BREAKING NEWS

Shpallen ‘non-grata’ nga SHBA 16 zyrtarë, Antony Blinken del me paralajmërimin e fortë: Do thyejmë lidhjet e...

Shpallen ‘non-grata’ nga SHBA 16 zyrtarë, Antony Blinken del me
x
BREAKING NEWS

Escobar vjen në Tiranë, Spartak Ngjela zbulon se çfarë do të ndodhë nesër: SHBA do tregojë forcën ndaj këtij politikani shqiptar

Escobar vjen në Tiranë, Spartak Ngjela zbulon se çfarë do
x
BREAKING NEWS

Yuri Kim jep detaje të reja për planin strategjik të SHBA për të luftuar korrupsionin: Me urdhër ekzekutiv të Biden...

Yuri Kim jep detaje të reja për planin strategjik të SHBA
x
BREAKING NEWS

“Janë të dy të rrezikuar nga politika amerikane”, Spartak Ngjela flet me emra dhe paralajmëron fundin e ‘frikshëm’ për këta 2 politikanë shqiptarë: Ky është fakt!

“Janë të dy të rrezikuar nga politika amerikane”,
x
BREAKING NEWS

Ministria e Shëndetësisë zyrtarizon të dhënat e fundit të Covid: Mbi 5000 pacientë aktiv në vend, ja sa janë infektuar në 24 orët e fundit

Ministria e Shëndetësisë zyrtarizon të dhënat e fundit
x
BREAKING NEWS

“Të ndalojmë të korruptuarit të veprojnë pa u ndëshkuar”/Çfarë po paralajmëron? Ambasadorja Yuri Kim shpërndan mesazhin e rëndësishëm

“Të ndalojmë të korruptuarit të veprojnë pa u
x
BREAKING NEWS

Mesazhi i fortë nga SHBA, Antony Blinken publikon emrat: Këta janë Kampionët tanë Antikorrupsion, së bashku do të ndëshkojmë të korruptuarit

Mesazhi i fortë nga SHBA, Antony Blinken publikon emrat: Këta
x
BREAKING NEWS

Frrok Çupi plas ‘BOMBËN’ për Sali Berishën, paralajmëron zhvillime të forta: Jam i bindur. Pas arrestimit të tij do të...

Frrok Çupi plas ‘BOMBËN’ për Sali Berishën,
x

Sport

FIFA s’heq dorë nga Botërori çdo dy vjet, presion trajnerëve të votojnë “pro”

FIFA s’heq dorë nga Botërori çdo dy vjet, presion

Kupa e Botës është një prej veprimtarive më të rëndësishme jo vetëm të futbollit por në të gjitha sportet që organizohet një herë në 4 vjet. Kupa e parë e botës në futboll është luajtur në vitin 1930 dhe është fituar nga Uruguaji. Më pas dy kupa bote janë fituar nga Italia, për të vijuar sërish me Uruguajin më 1950, Gjermaninë Perëndimore më 1954, e më pas dy botërorë radhazi për Brazilin, një për Anglinë e sërish një tjetër për brazilianët. Sërish Gjermania në vitin 1974, për të vijuar me Argjentinën dy herë (‘78 e ‘86) e në mes të saj Italia më 1982. Brazili rikthehet në vitin 1994, kurse Franca fitoi për herë të parë më 1998. Sërish Brazili, e më tej Italia, Spanja, Gjermania dhe e fundit Franca. Një rrugëtim spektakolar dhe emocionues. Pikërisht ky emocion po i nxit disa figura të njohura dhe që mbështeten nga FIFA, për të bërë Botëror çdo dy vite, ç’ka do të ishte mirë për sportdashësit, por që kanë dalë kundër shumë klube elitare dhe ish-sportistë të mëdhenj. Kështu, propozimi i FIFA-s për të organizuar Kupën e Botës çdo dy vjet vazhdon të jetë prezent dhe me kalimin e ditëve sa vjen edhe përforcohet kjo ide. Arsen Venger vijon të besoj te kjo tezë dhe po punon vazhdimisht për të bindur trajnerët dhe lojtarët që kjo ide të kthehet në realitet. FIFA ka përcaktuar dy data, 19 dhe 21 tetorin për takimet “online” në një bashkëbisedim të hapur, i cili do të përbëhet nga Venger dhe trajnerët e kombëtareve të ndryshme. Qëllimi është për të bindur këta të fundit që kjo ide u vjen në ndihmë atyre, lojtarëve dhe vetë futbollit. Në këto seanca do të ketë një larmi pikash bisedimi, duke përfshirë fillimisht shëndetin e lojtarëve, dritaret e ndeshjeve ndërkombëtare, por edhe kalendarin e mundshëm nga 2024. Ish-trajneri i Arsenalit e sheh të domosdoshëm këtë takim dhe kontaktin e parë ka kërkuar ta bëjë me vetë trajnerët dhe kjo jo pa qëllim. Arsen u shpreh optimist për projektin e ri duke theksuar. “Ky takim online me trajnerët e ekipeve kombëtare është vetëm fillimi, por kontributi i tyre është thelbësor për projektin e FIFA-s. Mundësitë për ta bërë realitet këtë ide janë sa afër po aq edhe larg, por ne duhet t’i shfrytëzojmë këto mundësi, sepse ky dialog na ndihmon të gjithëve për të kuptuar se ku jemi dhe se çfarë kërkohet për të ardhmen”, përfundoi Venger. Ideja e FIFA-s për të zhvilluar Kupën e Botës çdo dy vjet ka hasur shumë pengesa, sepse shume personalitete të njohura të botës së futbollit janë shprehur kundër, por, në krahun tjetër, ka dhe nga ata të cilët i japin dritën jeshile këtij projekti. Tashmë mbetet për t’u parë se çfarë do të ndodhë.