
Artan Hoxha publikon foton që po qarkullon me shpejtësi: Qeshni ju, qeshni!

PD e Berishës gati për zgjedhjet, zbardhet dokumenti i fundit që 'Rithemelimi' dërgoi në KQZ (FOTO)

Gazetari Artan Hoxha publikon audioregjistrimin e “21 janarit”, zbulohet komunikimi pak minuta para vrasjeve (Video)

Skandali “McGonigal”/ Gazetari Artan Hoxha zbulon prapaskenat, ja cila ishte lidhja e ish agjentit të FBI-së me Agron Nezën

Meta me akuza të forta drejt kryeministrit: Rama ka lobuar për shpalljen time non-grata

Del foto, ja kush është 75-vjeçari që vrau gruan dhe vëllanë në Gramsh

Lajm i mirë për Shqipërinë/ Qeveria firmos marrëveshjen e rëndësishme me këtë vend

Si ndodhi tragjedia në Gramsh? 75 vjeçari vrau gruan me armë gjahu, më pas shkoi tek vëllai i tij dhe...

Ferit Keta vijon i pathyeshëm, mposht rivalin gjeorgjian dhe u dhuron fansave një fitore të madhe me nokaut në 110 vjetorin e pavarësisë

Shkruar nga Adriatik BALLA 30 Nëntor 2022

Në kuadër të 110 vjetorit të pavarësisë dhe Ditës së Flamurit, në mbarë trohet shqiptare pati aktivitete të shumta kulturore e sportive, por edhe vendosje bustesh e shtatoresh për atdhetarët e heronjtë e luftërave për liri. Tetova, ky qytet i shqiptarisë ishte veshur kuqezi për nder të kësaj dite të shënuar, e pikërisht më 28 Nëntor në Tetovë u zhvillua një aktivitet boksi, që kulmoi me ndeshjen midis Ferit Ketës dhe gjeorgjianit Levani Lukhutashvili. Vetëm 5 raunde iu deshën Ketës për ta mposhtur me nokaut rivalin e tij, dukshëm më i rëndë në peshë sesa boksieri ynë. Për Feritin kjo ishte një fitore madhështore, e 15-ta në karrierën e tij profesioniste nga 15 ndeshje të luajtura gjithsej. Në Tetovë, për të ndjekur boksierin kuqezi kishin zbarkuar personalitete të ndryshme të jetës sportive, kulturore e politike nga Shqipëria. Ishte i pranishëm edhe ish-presidenti Alfred Moisiu, një fans i madh i vëllezërve Keta, historiania Elena Kocaqi, aktori Florian Binaj, gazetari i njohur Defrim Methasani e shumë personalitete të tjera të artit, politikës, shkencës. Padyshim, duke qenë djem nga Bulqiza, vëllezërve Keta nuk u mungoi mbështetja e bulqizakëve të shumtë që kishin mbushur sallën në Tetovë.
Ndeshja
Në palestrën e shkollës së mjekësisë në Tetovë, në prani të qindra fansave dhe bashkatdhetarëve, Ferit Keta zbriti në ring me shumë optimizëm dhe vetëbesim, duke bërë një ndeshje të madhe. Në fakt, rivali ishte shumë i fortë dhe u përpoq të surprizonte, por duhet pranuar se Ferit Keta është një boksier grushtmbajtës, që nuk e humb ekuilibrin, që disiplinën dhe strategjinë e duelit i ka armët më të forta. Raund pas raundi Feriti e shkatërroi kundërshtarin me goditje të drejtpërdrejta në mjekër, duke përdorur shpesh edhe metodën aperkat (uppercut), por edhe me goditje anësore në ije. Kjo e dobësoi rivalin e tij, i cili rezistoi deri në raundin e pestë. Pikërisht në këtë raund, ai mori një breshëri goditjesh të papërballueshme dhe u ul në tokë e prej aty nuk u ngrit për ta vazhduar lojën. Mbyllet kështu me fitore me nokaut për Ferit Ketën, i cili vijon të shkëlqejë në ringun profesionist. Edhe pse kishte gati tre vjet që nuk garonte si boksier (kujtojmë që një vit më parë ai u shpall kampion bote në kikboks), sërish tregoi talent, forcë dhe krenari, duke u dhuruar shqiptarëve një fitore të madhe në këtë 110 vjetor të pavarësisë. Djaloshi nga Bulqiza ka ende çfarë të japë në ring, prandaj në të ardhmen priten të tjera surpriza të bukura të tij në arenën e më të fortëve. Një meritë të padiskutueshme në këtë sukses të tij ka trajneri Ismail Keta, 3-herë kampion i botës në kikboks, që dëshmohet si një strateg i dueleve të ringut.
Rëndësia e fitores
Fitorja e së hënës e Ferit Ketës, në peshën “cruiserëeight”, në një aktivitet të organizuar nga promotori Halim Abazi, dëshmoi dhe një herë cilësitë teknike, forcën dhe kualitetin në tërësi të boksierit bulqizak, i cili është formuar si sportist elitar në Gjermani. Kjo fitore e radhës, e 15-ta në karrierën e tij, me siguri që do t’i hapë rrugën drejt një tjetër dueli më të rëndësishëm për karrierën e tij, ndaj mbetet vetëm të mësojmë rivalin e radhës e me siguri të shijohet fitorja e radhës e Ferit Ketës.
Më të lexuarat


Ksavi: Vetëm unë i kam besuar Dembelesë, ai po reflekton

Sulmuesi/ Reali gati të sakrifikojë Vinicius për Kilian Mbape

Pesë “rebelë” të Mançester Sitit shprehen të pakënaqur me trajnerin Pep Guardiola

Kukësi fitore “magjike” në Rrogozhinë përballë Egnatias, i largohet fundit

Partizani pëson disfatë nga Teuta, Tirana fitore në minutat e fundit me Erzenin

Vendimet e UEFA-s/ Ndryshime në formulën në Ligën e Kombeve

Mbrojtësi/ Rrahmani rikthehet si lider i Napolit, marshon drejt titullit në Itali

Trajneri Silvinjo nis “gjurmimin” e të rinjve kuqezi në Europë, në listë edhe Skuka

Kombëtarja U-16 dy miqësore me moshatarët italianë, humbje të thella

Armando Broja mes lojtarëve më të shpejtë në botë!
