BREAKING NEWS

Gati të fundoset grupi organizator i biznesit të armëve në Gërdec, prokurorët pritet të marrin në duar faktet nga Drejtësia Amerikane, nisen letër-porositë në SHBA, informacione do të merren edhe për Patrick Henryn, ja lidhja e tij me Delijorgjin dhe S...

Gati të fundoset grupi organizator i biznesit të armëve në
x
BREAKING NEWS

Daut Gumeni: Ja pse socialistët dhe Gentiana Sula bllokuan hapjen e dosjes së spiunit të Ilir Metajt, presim që ‘shiringa me ujë deti’ që u injektoi zyrtari i lartë i DASH prokurorëve të SPAK të sjellë arrestimin e ‘peshave të rënda’

Daut Gumeni: Ja pse socialistët dhe Gentiana Sula bllokuan hapjen e dosjes
x
BREAKING NEWS

Plas skandali, Kuvendi i Shqipërisë vihet nën akuzë për votimin pa kuorum të ligjit për Investimet Strategjike, ja si u shkallmua Kushtetuta nga mazhoranca, zbardhet mashtrimi

Plas skandali, Kuvendi i Shqipërisë vihet nën akuzë për
x
BREAKING NEWS

Pasuria e dyshimtë e “sheikut” të Kuvendit Laert Duraj që sfidon “ujqërit” e vjetër në politikë, banesë 200 mijë euro, 11 llogari bankare, fitime marramendëse nga qeratë, 180 mijë euro shitje pasurish, si i ka justifikuar milionat nga puna si emigrant,...

Pasuria e dyshimtë e “sheikut” të Kuvendit Laert Duraj
x
BREAKING NEWS

Ja pazaret e PS dhe Rithemelimit, si po mbrojnë korrupsionin e Klodian Allajbeut dhe Vilma Nushit, vjedhjet me “Hemodializën”, “Check Up”-in, “Laboratorët” dhe “Sterilizimin” janë të faktuara, priten arrestimet nga SPAK

Ja pazaret e PS dhe Rithemelimit, si po mbrojnë korrupsionin e Klodian
x
BREAKING NEWS

Rama-Berisha ngrenë komision për të shkatërruar SPAK dhe Reformën në Drejtësi, ja pazaret e reja të “non-gratës” me kryeministrin për të bllokuar arrestimet

Rama-Berisha ngrenë komision për të shkatërruar SPAK dhe
x
BREAKING NEWS

Plas skandali i Portit të Vlorës, ja si iu falën Samir Manes 57 mijë metra katror tokë, të implikuar 2 ministra, SPAK merr në dorëzim padinë për megaoligarkun e qeverisë

Plas skandali i Portit të Vlorës, ja si iu falën Samir Manes 57
x
BREAKING NEWS

Gazetarja e njohur paralajmëron arrestime të bujshme në ditët në vijim, ja disa nga dosjet “përvëluese” që po heton SPAK dhe skema që ndoqën agjentët e BKH për të arrestuar Jorgo Goron, kryebashkiaku në detyrë i Himarës u përgjua 4 muaj rresht me metod...

Gazetarja e njohur paralajmëron arrestime të bujshme në
x

Sport

FIFA bllokon merkaton e Tiranës, shkak borxhi 200 mijë euro ndaj ish-lojtarit Cise

