BREAKING NEWS

Ilir Alimehmeti: Mijëra vdekje të shënuara me COVID do të hiqen në këtë shtet se janë numëruar gabim

Ilir Alimehmeti: Mijëra vdekje të shënuara me COVID do të
x

Sport

Federer trondit fansat dhe paralajmëron “pension”: Shumë shpejt tërhiqem nga tenisi

Federer trondit fansat dhe paralajmëron “pension”: Shumë

Roxher Federer theksoi dje se po mendon tërheqjen përfundimtare nga tenisi, një vendim të cilin mund ta marrë në muajin gusht. 39 vitet që ka mbi supe rëndojnë dhe janë arsye e fortë, por nuk është vetëm mosha, pasi zvicerani e ka bërë të qartë dhe e pranon se dyshja Nadal-Gjokoviç, rivalët e tij më të mëdhenj, kanë më shumë shanse të dominojnë. Veterani zviceran aktualisht pozicionohet në vendin e katërt në klasifikimin e përgjithshëm ATP, në kuotën e 6.630 pikëve, 415 pikë poshtë austriakut Dominik Thiem dhe me 740 pikë më tepër se tenisti moskovit Danil Medvedev. Mbetet për t’u parë se çfarë pasojash ka lënë virusi COVID-19 për të gjithë, por sidoqoftë deri në momentin e ndërprerjes së aktiviteteve për shkak të pandemisë së koronavirusit mund të thuhet me plot gojën se tenisti më në formë ishte padyshim Novak Gjokoviç. Përveçse numri 1 i botës Nole është edhe tenisti që ka triumfuar në 5 nga 7 turnetë e fundit “Slam”, ndërsa dy tur netë e tjerë janë fituar sezonin e kaluar nga spanjolli Rafael Nadal, në “Roland Garros” dhe “US Open”. Federeri e pranon se dita për të varur raketën në gozhdë po afrohet me shpejtësi, megjithatë në krahun tjetër Roxher po punon fort për t’u rikthyer sa më shpejt që të jetë e mundur në fushën e lojës, duke parë që nuk i ka mbetur edhe shumë kohë në dispozicion. Ndërkohë, babai i Novak Gjokoviç, Serdjan, deklaroi pak kohë më parë deklaroi se Federeri vazhdon të luajë thjesht nga frika se do të kalohet një ditë nga djali i tij, madje ai shkoi përtej në komentet e tij duke shtuar se tenisti zviceran ka marrë fund dhe duhet të kujdeset për familjen e tij. Një deklaratë që bëri shumë përshtypje dhe shkaktoi në mënyrë të kuptueshme reagime shumë të ashpra, megjithëse kjo është një gjë që nuk ndodh për herë të parë dhe nga kampi i 33-vjeçarit ka patur gjithmonë komente të tilla plot helm, për rivalët apo kundërshtarët e “Noles”. Pavarësisht moshës, veterani helvet ia ka dalë vazhdimisht për t’u kualifikuar për në fazat gjysmëfinale apo çerekfinale të turneve të Grand Slam-it, pa harruar gjithashtu edhe faktin që me 106.3 milionë dollarë Roxher u shpall nga revista prestigjioze amerikane Forbes edhe si sportisti më i paguar në glob, duke lënë prapa emra të tillë si Kristiano Ronaldo, Lionel Mesi, Nejmar apo dhe LeBron Xhejms. Ndeshja e fundit për 38-vjeçarin ishte pikërisht gjysmëfinalja në “Melbourne Park” me “Nolen”, ndërsa më pas Federeri iu nënshtrua një ndërhyrjeje kirurgjikale për të shmangur problemet në gju. Roxher ka deklaruar se do të rikthehet në muajin janar, gjithsesi një rrugëtim të ngjashëm ai ndoqi edhe në vitin 2016, kur u tërhoq nga gjysma e dytë e sezonit, për t’u kthyer më pas me dy trofe në “Australian Open” dhe “Uimbledon”. Numri 4 i botës deklaroi për gazetën gjermane Zeit se i mungojnë ndeshjet, përpara fansave të tij të shumtë. Federeri e mbylli fjalën e tij duke shpjeguar se do të përpiqet të tregohet i matur dhe tepër i duruar, duke marrë në këtë mënyrë kohën e duhur për t’u riaftësuar plotësisht, për të qenë kështu në gjendje për t’u matur me më të mirët e këtij sporti.