BREAKING NEWS

Rama-Berisha ngrenë komision për të shkatërruar SPAK dhe Reformën në Drejtësi, ja pazaret e reja të “non-gratës” me kryeministrin për të bllokuar arrestimet

Rama-Berisha ngrenë komision për të shkatërruar SPAK dhe
x
BREAKING NEWS

Plas skandali i Portit të Vlorës, ja si iu falën Samir Manes 57 mijë metra katror tokë, të implikuar 2 ministra, SPAK merr në dorëzim padinë për megaoligarkun e qeverisë

Plas skandali i Portit të Vlorës, ja si iu falën Samir Manes 57
x
BREAKING NEWS

Gazetarja e njohur paralajmëron arrestime të bujshme në ditët në vijim, ja disa nga dosjet “përvëluese” që po heton SPAK dhe skema që ndoqën agjentët e BKH për të arrestuar Jorgo Goron, kryebashkiaku në detyrë i Himarës u përgjua 4 muaj rresht me metod...

Gazetarja e njohur paralajmëron arrestime të bujshme në
x
BREAKING NEWS

Ja kur pritet që të bëhet rritja e pensioneve këtë vit, shpërndarja në bankë do të nisë nga 1 prilli, eksperti Kujtim Hoxha jep detaje për bonusin që do të marrin të moshuarit

Ja kur pritet që të bëhet rritja e pensioneve këtë vit,
x
BREAKING NEWS

Idajet Beqiri: Ilir Meta i përfshirë në 3 vrasje, ja si tentoi të eliminonte edhe dëshmitaren kyçe të aferës ‘CEZ-DIA’ që do i bëjë gropën në SPAK dhe si i pastroi në bashkëpunim me Sali Berishën 6 miliardë lekë në Afrikë

Idajet Beqiri: Ilir Meta i përfshirë në 3 vrasje, ja si tentoi
x
BREAKING NEWS

Avokati Arben Llangozi tregon kush është krahu i djathtë i Edi Ramës që është përfshirë në korrupsion e pastrim parash, ja si SPAK po e heton veçmas nga dosjet “përvëluese” dhe si rrezikon të arrestohet për zhdukjen e 10 milionë eurove ...

Avokati Arben Llangozi tregon kush është krahu i djathtë i Edi
x
BREAKING NEWS

Spartak Ngjela plas “bombën”: Ilir Meta është tmerruar nga drejtësia, SPAK i ka gjetur miliona lekë, ja pse do të ketë arrestime të reja në mazhorancë

Spartak Ngjela plas “bombën”: Ilir Meta është
x
BREAKING NEWS

Ja si është “pushtuar” administrata nga familjarët e deputetëve dhe politikanëve, nga Evis Kushi, Etilda Gjonaj, deri te Lindita Nikolla dhe Ferdinad Xhaferraj

Ja si është “pushtuar” administrata nga familjarët e
x

Sport

Fejnordi mposhtet, trofeu i Conference League shkon në Romë

Fejnordi mposhtet, trofeu i Conference League shkon në Romë

Roma hyn në histori pasi fiton trofeun e parë të UEFA Conference League pasi mposhti mbrëmë në finale Fejnordin me shifrat 1-0. Ndeshja e mbrëmshme në “Air Albania u hap nëpërmjet një ceremonie spektakolare, ku u shpalos fillimisht një flamur i madh që mbuloi fushën e ku shquhej simboli i trofeut të Ligës së Konferencës. Për t’u theksuar se Kupën e Conference League u prezantua nga legjenda e kombëtares Lorik Cana, i cili mban edhe statusin e ambasadorit të këtij kompeticioni. Më pas në fushë zbritën të dyja skuadrat, mes entuziazmit të tifozerive respektive, ku dukshëm më aktivë ishin ata të Fejnordit. Minutat e para ishin mjaft apatike, pasi të dy grupet po studionin njëri-tjetrin, për të gjetur dobësi në radhët e kundërshtarit. Frika për të mos lënë hapësira mbrapa kushtëzoi në sulm të vakët dhe kjo u shpreh në numrin e paktë të aksioneve sulmuese dhe natyrisht goditjeve në kuadrat. Gjatë fraksionit të parë të lojës Roma bëri 3 përpjekje të tilla e Fejnordi 5, por gjuajtjet në portë ishin 2-1 në favor të holandezëve. Edhe pse ata u treguan më dominues në kontrollin e topit, duhet thënë se golin që vlen mbi gjithçka tjetër e shënuan italianët. Ishte minuta e 32-të e takimit që ndryshoi ritmin dhe në një farë mase prishi ujërat e qetësisë në “Air Albania”. Pas asistit të mbrojtësit Mançini, talenti italian Nikolo Zaniolo, i merr kohën mbrojtësit të Fejnordit Trauner, teksa stopon me shumë klas topin, duke e çuar pas shpinës së portierit kundërshtar. Atmosferë elektrizuese, festa është e gjitha e italianëve. Fillimisht ka dyshime për pozicionin, por goli konfirmohet. Pjesa e parë mbyllet 1-0 për Romën.

Pjesa e dytë menaxhohet nga Roma

Në fraksionin e dytë të lojës Fejnordi e nis në sulm, duke krijuar raste të shumta shënimi, madje në minutën e 50-të goditi edhe shtyllën, pas devijimit të portierit Rui Patricio. Madje holandezët goditën edhe shtyllën e majtë pingule të Romës në të 52’, por italianët ishin me fat. Roma e mori veten pas minutës së 60-të, duke dalë përpara me shpresën se do të finalizonte kundërsulmin, por nuk e pati forcën e duhur në pasimin përfunditar, e për pasojë mungoi rrezikshmëria. Pas minutës së 77-të rolin protagonist në fushë e mori sërish Fejnordi, që krijon dy raste të mira shënimi, por fati në një anë dhe portieri Patricio në anën tjetër evitojnë golin. Në të 86’, Roma i afrohet bindshëm golit të dytë, pasi Pelegrini zbulohet në zonë, por gjuajtja e tij nuk pati befasi dhe u bllokua në momentin e fundit.  Në 5 minutat e fundit Roma ia doli ta mbajë rezultatin të paprekur, duke e zhvendosur mbrojtjen jo në brezin e fundit, por afër mesfushës, kjo falë edhe lodhjes së kundërshtarit. Për pasojë, Roma ia doli të fitojë me rezultatin 1-0 dhe të sigurojë trofeun e parë historik të Ligës së Konferencës. Festa e Murinjos në fund të takimit i tregon të gjitha, plus që Roma diti ta menxhojë si duhet këtë ndeshje në planin taktik. E ndërsa lojtarët e Romës shpërthyen në festë, ata të Fejnordit u “mbytën” në lot. Në një ceremoni të veçantë në fund të takimit, u dhanë medaljet për ekipin finalist dhe atë fitues, e në fund trofeu i Conference League i shkon Romës, ku e ngriti lart kapiteni Pelegrini, një nga më të mirët në fushë. Në këtë ndeshje Marash Kumbulla qëndroi në stol.