FIFA bllokon merkaton e Tiranës, shkak borxhi 200 mijë euro ndaj

Tirana është penalizuar rëndë nga FIFA, e cila i ka bllokuar klubit bardheblu merkaton, me arsyetimin se nuk ka paguar ish-futbollistin Mokhtar Cise. Për shumën e papaguar përflitet se është 200 mijë euro, ndërkohë që Tirana në një reagim të vonë dje theksonte se nuk i kishte borxhe askujt dhe se po punonte për të sqaruar dhe zgjidhur çështjen. E vërteta është se në kampin bardheblu ka shumë stres, dëshmuar dhe nga rreshtat e shkruar në njoftimin e vetë klubit. Bllokimi i merkatos do të thotë se Tirana nuk mund të bëjë lëvizjet e dëshiruara dhe në mungesë të lëvizjeve i thuhet “lamtumirë” objektivave për titull. Mbetet të shihen cilët do të jenë hapat që do të ndjekë klubi për ta zgjidhur në favorin e vet këtë çështje. Sikurse bëhet e ditur, vendimi i FIFA-s për të dënuar Tiranën me bllokimin e merkatos në këtë sesion dimri, ka ardhur për shkak të një detyrimi të papaguar ndaj klubit maroken Uajded, që fitoi gjyqin për futbollistin Moktar Cise, i cili iu bashkua bardhebluve disa vite më parë. Merkato e bardhebluve është bllokuar dhe drejtuesit duhet të paguajnë borxhin ndaj klubit maroken, që ankimoi transferimin e Cise te Tirana, me pretendimin se sulmuesi nga Mali ishte nën kontratë me Uajded Kasablanka. Cise u bashkua me Tiranën në merkaton e verës së 2016-ës, ku qëndroi për një sezon, teksa luajti në 23 ndeshje dhe shënoi 2 gola. Një lajm vërtet shumë i keq ky për tifozët e Tiranës dhe për trajnerin Nevil Dede i cili priste të kishte sa më shpejt nën urdhrat e tij Taulant Seferin dhe Ferhan Hasanin.

Borxhi 200 mijë euro

E gjithë situata e krijuar vjen si pasojë e një borxhi prej 200.000 eurosh ndaj ish-futbollistit, Moktar Sise. Ky i fundit ia ka dalë të fitojë të drejtën e tij nëpërmjet gjyqit duke vendosur bardheblutë me “shpatulla pas murit”. Kështu, në këtë rast ka ndërhyrë FIFA dhe Tirana duhet të paguajë menjëherë shumën që ka detyrim ndaj futbollistit afrikan, e më pas të presë për rihapjen e merkatos. Kujtojmë se Sise iu bashkua kryeqytetasve në vitin 2016, ku u aktivizua për një sezon dhe në 23 ndeshje realizoi vetëm dy gola duke rezultuar një dështim. Ndaj, Tirana vendosi ta largonte mesa duket pa konsensus, teksa lojtari me anë të kontratës që ka pasur ia ka dalë të fitojë të drejtën e tij pas disa viteve.

Reagimi i klubit

Klubi bardheblu reagoi dje me një komunikatë zyrtare, ku mohon të ketë borxhe dhe në lidhje me këtë çështje pretendon se ka qenë thjesht palë e tretë. Por tensioni i situatës duket edhe në rreshtat e shkruara nga klubi. “Klubi i Futbollit Tirana njofton se po punon në zbardhjen e Çështjes së bllokimit të merkatos. Pavarësisht lajmeve që qarkullojnë, theksojmë se nuk bëhet fjalë për asnjë borxh të prapambetur. KF Tirana sqaron se bëhet fjalë për një Çështje në të cilën klubi ka qenë palë e tretë. Ky lajm u bë i ditur ditën e sotme dhe klubi vijon të mbetet në bisedime me zyrtarë të FIFA-s për të zgjidhur këtë çështje. Nënvizojmë se për çdo të re apo përditësim njoftimet do të dalin vetëm nga faqja zyrtare e klubit”, thuhet në njoftimin e Tiranës.

Blerja e Seferit dështon, edhe objektivat e tjerë anulohen

Dënimi nga FIFA, që i bllokoi merkaton, i ka sjellë dëme të mëdha Tiranës dhe shenjat janë dhënë menjëherë. Edhe pse klubi ishte shumë pranë zyrtarizimit të sulmuesit të Kombëtares, Taulant Seferi, ndodhi e papritura, pasi ky vendim i FIFSA-s penalizon çdo lëvizje dhe objektiv të skuadrës bardheblu në treg. Madje kryeqytetasit kishin planifikuar që përveç Seferit të sillnin edhe sulmuesin nga Maqedonia Ferhan Hasanin. Kurse negociatat vijonin për të kthyer në kampionatin shqiptar Sidrit Gurin, i cili siç dihet aktivizohet në Belgjikë me Ostenden. Një mori emrash të tjerë ishin vënë në lupën e klubit bardheblu, për të gjetur elementët më të mirë për pjesën e dytë të sezonit, duke rritur kështu objektivat për mbrojtjen e titullit. Por vendimi i djeshëm i FIFA-s i “vret” ëndrrat” e klubit bardheblu për të afruar yjet në merkaton e këtij dimri.