Kërko Për

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS Lajme nga Shqiperia, Kosova, Rajoni dhe Bota, Politike, Kronike, Aktualitet, Dossier, Kulture, Sport

Fatet e grupit H kalojnë nga Stambolli, dueli me turqit vendimtar për kuqezinjtë

Postuar: 12/09/2019 - 07:22

Shqipëria do të ketë më 11 tetor duelin më të rëndësishëm në kualifikueset e Euro-2020, pasi përballet me Turqinë, e cilësuar rivale direkte për një vend në Europian. Është dhe Franca, padyshim, por “Gjelat” kanë më shumë avantazhe dhe shihen favoritë për të qenë në krye të grupit H. Kështu që Shqipërisë i duhet të matë forcat me Turqinë, që është shansi i fundit për të rikuperuar. Turqit kanë 6 pikë më shumë por një kalendar më të vështirë. Nëse Shqipëria fiton duelin direkt, atëherë afrohet në renditje dhe turqit pas kuqezinjve luajnë me Francën në transfertë ku kanë shanse minimale. Pas Turqisë kuqezinjtë përballen në transfertë me Moldavinë, një skuadër ndaj së cilës besohet se mund të merret maksimumi më lehtë. Në fund vijnë dy duelet brenda fushe, një me Andorrën e tjetra me Francën. Nuk është e lehtë, por besohet që Shqipëria ta ketë barazuar Turqinë me pikë deri në duelin e fundit, për të shpresuar për një vend të dytë në grup, gjithmonë nëse Islanda nuk do të bëjë ndonjë mrekulli në përballjet e saj me Turqinë dhe Francën. Pra fatet e grupit H kalojnë nga Stambolli, atje ku një muaj më pas, pikërisht më 11 nëntor, Shqipëria dhe kuqezinjtë e saj do të ndeshen me turqit, të cilët mbajnë aktualisht kreun e grupit H me 15 pikë, ndërkohë që Shqipëria ka grumbulluar deri tani 9 pikë. Kështu, edhe një herë, në rast se kuqezinjtë marrin maksimumin nga turqit, atëherë ka shpresë, pasi Turqia do të udhëtojë në një transfertë të vështirësisë maksimale në Francë më 14 tetor. Ndërsa, më pas presin Islandën. Ndërkohë, nga ana tjetër, Islanda ka ndeshjen e vështirë ndaj Francës dhe më pas sfidën ndaj Turqisë. Kështu, kalendari duket sikur është në krahun e Shqipërisë. Megjithatë, pikë së pari duhet menduar për të mposhtur Turqinë, pasi vështirësia është e madhe. Ndërkohë, më 14 tetor, pas Turqisë, kuqezinjtë kanë një lehtësi përpara sepse do të luajnë ndaj Moldavisë në transfertë dhe do të presin në shtëpi Andorrën, dy ndeshje ku ambiciet janë për gjashtë pikë të plota. Dhe këto pikë marrin vlerë vetëm nëse mundet Turqia brenda në Stamboll, për t’ia lënë më pas “stafetën” duelit të fundit me Francën, ndaj së cilës mbyllen eliminatoret e Euro-2020 dhe ku francezët besohet se mund të ketë zgjidhur çështjet e kualifikimit deri në atë takim. Nuk duhet harruar që me Francën ka gjasë të inaugurohet edhe stadiumi i ri kombëtar në Tiranë.

Cikalleshi: Shqipëria ka shanse reale për në Europian

Sulmuesi kuqezi, Sokol Cikalleshi, ishte një nga ata lojtarë të cilët shkëlqyen në mbrëmjen e djeshme për Shqipërinë në përballjen ndaj Islandës. Sulmuesi gjeti edhe rrugën e rrjetës, ndërsa pas ndeshjes u shpreh se me Turqinë i pret një finale, teksa theksoi se trajneri Reja i ka dhënë besim dhe lirshmëri skuadrës, por nuk mungon disiplina. “Jemi shumë të lumtur pas zhgënjimit në Francë, nuk ishte e lehtë. Arritëm të fitonim edhe me katër gola, gjë që rrallë ka ndodhur më parë. Arritëm të shënonim me dy mbrojtës, është mirë pasi tregon se ekipi funksionon. Jemi të lumtur, kemi bërë gjysmën e punës për të vazhduar ëndrrën tonë. Kemi edhe gjysmën tjetër me Turqinë, por që është e vështirë. Shanset? Nëse nuk fitonim shanset tona do zbeheshin. Është e vështirë, Franca dihet që është vendi i parë. Jemi në disavantazh me Turqinë dhe Islandën, por siç e thashë sot bëmë gjysmën e punës Kemi një finale me Turqinë, nuk duhet të humbim. Nuk jemi favoritë, por kemi shanset tona. Reja ka bërë atë çka na nevojitet më shumë, na ka dhënë besim. Lirshmërinë e duhur, sigurisht dhe me disiplinë. Duke gjetur harmoninë që na mungon, uroj që ta shpalosim edhe me rezultate. Sot e treguam, është një ringritje pas Francës Sot kënaqemi por nga nesër vazhdojmë me kokën ulur”, tha Cikalleshi.

Adriatik BALLA

/Agjensia e Lajmeve Sot News/

Na Beni Like Ne Facebook: 

Lajme nga e njejta kategori

Postuar: 07/12/2019 - 23:36

Lazio ka arritur të mposhtë me përmbysje skuadrën e Juventusit.

Postuar: 07/12/2019 - 17:13

Totenhemi është duke luajtur ndaj Bërnleit në shtëpi e vlefshme për xhiron e 16-të në Premier Lig

Postuar: 07/12/2019 - 07:22

Trajneri i Juventusit Mauricio Sarri, në një dalje për mediat ditën e djeshme tha për gazetarët s

Postuar: 07/12/2019 - 07:20

Partizani do të luajë këtë javë në Ballsh, përballë Bylisit, duke pasur objektiv trepikëshin që d

Postuar: 07/12/2019 - 07:18

Kombëtarja nuk i realizoi objektivat e saj në kualifikueset e Kampionatit Europian të vitit 2020,

Postuar: 06/12/2019 - 23:28

28-vjeçari elbasanas Armando Sadiku i ka dhënë fitoren skuadrës së tij me dopietën e reali

Postuar: 06/12/2019 - 23:19

Sulmuesi Vedat Muriqi u ngjit në krye të renditjes së golashënuesve në kampionatin turk, pasi s