BREAKING NEWS

“Kush është spiuni?”, Artan Hoxha nxjerr prapaskenat e grabitjes së biznesmenit në Krujë dhe bën paralajmërimin ‘bombë’: Do të ketë viktima!

“Kush është spiuni?”, Artan Hoxha nxjerr prapaskenat e
x
BREAKING NEWS

Rritja e numrit të rasteve me Covid, Italia merr vendimin drastik ndaj Shqipërisë, hyn në fuqi menjëherë që ditën e nesërme

Rritja e numrit të rasteve me Covid, Italia merr vendimin drastik ndaj
x
BREAKING NEWS

“Berishën po e mbështesin njerëzit e korruptuar”, Frrok Çupi plas deklaratën ‘bombë’ për ish-kryeministrin dhe ngre alarmin për lëvizjen e fundit të Bashës

“Berishën po e mbështesin njerëzit e korruptuar”,
x
BREAKING NEWS

SPAK lë pas hekurave avokatin e njohur. Zbardhen detajet

SPAK lë pas hekurave avokatin e njohur. Zbardhen detajet
x
BREAKING NEWS

Basha bën publikë organizatorët që duan ta largojnë nga drejtimi i PD, akuzon dyshen Meta-Berisha si skenaristë dhe regjisorë të foltores antiamerikane

Basha bën publikë organizatorët që duan ta largojnë nga
x
BREAKING NEWS

Drafti/ SHBA zgjeron gamën e zyrtarëve që mund të shpallen “non grata”, nga politikanët trafikantë, tek ata që ushtrojnë presion ndaj drejtësisë

Drafti/ SHBA zgjeron gamën e zyrtarëve që mund të shpallen
x
BREAKING NEWS

Muharrem Xhafa: Ja çfarë di unë për lidhjet e Berishës me komunizmin, nga emërimi sekretar partie, tek aleanca me Ramizin

Muharrem Xhafa: Ja çfarë di unë për lidhjet e
x
BREAKING NEWS

Plas skandali/ Serbia ndalon boksierët nga Kosova, Shqipëria braktis botërorin. Ja çfarë ka ndodhur në kufi

Plas skandali/ Serbia ndalon boksierët nga Kosova, Shqipëria braktis
x

Sport

FIFA paralajmëron penalitete për Shqipërinë: Dhuna e neveritshme, tolerancë zero ndaj saj

FIFA paralajmëron penalitete për Shqipërinë: Dhuna e

Shqipëria humbi me Poloninë 1-0, por më shumë se humbja e rezultatit duket se do të dhëmbë imazhi i rënduar i futbollit tonë si pasojë e akteve jo normale të segmenteve të tifozerisë që hodhën objekte në drejtim të lojtarëve miq. Në fakt, hedhja e sendeve të forta në fushën e lojës në minutën e 78-të nga disa prej tifozëve të që ndodheshin në shkallët e stadiumit “Air Albania” solli ndërprerjen e ndeshjes për disa minuta. Një veprim i tillë nuk do të kalojë pa sanksione nga FIFA, që mëngjesin e kësaj të mërkure përmes një njoftimi zyrtar ka lajmëruar se po analizon episodet si në ndeshjen mes Shqipërisë dhe Polonisë, ashtu dhe incidentet në takimin mes Anglisë dhe Hungarisë, për të marrë më pas dhe vendimin për incidentet e ndodhura, bazuar në raportet e delegatëve të ndeshjeve. “FIFA aktualisht po analizon raportet e ndeshjeve kualifikuese të Kampionatit Botëror. FIFA dënon me forcë incidentet në Angli kundër Hungarisë dhe në ndeshjen e Shqipërisë kundër Polonisë dhe dëshiron të deklarojë se qëndrimi i saj mbetet i vendosur në refuzimin e çdo forme dhune, si dhe çdo formë diskriminimi ose abuzimi. FIFA ka një qëndrim shumë të qartë të tolerancës zero kundër sjelljeve të tilla të neveritshme në futboll”, shkruhet në raportin e djeshëm të federatës ndërkombëtare të futbollit (FIFA-s). Irritimi i disa prej tifozëve pas golit të Polonisë mund t’i kushtojë Federatës Shqiptare të Futbollit një gjobë të kripur, ndërsa, sipas rregullores, rrezikohet që skuadra kuqezi të luajë nga një deri në disa ndeshje me dyer të mbyllura. Në takimin e zhvilluar në Angli, tifozët e Hungarisë u përleshën me policinë, diçka që nuk ka kaluar pa u shënuar në raportin e delegatit, çka mund t’i kushtojë jo pak edhe federatës hungareze.

Edhe polakët hodhën shishe, por sërish FSHF dëmtohet

Shqipëria ishte vend pritës dhe mban përgjegjësi për sjelljen e tifozëve në stadium, madje e mban këtë përgjegjësi edhe për tifozët polakë që kishin udhëtuar drejt vendit tonë të shumtë në numër. Hedhja e shisheve plastike në drejtim të futbollistëve polakë, që solli edhe ndërprerjen e ndeshjes në dy momente, ishte edhe më e rëndë se humbja e kuqezinjve në “Air Albania”, pasi prishi jo pak atë imazh fantastik që pjesa dërrmuese e tifozëve dhanë me grumbullimin dhe organizimin në mbështetje të kombëtares. Pavarësisht masave të rrepta të sigurisë dhe kontrollit të imtësishëm, shumica e shisheve plastike ra në duart e tifozëve nga brenda impiantit “Air Albania” dhe saktësisht nga banakët e shërbimit, që në mungesë të gotave plastike, filluan të shërbejnë ujin në paketimin e tij origjinal. Megjithatë fenomeni i gjuajtjes me shishe drejt katërkëndëshit të blertë, nuk prek vetëm tifozët shqiptarë, pasi në një video që qarkullon së fundmi, duket qartë që edhe polakët nuk i shpëtuan tundimit t’i hedhin ato drejt fushës. Vetëm se në rastin konkret organizatore e ndeshjes ishte FSHF-ja, dhe pavarësisht se cila tifozeri hedh shishet, pasojat do të bien padyshim mbi këtë institucion dhe futbollin shqiptarë në tërësi, pasi gjasat janë që FIFA të veprojë me dorë të ashpër. Mbetet vetëm të mësohet masa e gjobës, që siç thamë do të jetë e rëndë, por edhe penalizimi i stadiumi, ku ekipi do të luajë një ose shumë ndeshje pa spektatorë.