkombëtare pa mbarim. Pra sot Faruku ka ditëlindjen e tij, të 78-të, në atë ditë fatlume të 6 dhjetorit 1945, në qytetin, e bukur të Shkodrës, aty ku gjarpëron “Drini”, e “Buna” paqësore e me qetësi gjarpëron nga ultësira perëndimore e derdhet në det. Aty lindi Faruku, në atë qytet, ku flladi “fantastik” i liqenit me të njëjtin emër, mban gjithnjë të freskët, kulturën, artin e sportin e këtij qyteti simbol të qytetarisë shqiptare. Aty u rrit Faruku, për tu bërë “legjendë”. Këto janë veti të një talenti që nëna natyrë ja fale me “pikatore” çdo talenti, një herë në 100 vjet. Pra dhe një sportist si Faruku, është e vështirë të përsëritet. Hapat e tij të para drejt mjeshtërisë, Faruku i fitoi te fusha e futbollit pranë shkollës së mesme “Xheladin Fishta”, aty ku ai studionte, bashkë me Zhegën, Ragamin e Bizin. Aty bie në sy talenti i tij nga trajner Z. Bakalli zbulues i talenteve të reja të futbollit. Kjo ofertë e Bakallit nuk e tundon Farukun kurajoz, se ai ishte i fiksuar për artin, e nuk pranon të luajë futboll, por bashkohet te cirku i qytetit, ku krijon duetin mbresëlënës e me histori në ushtrimet akrobatike, Lili Pacin, e cila më vonë do bëhej bashkëudhëtare e jetës së tij, e një nënë shembullore.

Faruk Kalleshi, “Everesti” i shtangës shqiptare

Nga teatri në palestër

Andej nga tetori i vitit 1964, në një shfaqje në teatër ku demonstronin ushtrimet akrobatike, Faruku e Lili, në sallën e teatrit, në rreshtin e parë, ishte spektator trajneri i “Vllaznisë”, Njazi Bushati, kampion e rekordmen absolut, pionier i shtangës shqiptare. Ai e nuhat talentin e Farukut, e menjëherë pas shfaqjes,ai thërret Farukun të inkuadrohet pranë skuadrës shkodrane të shtangës. Mbas shumë përpjekjesh, por dhe me miratimin e prindërve, ai pranon ti bashkohet “Vllaznisë”. Dalja e tij e parë në pedanën e shtangës i përket 12 dhjetorit të vitit 1964, në Berat. Ajo ditë “fatlume” për Farukun, do hapë një kapitull të ri, drejtë historisë. Aty në ata gara Faruku konkurron në peshën 52, kg, shpallet kampion kombëtar e vendose 5 rekorde kombëtare, që do pasohen më vonë dhe me 111 të tjerë gjatë karrierës së tij 21-vjeçare. Ashtu i vogël, shtatshkurtër, i disiplinuar e tepër kurajoz në detyrat qe i ngarkonte trajneri, ai gjatë karrierës së tij ka konkurruar në peshat 52 – 56 kg, duke arritur majat, e duke mbajtur gjithnjë lart flamurin me rekorde e tituj. E me të drejtë specialistët e kanë quajtur Farukun e sportit “Everesti” i shtangës Shqiptare. Ky emër i shquar, në 21 vite karrierë, ka realizuar 116 rekorde kombëtare, me “Vllazninë”, “Partizanin”, 21 tituj kampion, e 21 kupa Republike, pra me këtë karrierë fantastike, ai e meriton të qëndrojë solid në majat e këtij sporti. Si asnjë sportist shqiptar Faruku ka marrë pjesë në 4 spartakiada, të cilat i ka korurëzuar me 4 medalje ari, në peshën 52 kg.

Faruk Kalleshi, “Everesti” i shtangës shqiptare

Fundi i karrierës dhe vlerësimet/ Kalleshi në listën e më të mëdhenjve të shekullit

Në fund të karrierës së tij, brilante, në moshën 38-vjeçare, ai e mbyllë me një sukses të trefishtë, në spartakiadën e 5-të kombëtare të vitit 1984, me 3 medalje ari, në 3 stile: shtytje, shkëputje e dygarësh. Këtu ai ndalet përfundimisht nga sporti, për të qenë i paarrirë për gjithë kohërat. Të flasësh për këtë emër “brilant”, nuk është e lehtë. Të shkruash për Farukun, nuk dalin dy libra me nga 300 faqe, por unë jam ndalur te disa episode “pikante” që ja vlejnë të kujtohet, e të rikujtohet me nostalgji, se ndryshe Faruku me shokë mbesin në pluhurin e harresës nga historia. E me të drejtë, atij i është skalitur emri me shkronja të arta në panteonin e më të mëdhenjve, si ma të shquarit e shekullit në listën e 10 sportistëve shqiptarë, i anketuar nga specialistët në vitin 1998. Për merita të shkëlqyera në shtangë, në vitin 1970 ai meriton titullin “Mjeshtër Sporti”, me 1973 meriton titullin “Mjeshtër i Merituar”. Në vitin 1999, MKR Sporteve, i akordon Farukut titullin e merituar “Nderi i Sportit Shqiptar”. Pas një viti, me një dekret të presidentit Bamir Topi, pikërisht në korrik të vitit 2008, Farukut i akordohet titulli “Mjeshtër i Madh”. Me 12 korrik 2012, me një dekret të posaçëm të presidentit, ai koleksionon, titullin më të lartë, si asnjë sportist tjetër i shtangës, “Nderi i Kombit”. Si një sportist elite në shtangë, ky emër i madh, është 6 herë fitues i anketës tradicionale 10 sportistët më të mirë shqiptarë. Në vitin 1998 “Sporti Shqiptar” hap superanketën e shekullit dhe Faruk Kalleshi renditet midis më të mëdhenjve të sportit shqiptar.

