BREAKING NEWS

Ilir Demalia zbardh kulisat: Ju tregoj kurthin që Edi Rama po i ngre ‘Rithemelimit’, arsyet e vërteta të distancimit të grupit të Bardhit nga Lulzim Basha, panikun që ka shpërthyer brenda tyre dhe lajmet e hidhura që e presin Sali Berishën

Ilir Demalia zbardh kulisat: Ju tregoj kurthin që Edi Rama po i ngre
x
BREAKING NEWS

Idajet Beqiri: Kanë mbaruar hetimet për dosjen ‘CEZ-DIA’, përveç Metës, Berishës dhe Shkëlzenit rrezikon prangat një juriste amerikane, ish-presidenti po përgatitet për ditët e zeza në SPAK, ja strategjia që po ndjek për të shpëtuar nga arresti me burg...

Idajet Beqiri: Kanë mbaruar hetimet për dosjen ‘CEZ-DIA’,
x
BREAKING NEWS

Rama-Meta-Berisha ulen bashkë në tryezën e pazarit për të monitoruar SPAK dhe përmbysur reformën në drejtësi, ja pse është alarmuar “Treknëdëshi i Bermudës”

Rama-Meta-Berisha ulen bashkë në tryezën e pazarit për
x
BREAKING NEWS

Gati të fundoset grupi organizator i biznesit të armëve në Gërdec, prokurorët pritet të marrin në duar faktet nga Drejtësia Amerikane, nisen letër-porositë në SHBA, informacione do të merren edhe për Patrick Henryn, ja lidhja e tij me Delijorgjin dhe S...

Gati të fundoset grupi organizator i biznesit të armëve në
x
BREAKING NEWS

Daut Gumeni: Ja pse socialistët dhe Gentiana Sula bllokuan hapjen e dosjes së spiunit të Ilir Metajt, presim që ‘shiringa me ujë deti’ që u injektoi zyrtari i lartë i DASH prokurorëve të SPAK të sjellë arrestimin e ‘peshave të rënda’

Daut Gumeni: Ja pse socialistët dhe Gentiana Sula bllokuan hapjen e dosjes
x
BREAKING NEWS

Plas skandali, Kuvendi i Shqipërisë vihet nën akuzë për votimin pa kuorum të ligjit për Investimet Strategjike, ja si u shkallmua Kushtetuta nga mazhoranca, zbardhet mashtrimi

Plas skandali, Kuvendi i Shqipërisë vihet nën akuzë për
x
BREAKING NEWS

Pasuria e dyshimtë e “sheikut” të Kuvendit Laert Duraj që sfidon “ujqërit” e vjetër në politikë, banesë 200 mijë euro, 11 llogari bankare, fitime marramendëse nga qeratë, 180 mijë euro shitje pasurish, si i ka justifikuar milionat nga puna si emigrant,...

Pasuria e dyshimtë e “sheikut” të Kuvendit Laert Duraj
x
BREAKING NEWS

Ja pazaret e PS dhe Rithemelimit, si po mbrojnë korrupsionin e Klodian Allajbeut dhe Vilma Nushit, vjedhjet me “Hemodializën”, “Check Up”-in, “Laboratorët” dhe “Sterilizimin” janë të faktuara, priten arrestimet nga SPAK

