BREAKING NEWS

Pas zhurmës së madhe mediatike aktori kërkon të dalë nga shtëpia/ Bora Zemani reagon për herë të parë për Donaldin dhe bën deklaratën që askush nuk e priste: Ju lutem qetësohuni!

Pas zhurmës së madhe mediatike aktori kërkon të dalë
x
BREAKING NEWS

Ministria e Shëndetësisë informon mbi situatën epidemiologjike në vend: Një viktimë në 24 orët e fundit, ja sa infektime janë regjistruar

Ministria e Shëndetësisë informon mbi situatën
x
BREAKING NEWS

“Avioni privat i Ramës”, Basha publikon foton dhe zbardh çmimin marramendës që kushton: 15 mijë dollarë vetëm në një orë për të udhëtuar. Lëviz me flatra...

“Avioni privat i Ramës”, Basha publikon foton dhe zbardh
x
BREAKING NEWS

I futet me grushta policëve të “Shqiponjave” pa pasur mëshirë/ Arrestohet djali i humoristit të njohur shqiptar. Zbardhet ngjarja

I futet me grushta policëve të “Shqiponjave” pa pasur
x
BREAKING NEWS

Zgjidhen anëtarët e rinj të KED për vitin 2022, reagon ambasadorja Yuri Kim dhe jep mesazhin e fortë

Zgjidhen anëtarët e rinj të KED për vitin 2022, reagon
x
BREAKING NEWS

Pritet ciklon? Po vjen nga veriu! Harta, të gjithë qytetet që do të përballen me reshje masive dhe rrufe gjatë fundjavës. Ja kur pritet më e keqja

Pritet ciklon? Po vjen nga veriu! Harta, të gjithë qytetet që do
x
BREAKING NEWS

Lajm i trishtë! Luftoi një muaj me virusin e rrezikshëm, ndërron jetë drejtori i këtij gjimnazi në Shqipëri (EMRI)

Lajm i trishtë! Luftoi një muaj me virusin e rrezikshëm,
x
BREAKING NEWS

Sali Berisha përgatitet për trazira, mobilizon të vetët për të nisur protestat pas 11 dhjetorit, tubime para Kryeministrisë dhe selisë së PD

Sali Berisha përgatitet për trazira, mobilizon të vetët
x

Sport

FIFA dënon Shqipërinë me një ndeshje pa tifozë, gjobë e rëndë për FSHF

FIFA dënon Shqipërinë me një ndeshje pa tifozë,

Ndeshjen e fundit eliminatore në kuadër të Grupit I, për Botërorin “Katar-2022”, Shqipëria do ta luajë pa tifozë, për shkak se Komisioni Disiplinor në FIFA ka gjetur fajësi në administrimin e ndeshjes midis Shqipërisë dhe Polonisë, e cila u ndërpre për 20 minuta si pasojë e hedhjes në fushë dhe në drejtim të lojtarëve të skuadrës polake të sendeve të ndryshme, kryesisht shishe uji. Duhet thënë se delegatët e ndeshjes e “nxinë” krejtësisht realitetin, kjo dhe për faktin se gjyqtari ndërpret pak sekonda fillimisht ndeshjen për të ndikuar tek autoritetet tona të federatës që të qetësojnë tifozët dhe të mbajnë kujdes me hedhjen e objekteve në fushë. Në rastin e dytë gjyqtari francez e ndërpreu ndeshjen dhe detyroi skuadrat që të shkojnë në dhomat e zhveshjes për 20 minuta. Theksojmë se ndërprerja e ndeshjes ndodhi në minutën e 77-të, pas shënimit të golit nga polakët dhe festës së lojtarëve të tyre pranë tribunës së tifozëve ultras të Kombëtares kuqezi. në këtë moment drejt lojtarëve polakë vërshoi lumi i shisheve të ujit, gjë që nxiti arbitrin francez të ndërpriste takimin. Pra dhënia e vendimit të djeshëm nga Komisioni Disiplinor i FIFA-s ishte i pritshëm. Më shumë sesa mungesa e tifozëve, federatën e vret gjoba e konsiderueshme (150 mijë franga zvicerane) për kushtet e futbollit shqiptar.

Njoftimi i FSHF-së dhe qëndrimi i saj

Nëpërmjet një njoftimi për mediat, Federata Shqiptare e Futbollit shkruan se është njohur mbrëmjen e djeshme me vendimin e marrë nga Komiteti Disiplinor i FIFA-s, në lidhje me incidentet e ndodhura në ndeshjen Shqipëri-Poloni, e luajtur më datë 12 tetor 2021 në “Air Albania Stadium”. Vendimi i dhënë ndëshkon Federatën Shqiptare të Futbollit me një gjobë prej 150 mijë frangash dhe detyron që të luajë ndeshjen e fundit eliminatore për Kampionatin Botëror “Katar 2022” pa praninë e tifozëve. FSHF shpreh keqardhjen për këtë vendim të marrë dhe do të ndërmarrë të gjithë masat e nevojshme që situata të tilla, të shkaktuara nga disa individë, mos të ndodhin më në të ardhmen dhe të mos dëmtojnë Kombëtaren tonë në paraqitjen e tyre ndërkombëtare. Federata do të vlerësojë mundësitë për ankimimin e vendimit brenda afateve të parashikuara.

Eliminatoret

FIFA e ka shpjeguar qartë se Shqipëria do të luajë një ndeshje pa tifozë në fushën e saj dhe është fjala për ndeshjen që do të luhet po në këto eliminatore, e fundit, ajo me Andorrën, më 15 nëntor. Takimi me shumë gjasë do të luhet në Elbasan ose në Shkodër, por kjo pritet të vendoset në vijim. E sigurt tashmë është se në këtë ndeshje nuk do të ketë tifozë, por vetëm gazetarë dhe zyrtarë të ndeshjes. 3 ditë para se të luhet ky takim, përfaqësuesja kuqezi do të ketë një tjetër ndeshje të rëndësishme, ndoshta më të rëndësishmen, atë ndaj përfaqësueses së Anglisë, në fushën e kësaj të fundit. “Tre Luanët” shihen favoritë për ta fituar atë ndeshje, por kuqezinjtë, në kushtet kur janë pothuajse jashtë objektivave kualifikuese pas humbjes me Poloninë në Tiranë më 12 tetor, nuk kanë presion dhe asgjë për të humbur, kështu që do të luajnë të qetë për të marrë maksimumin dhe për të surprizuar, pse jo, përfaqësuesen angleze.