Kërko Për

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS Lajme nga Shqiperia, Kosova, Rajoni dhe Bota, Politike, Kronike, Aktualitet, Dossier, Kulture, Sport

Ferit Keta fiton duelin kundër boksierit turk

Postuar: 08/09/2018 - 22:08

Ferit Keta është fitues i duelit ndaj Fatih Mehmet Karakus.

Dominimi i Feritit ishte konstant gjatë gjithë duelit, por deciziv ishte raundi i pestë i sfidës. Në atë raund Keta zbrasi disa grushte të forta në trupin e kundërshtarit turk, duke e detyruar këtë të fundit për t'i hapur udhë fitores së Ferit Ketës. 

Raundi i parë pa dy sportistë që kishin hipur në ring për të studiuar lojën e kundërshtarit. Megjithatë më kërkues ishte boksieri kuqezi Ferit Keta i cili mori më shumë iniciativën duke goditur herë pas here kundërshtarin turk. 

Edhe raundi i dytë dhe i tretë nuk solli ndonjë suprizë, me dy boksierët që tentuan nga të gjitha mënyrat për të zënë në befasi kundërshtarin, por që nuk arritën t'ia dilnin mbanë. 

Raundi i katërt nisi i vrullshëm për boksierin shqiptar, me Feritin që bëri disa goditja të sinkronizuara, duke fituar pikë dhe duke dhuruar spektakël tek të pranishmit. Deciziv ishte raundi i pestë i sfidës. Në atë raund Keta zbrasi disa grushte të forta në trupin e kundërshtarit turk, duke e detyruar këtë të fundit për t'i hapur udhë fitores së Ferit Ketës.

/Agjensia e Lajmeve Sot News/

Na Beni Like Ne Facebook: 
Total votes: 27

Lajme nga e njejta kategori

Postuar: 20/11/2018 - 07:18

Barcelona kishte gjithë verën që insistonte që Antuan Griezman të vishte bluzën e katalanasve, me idenë që ai mund të bënte gjëra të mëdha me skuadrën blaugrana. Por nuk ndodhi aspak kështu.

Postuar: 20/11/2018 - 07:16

Sulmuesit po pakësohen gjithmonë e më shumë.

Postuar: 20/11/2018 - 07:15

Shqipëria u poshtërua në Shkodër nga Skocia me rezultatin 4-0, duke na dhënë një goditje të rëndë

Postuar: 19/11/2018 - 23:41

 Sportistja shqiptare Gentiana Beqa, triumfoi në finalen e Kampionatit Botëror të Fitness-it

Postuar: 19/11/2018 - 22:42

Ish trajneri i kombëtares shqiptare, i cilësuar si një nga trajnerët më të mirë i kuqezinjve, Gia

Postuar: 19/11/2018 - 20:06

Humbja poshtëruese 0-4 kundër Skocisë në Ligën e Kombeve ka vënë në qendër të shënjestrës trajner

Postuar: 19/11/2018 - 19:48

Cristiano Ronaldo po shijon lidhjen e tij me modelen Georgina Rodriguez, madje së shpejti do