BREAKING NEWS

Përditësimi më i fundit i situatës së Covid-19 në vend/ Ulet numri i infektimeve, Ministria publikon të dhënat: Ja sa persona kanë humbur jetën ditën e sotme

Përditësimi më i fundit i situatës së Covid-19 në
x

Sport

FIFA publikon renditjen e re, ja pozicioni i Shqipërisë në tabelë

FIFA publikon renditjen e re, ja pozicioni i Shqipërisë në

FIFA ka publikuar sot klasifikimin e kombëtareve për muajin shtator dhe bie në sy fakti se Shqipëria nuk ka fituar pozicion të ri, por as ka humbur. Ekipi kuqezi i drejtuar nga Edi Reja ruan vendin e 66-të në renditjen botërore të FIFA-s.

Humbja me Lituaninë 0-1 nuk lejoi që kuqezinjtë të ngjiteshin më lart në klasifikim. Maqedonia e Veriut parakalon kështu ekipin tonë kombëtar duke rikuperuar 2 pozicione dhe aktualisht shkon një vend sipër nesh. Kombëtarja është në të njëjtën kuotë pikësh si Arabia Saudite, ndërsa ia ka dalë të lërë pas saj El Salvadorin, Irakun apo Emiratet e Bashkuara. Sa i përket kundërshtarëve të Shqipërisë në grupin e Ligës së Kombeve (Bjellorusi, Kazakasitan dhe Lituani), ato të gjitha renditen poshtë kuqezinjve.