Ja pazaret e PS dhe Rithemelimit, si po mbrojnë korrupsionin e Klodian
x

Sport

Faruk Kalleshi, rekordmeni i peshëngritjes, rrëfen lidhjen me Liljanën

Faruk Kalleshi, rekordmeni i peshëngritjes, rrëfen lidhjen me

Bashkëshorti i Liljanës është Faruk Kalleshi, i njohur për publikun e gjerë si një prej më të mëdhenjve të peshëngritjes shqiptare, kampion e rekordmen për më shumë se 20 vjet, me shkëlqim të pazakontë tek Partizani e Vllaznia, si dhe në përfaqësuesen e Shqipërisë. Trupvogli Kalleshi ka bërë bëma të mëdha në peshëngritje, por këtu është momenti të kujtojmë njohjen dhe martesën e tij me Liljanën, vajzën që e njohu në cirku i Shkodrës. “Në moshë fëminore, njoha një vajzë, Liljana Pacin, shumë e talentuar, me vyrtyte të jashtëzakonshme, e pashë si talent të rrallë. Më vonë, krahas simpatisë si akrobate,  me lindi simpatia si njeri. Ndoshta se isha në kulmin tim, ku tentova të thyeja rekordin botëror, në vitin 1970, vendosa të bëj një lidhje serioze, të cilën e finalizuam në nëntor të vitit 1970 me martesën tonë. Nëse unë kam pasur arritje të mëdha, krahas aftësisë dhe talentit tim, vlera kryesore e arritjeve të mia i përket Lilit. Sepse, krahas anës morale, edhe në aspektin familjar nuk kisha preokupime se ajo i përballoi vetë. Prandaj, e shpreh me sinqeritet se arritjet e mia janë njëkohësisht edhe kontribut i saj”, shpehet Kalleshi. Më tej ai komenton çështjen e pensionit të posaçëm që i mungon Liljanës, si artiste e cirkut kombëtar. Dhe Faruku, me një gjuhë të zgjedhur, di të çojë fjalën në vendin e duhur. “Nga shteti shqiptar jemi të shqetësuar, sepse si rrallë ndonjëherë një artiste e madhe e cirkut nuk vlerësohet sa duhet. Megjithatë, nisur nga fakti që Kryeministri është vetë artist, kur ta marrë vesh se një Laureate e Çmimit të Republikës nuk merr pension të posaçëm, do të çuditet”, nënvizon më tej ai.

Dokumentet në ministri, Liljana pret prej 9 vjetësh pensionin

Shumë personalitete të artit e të sportit e kanë përfituar pensionin e posaçëm shtetëror. Ndoshta Liljana mund të ishte nga të parat që ka të drejtën e përfitimit, nisur nga vlerat dhe kontributi i saj si artiste e cirkut. Por si duket edhe në këtë drejtim në Shqipëri kërkohet të ketë ndërhyrje. Dokumentet për pension të posaçëm Liljana i ka dërguar që prej vitit 2012, por deri më tani nuk është bërë asgjë në këtë drejtim. Vetë Liljana e përshkruan këtë çështje në këtë formë. “Nëse i referohemi dokumentacionit dhe vlerësimeve që janë bërë për karrierën, asnjë artist nuk i ka arritjet e mia. Laureat i Çmimit të Republikës ishte vlerësim i madh për kohën. Vetëm unë dhe Tano Banushi e kemi patur. E kam pritur të vlerësohem në këtë drejtim, por nuk ka si më propozon dikush që nuk është në lartësinë time e që ta kuptojë karrierën time. Dokumentet qëndrojnë prej 12 vjetësh në ministri, por tani marr vesh lart e poshtë se është me miqësira, shoqërira etj, kurse unë jam e heshtur, nuk shkoj të lutem e të qaj në dyert e institucioneve. Lili ka një fytyrë, vetëm fytyrën e saj. Kjo është një neglizhencë edhe ndaj cirkut dhe historisë së tij në vendin tonë. Është një turp që të mos më japin pension të veçantë, sepse, siç thashë më lart, vlerësimet e mia i ka vetëm Tano Banushi. Kësaj artisteje që doli në pension me 60% i rrofshin dokumentet, vlerësimet, medaljet e dekoratat që i janë dhënë, sepse pensioni i veçantë jepet me miqësi. Unë jam për të drejtën dhe nëse ka më të mirë se mua, që kanë më shumë arritje, atëherë le ta marrin”, thotë zonja Kalleshi. Një apel që duhet të zgjojë institucionet, në mënyrë që të veprojnë me përgjegjësi dhe dashamirësi ndaj vlerave dhe kontributit të zonjës Kalleshi.