Lajme të tjera
BREAKING NEWS

‘Ilir Meta kërcënon kryeministrin me vrasje’, Frrok Çupi lëshon ‘bombën’: Presidentit t’i hiqet …

‘Ilir Meta kërcënon kryeministrin me vrasje’, Frrok
x

Sport

Fidel Ylli: Liga është Duka, kërkesat e FSHF janë politike, aspak sportive

Fidel Ylli: Liga është Duka, kërkesat e FSHF janë politike,

Liga Profesioniste e futbollit ka vendosur bojkot të kampionatit për shkak të kushteve të paplotësuara që ajo i kushte vënë në mënyrë ultimative qeverisë. Ky bojkot është mbështetur fuqishëm nga FSHF dhe presidenti i saj Armand Duka. Por të gjithë e dinë që Liga në vetvete është vetë FSHF, dhe nuk janë të paktë ata që besojnë se ky bojkot është iniciuar e zbatuar në përpikmëri nga vetë “bosi” i federatës. I konsideruar shpesh “Enveri i futbollit”, në radhët e komunitetit sportiv, Duka mobilizoi presidentët e klubeve, alias anëtarë të Ligës, që të bëjnë presion për arritjen e kushteve. Kërkesat në thelb janë katër, por puna ka shkuar deri aty sa liga nuk pranon as të shkojë ë negociata. Në këto rrethana, kur diskutimi mungon, ka shpërthyer negociatori i qeverisë, Fidel Ylli, që ka sulmuar Dukën, duke e barazuar me ligën. Duke folur nga konferenca e shtypit e organizuar tek Ministria e Financave, Fidel Ylli nuk i kurseu as ironitë, kur tha se kush është kjo liga, ku e ka selinë, kush e përfaqëson? “Jemi ngarkuar nga kryeministri i Shqipërisë për 4 pikat e Ligës Profesioniste. Sa për dijeni, jo vetëm kryeministri, por edhe kryetari i parlamentit më kanë deleguar mua për të negociuar me këto grupe interesi. Siç e patë edhe dje, në tavolinë me mua ishin të gjithë ata që kanë një eksperiencë të madhe në këtë fushë. Pritëm Ligën Profesioniste të vinte. Sa për dijeni kam një shkresë që i dërgohet kryeministrit dhe kryetarit të parlamentit. Ndër të tjera thuhej se janë gati për t’u takuar. Unë i ftova dhe në moment Edvin Libohova më tha: “Jam shumë i lumtur që do të takohemi. Ne bëjmë gati vendin e takimit. Më sugjeruan “Air Albania”, por në fund vendosëm që ta bëjmë takimin te Ministria e Financave. Unë dua të bëj një pyetje: Ku e ka Liga selinë? Sa e ka buxhetin? E ka 0! Arbitrat kush i cakton? Federata! Politikat e zhvillimit? I cakton Federata! Unë mendoj se duhet të dalë hapur presidenti i FSHF-së bashkë me grupin që ka iniciuar. Të gjitha kërkesat ne i kemi analizuar, por s’është normale kjo që t’i bësh presion qeverisë. Futbolli prej 30 vitesh është informal. Nuk është normal, që qytetarët të shkojnë në bashki dhe të japin taksa një miliardë për një klub të Kategorisë së Dytë. Zgjidhja nuk behet nëpër studio, por në tavolinë, të mblidhemi dhe të flasim për ato. Për ligjin e sponsporizimit do ulemi të flasim, pasi as unë nuk jam i kënaqur me këtë që është tani”, theksoi Ylli.

Qeveria i bëri selinë federatës, sporti larg politikës

Duke folur më tej për situatën e krijuar, Ylli vijoi të thumbojë FSHF-në dhe krerët e saj, Dukën dhe Libohovën, për shpalosje kriteresh politike, por Ylli tha se sporti duhet të qëndrojë larg politikës. “Ligji i sportit ka kaluar në kuvend me 90 vota, e ka mbështetur edhe federata. Ky ligj është kushtetuta e sportit. Për këtë duhet të flasim, nëse është ligj europian apo jo. Çfarë janë probleme shtesë për sponsorizimin, duhet të hiqen. Janë bërë fusha, që i ka investuar nga UEFA dhe FIFA. Ne kemi thënë se të gjitha materialet do futen pa takse dhe pa doganë, për të ndihmuar sportin. I bëmë zyrat FSHF, pasi kemi si prioritet sportin. Ky është bashkëpunimi që ne duhet të bëjmë me FSHF-në. I kërkova Tares të më shpjegojë dhe më tha, që nuk ka asnjë lidhje bashkia e Romës me Lacion. ‘Është kthyer në një biznes privat’. Edvin Libohova është kryetar i komitetit dhe tashmë është vënë kryetar i Ligës. FSHF-ja e bëri edhe njëherë për t’i hedhur hi syve UEFA-s dhe FIFA-s. Nuk mund të pranoj unë që si qytetar të pranoj që taksat e mia të bëhen rroga për skuadrat. Sa me djeg mua sporti, nuk i djeg askujt këtu. Unë jam këtu për të kontribuar për sportin. Këto janë politike, pasi ja erdhën zgjedhjet në prill. JO! Sporti larg politikës. Sporti duhet të na bashkojë. Çfarë të bëjmë ne, kur këta nuk vijnë të diskutojmë. Të vijnë të na thonë çfarë duan”, tha më tej Ylli. Në fund, ka një ftesë sërish për debat, duke ftuar Ligën (nënkupton FSHF-në) që të ulet në tryezën e bisedimeve. “Unë jam në krahun e tyre, kam dy ditë bëj debate me ministren. Nuk bëhet fjalë vetëm për futbollin, por për gjithë sportin, pasi ende nuk ka pista. Na është bërë mendja vetëm futboll, por jo, duhet të shikojmë të gjithë sportin”, përfundoi Ylli.