BREAKING NEWS

Ilir Meta ka porositur disa vrasje të bujshme, ja si ka bashkëpunuar me grupet kriminale për të asgjësuar armiqtë e tij, Idajet Beqiri nxjerr detajet e forta dhe zbulon ngjarjen e rëndë ku është implikuar edhe Monika Kryemadhi

Ilir Meta ka porositur disa vrasje të bujshme, ja si ka bashkëpunuar
x
BREAKING NEWS

Trondit Frrok Çupi: Ja planet e përbashkëta mes Sali Berishës dhe Izet Haxhisë, nga vrasja e Azem Hajdarit, urdhri për të eliminuar një ministër, deri te strehimi në Turqi

Trondit Frrok Çupi: Ja planet e përbashkëta mes Sali
x
BREAKING NEWS

Si u masakrua agjenti shqiptar në Himarë nga shërbimet greke, detajet nga dosja që fsheh politikanët që i shërbyen Sigurimit dhe dështimi i planit të jugosllavëve për të eliminuar Ramiz Alinë, ja rrëfimi i fundit “bombastik” i Bujar Hoxhës përpara se t...

Si u masakrua agjenti shqiptar në Himarë nga shërbimet greke,
x
BREAKING NEWS

Ambasadori dhe gjyqtarët britanikë në derën e SPAK, Londra aleancë me Dumanin për të goditur pushtetarët e lartë, gjurmim të parave të pista, llogarive bankare dhe sekuestrim pasurie, ja si britanikët do plotësojnë me materiale shtesë dosjet përvëluese...

Ambasadori dhe gjyqtarët britanikë në derën e SPAK, Londra
x
BREAKING NEWS

Komisioni për drejtësinë në udhëkryq, ja çfarë përmban projekti i Edi Ramës në bashkëpunim me Sali Berishën kundër SPAK dhe institucioneve të pavarura

Komisioni për drejtësinë në udhëkryq, ja
x
BREAKING NEWS

Plas sherri te Rithemelimi, grupi i Bardhit përplaset me përkrahësit e Sali Berishës, Shehu, Noka dhe Sula kundër komisionit të Edi Ramës

Plas sherri te Rithemelimi, grupi i Bardhit përplaset me
x
BREAKING NEWS

Lajme shumë të mira për administratën, në qershor hyn në fuqi rritja e re e pagave, orari i punës do të jetë 09.00 me 15:30, do të ketë edhe shpërblime, ja kategoritë që përfitojnë

Lajme shumë të mira për administratën, në qershor hyn
x
BREAKING NEWS

Kërcënohet me sms Altin Dumani, deputeti demokrat zbardh pazaret Rama-Berisha me amnistinë penale, ja si u liruan të korruptuarit dhe “puçi” që iu bë SPAK

Kërcënohet me sms Altin Dumani, deputeti demokrat zbardh pazaret
x

Sport

Fatet e sezonit të Tiranës luhen në një javë, spektakël në Kategorinë e Parë

Fatet e sezonit të Tiranës luhen në një javë,

Kategoria Superiore ka luajtur 32 javët e para të saj dhe kur mbeten edhe katër xhiro nga sezoni i rregullt, duket se tre ekipe e kanë të garantuar pjesëmarrjen në “Final Four” pra në “play-off” që të jep shansin të luftosh për titulli. Por një vend i katërt mbetet i hapur mes Tiranës, Dinamos dhe Skënderbeut që janë shumë pranë me pikë dhe për to do të ndikojnë shumë duelet direkte. Nga ana tjetër, për bardheblutë ka nisur të trokasë fati i sezonit, në kuptimin që brenda kësaj jave do të luhen dy duele vendimtare për fatet e sezonit, si në Kupën e Shqipërisë dhe në kampionat në Superiore. nga ana tjetër, Dinamo ka pretendime të jetë në katërshe dhe disfata me Partizanin në derbi ia vështirësoi këtë objektiv. Edhe Skënderbeu synon top-4 por ka rivalitet të theksuar. Asnjëra skuadër nuk ka ecuri bindëse, pasi kanë kaluar një sezon me probleme, duke pasur mjaft oshilacione. Si të mos mjaftonin këto, Tirana ka dhe problemin e presidentit, pasi borxhet duket se sollën vështirësi për presidencën e cila ka nxjerrë në shitje aksionet.

Dy ndeshje vendimtare

Siç thamë, Tirana luan gjithë sezonin në dy ndeshjet e radhës. Mesjava rezervon përballjen e kthimit të Kupës së Shqipërisë. Të mërkurën, Tirana do të presë Kukësin, në një ndeshje ku bardheblutë duhet patjetër të fitojnë minimalisht me një diferencë me dy gola. Tirana do tentojë që të zhvlerësojë humbjen 2-0 të pësuar në “Kukës Arena” dy javë më parë. Ndonëse nuk do të jetë një mision i lehtë, duke parë që verilindorët nën drejtimin e Bledar Devollit kanë një tjetër fytyrë. Bardheblutë vijnë pas dy fitoresh radhazi në Superiore e synojnë triumfin e tretë. Ndërsa në fundjavë i pret derbi me Partizanin, ku synohet fitorja për të siguruar “Final 4”. Dy ndeshje rresht që vendosin fatet e bardhebluve këtë sezon.

Spektakël në Kategorinë e Parë

Dje në Kategorinë e Parë u luajt kryesfida Flamurtari-Elbasani, që përfundoi në barazim 2-2. Ishin miqtë që kaluan të parët në avantazh me anë të Lilës në minutën e 27-të. Megjithatë, 11-minuta më pas vendasit reaguan dhe rikthyen ekuilibrat falë golit të Vasil Shkurtajt. Në pjesën e dytë, në të 76-tën, Flamurtari gjeti golin e përmbysjes me anë të Frashërit, por festa e kuqezinjve zgjati pak, pasi një minutë më pas Elbasani barazoi rezultatin duke fiksuar barazimin 2-2. Pas kësaj ndeshje, Flamurtari mban vendin e tretë me 55 pikë ndërsa Elbasani mbetet në krye me 70 pikë. Apolonia mposhti në shtëpi me rezultatin 4-1, Bylisin. Fierakët morën tre pikë shumë të rëndësishme për renditje e për të siguruar një vend në “play-off”. Sa i takon sfidës, bardhejeshilët zhbllokuan sfidën në të 44’ me anë të Umeijego ndërsa në fraksionin e dytë shënuan edhe tre gola të tjerë respektivisht në minutat 64, 71 dhe 89-të. Pas këtij trepikëshi, Apolonia mban vendin e pestë me 46 pikë ndërsa Bylis mbetet i dyti me 67 pikë. Ndërkohë, Vora u rikthye te fitorja pas pesë humbjesh radhazi duke mposhtur 3-0 Tomorin. Në ndeshjet e tjera, Lushnja fitoi 2-0 ndaj Besës ndërsa Kastrioti mposhti 3-1, Burrelin.