Gara për rekord botëror, emocionet e tradhtojnë

Si një virtuoz i shtangës, në korrik të vitit 1970, ai tentoi të thyejë rekordin botëror. E mbaj mend mirë atë ditë të nxehtë e të paharruar të 8 korrikut të vitit 1970. Aty në pallatin e sportit të Shkodrës i tejmbushur plot e përplot, ishim aty të gjithë për të ndjekur Farukun në garën e tij, për titull botëror, në stilin e forcës. Sipas protokollit, asistonte dhe një gjyqtar i huaj të konfirmojë thyerjen e rekordit. Boshti i shtangës, rrumbullakosë peshën, 117.5, kg. Këtë peshë Faruku e kishte ngritur shpeshherë në stërvitje, por duhej një konfirmim real, me shtangë të ngritur lart nga Faruku, por ajo nuk i bindet, atij para tifozëve shkodranë, Ajo e “tradhton” në tre prova duke mbetur 5 kg larg rekordit. Si një sportist elite ai është anëtar i ekipit tonë përfaqësues, për 18 vite me radhë nga viti 1966 – 84. Garën e tij të parë ndërkombëtare ai e zhvillon në vitin 1966, në Pekin, e shpallet kampion në peshën e tij, e realizon 12 rekorde kombëtare, dhe e mbyllë në vitin 1984, në kampionatin botëror në Bullgari. Gjate kësaj periudhe, mbi gjoksin e tij ai përvetësoi mbi 30 medalje të merituara, ari, argjendi e bronzi. Dhe vjen një ditë ai largohet nga shtanga, por jo nga sporti. Për 5 vite me radhe ai drejton të rriturit e “Vllaznisë”. si trajner, por dhe shtangist, detyre të cilën e kryen shkëlqyer. Gjatë periudhës 2000-2006 ai drejton ekipet e vajzave të “Tiranës” e “Dinamos” në shtangë, ku vajzat e dy ekipeve, përmirësojnë 52 rekorde kombëtare. Suksesi me spektakolar i Farukut është në drejtim të ekipit tonë përfaqësues të vajzava si Sirjana Ruci, Besjana Kokomani, Romela Begaj, e pa dyshim Fetije Kasaj, e cila në vitin 2006, meriton 3 medalje ari në 3 stile duke, u shpallur kampione Europe.

Faruk Kalleshi, “Everesti” i shtangës shqiptare

Pas një burri të suksesshëm qëndron një grua e fortë

Faruk Kalleshi, “Everesti” i shtangës shqiptare

Pa Liljanën, Faruku nuk do kishte arritur këto suksese. Ajo si krahu i djathtë, i ka qëndruar pranë kudo. Pra një pjesë e sukseseve, i takojnë edhe asaj. Sot në ditën e tij të lindjes të 78-të, ashtu trupvogël por dhe tepër energjik si në rini, ai gëzon një shëndet për tu admiruar e për tu patur zili. E gjithë jeta e tij sportive kalon nëpërmjet, notave të pentagramit, nga futbolli, në cirk, pedana e shtangës e trajner. Ndonjëherë sporti e arti kanë një të përbashkët, se Faruku, më parë kish bërë art, atë e demonstron dhe sot nëpërmjet përgatitjes së tij. Dhe pse 78 vjeç, ai qëndron vertikal e bën ushtrime spektakolare, pa u stepe. Ky njeri trup vogël, është objekt sensacional, i një sportisti shembullor, e një prind i shkëlqyer e me vlera të mëdha, si “napoloni i arit”. Këto kampionë të mëdhenj, duhet t’i ruajmë, e t’i respektojmë se i kemi me “pikatore”. Ata janë vlerat dhe ambasadorë të sportit tonë kudo në botë.

Faruk Kalleshi, “Everesti” i shtangës shqiptare

Gazeta “SOT” i bashkohet urimit për ikonën e sportit shqiptar Faruk Kalleshi, që të ketë jetë të gjatë!