BREAKING NEWS

Gati të fundoset grupi organizator i biznesit të armëve në Gërdec, prokurorët pritet të marrin në duar faktet nga Drejtësia Amerikane, nisen letër-porositë në SHBA, informacione do të merren edhe për Patrick Henryn, ja lidhja e tij me Delijorgjin dhe S...

Gati të fundoset grupi organizator i biznesit të armëve në
x
BREAKING NEWS

Daut Gumeni: Ja pse socialistët dhe Gentiana Sula bllokuan hapjen e dosjes së spiunit të Ilir Metajt, presim që ‘shiringa me ujë deti’ që u injektoi zyrtari i lartë i DASH prokurorëve të SPAK të sjellë arrestimin e ‘peshave të rënda’

Daut Gumeni: Ja pse socialistët dhe Gentiana Sula bllokuan hapjen e dosjes
x
BREAKING NEWS

Plas skandali, Kuvendi i Shqipërisë vihet nën akuzë për votimin pa kuorum të ligjit për Investimet Strategjike, ja si u shkallmua Kushtetuta nga mazhoranca, zbardhet mashtrimi

Plas skandali, Kuvendi i Shqipërisë vihet nën akuzë për
x
BREAKING NEWS

Pasuria e dyshimtë e “sheikut” të Kuvendit Laert Duraj që sfidon “ujqërit” e vjetër në politikë, banesë 200 mijë euro, 11 llogari bankare, fitime marramendëse nga qeratë, 180 mijë euro shitje pasurish, si i ka justifikuar milionat nga puna si emigrant,...

Pasuria e dyshimtë e “sheikut” të Kuvendit Laert Duraj
x
BREAKING NEWS

Ja pazaret e PS dhe Rithemelimit, si po mbrojnë korrupsionin e Klodian Allajbeut dhe Vilma Nushit, vjedhjet me “Hemodializën”, “Check Up”-in, “Laboratorët” dhe “Sterilizimin” janë të faktuara, priten arrestimet nga SPAK

Ja pazaret e PS dhe Rithemelimit, si po mbrojnë korrupsionin e Klodian
x
BREAKING NEWS

Rama-Berisha ngrenë komision për të shkatërruar SPAK dhe Reformën në Drejtësi, ja pazaret e reja të “non-gratës” me kryeministrin për të bllokuar arrestimet

Rama-Berisha ngrenë komision për të shkatërruar SPAK dhe
x
BREAKING NEWS

Plas skandali i Portit të Vlorës, ja si iu falën Samir Manes 57 mijë metra katror tokë, të implikuar 2 ministra, SPAK merr në dorëzim padinë për megaoligarkun e qeverisë

Plas skandali i Portit të Vlorës, ja si iu falën Samir Manes 57
x
BREAKING NEWS

Gazetarja e njohur paralajmëron arrestime të bujshme në ditët në vijim, ja disa nga dosjet “përvëluese” që po heton SPAK dhe skema që ndoqën agjentët e BKH për të arrestuar Jorgo Goron, kryebashkiaku në detyrë i Himarës u përgjua 4 muaj rresht me metod...

Gazetarja e njohur paralajmëron arrestime të bujshme në
x

Sport

Fati dhe Handanoviç ndalin Shqipërinë, fiton Sllovenia

Fati dhe Handanoviç ndalin Shqipërinë, fiton Sllovenia

Kombëtarja Shqiptare është mundur dje në Slloveni nga përfaqësuesja vendëse me rezultatin 1-0. Një përballje që është vendosur nga Kampl në minutën e 19-të, i cili ka shënuar golin e vetëm të takimit duke i dhënë 3 pikë sllovenëve. Një Shqipëri e bukur që krijon shumë, por humbet përpara portës. Pasime të sakta, grintë dhe shumë emocione. Por, përfaqësuesja kuqezi nuk ia del dot të shmangë minimalisht as humbjen. Salihi, Rama dhe Cana humbasin raste të pastra, në një kohë që sllovenët përveç golit dhe 2-3 momenteve të tjera, vetëm janë mbrojtur dhe nuk kanë dhuruar emocione. Mijëra tifozë shqiptarë në stadium dhe një atmosferë spektakolare. Flamuj kuqezi dhe shumë atmosferë aq sa dukej se ndeshja po luhej në Shqipëri. Por, pavarësisht humbjes, duke parë edhe rezultatet e tjera të grupit, Shqipëria vazhdon të jetë sërish në lojë për të zënë një prej dy vendeve që i mundësojnë të shkojë në Botërorin e Brazilit vitin e ardhshëm.

Pjesa e parë

Sfida nis e qetë dhe të dyja skuadrat tregohen të kujdesshme. Me kalimin e minutave, vendësit shohin më shumë drejt portës kundërshtare, ndërsa Shqipëria e ka të vështirë që të rrezikojë. Çani i vetëm në sulm e ka të vështirë të përballojë tre mbrojtësit slloven. Mjafton një moment shpërqendrimi i mbrojtjes shqiptare dhe në minutën e 19-të, është Kampl që merr topin dhe në hyrje të zonës godet duke e bërë të pavlefshme hedhjen e portierit Berisha. 1-0 për Slloveninë, në një kohë që në pjesën më të madhe të stadiumit pllakos heshtja. Pas këtij moment, përfaqësuesja kuqezi mundohet të zgjohet, por e ka të vështirë që të shpërthejë nga krahët. Vendësit mbrohen mirë dhe nuk lejnë shumë hapësira. Lila dhe Agolli janë më të lëvizshëm në krahë, por Çani nuk krijon rrezikshmëri në zonë. Pjesa e parë mbyllet me fitoren 1-0 të sllovenëve.

Pjesa e dytë

Me fillimin e fraksionit të dytë, trajneri i Shqipërisë De Biazi nxjerr nga loja Bulkun dhe hedh në fushë Salihin. Në këtë moment forcohet sulmi. Shqipëria merr zemër dhe rastet janë të njëpasnjëshme. Fillimisht, Cana nuk godet siç duhet duke humbur një rast të mirë. Salihi në dy momente është i vetëm përballë portierit Handdanoviç, por nuk arrin të shënojë. Fati dhe gardiani slloven nuk lejojnë që kuqezinjtë të shënojnë. Vendësit janë të hutuar dhe vetëm mbrohen. E kanë shumë të vështirë që të dalin në lojën e tyre, në një kohë që sulmet e Shqipërisë vazhdojnë. De Biazi hedh në fushë edhe Agon Mehmetin, por në minutat e fundit, Shqipëria e ul ritmin. Sllovenët mundohen të organizohen dhe tentojnë disa herë me goditje nga jashtë zone, por pa rezultat. Minutat e fundit nuk sjellin asgjë dhe Shqipëria mundet në sfidën e radhës. Tashmë, të gjithë i kanë sytë tek takimi i pas katër ditëve në Islandë ku kuqezinjtë do të kërkojnë rezultat pozitiv.