
Me sytë e përlotur, kryeministri Rama përkujton 4 viktimat e 21 Janarit dhe komunikon vendimin e rëndësishëm (VIDEO-LIVE)

Fillojnë fërkimet e para në Superiore, Lika i Vllaznisë hedh dyshime për stërvitje në fshehtësi të rivalëve

Shkruar nga Adriatik BALLA 20 Maj 2020

Kampionati shqiptar do të rinisë më 3 qershor, të paktën kjo është data që ka caktuar Federata Shqiptare e Futbollit, e cila shpreson që brenda korrikut të kenë përfunduar ndeshjet sezonale në të gjitha kategoritë e në gusht të jenë gati për pjesëmarrje në kupat europiane. Padyshim që klubet janë kthyer në stërvitje dhe në dy ditët e para ka pasur optimizëm, por dje u dhanë sinjalet e para të përplasjeve, disa fërkime që lidhen me stërvitshmërinë. Kapiteni i Vllaznisë Gilman Lika hodhi dyshime që skuadra të caktuara të Superiores janë stërvitur në fshehtësi, duke e vendosur në këtë logjikë Vllazninë ndër skuadrat që kanë respektuar izolimin prej koronavirusit.
Qëndrimi i Likës
Futbolli shqiptar ditën e djeshme ka dhënë sinjalin e parë të qartë drejt normalitetit, me lojtarët që janë stërvitur për herë të parë në grup dhe kanë kryer seancë normale trajnimi, duke përfshirë edhe pjesën taktike. Si të gjithë ekipet edhe Vllaznia ka zbritur në fushë, por me mungesa, ku më e rëndësishmja është ajo e trajnerit Mirsad Jonuz. Ky i fundit është në Maqedoninë e Veriut, ku edhe jeton me familjen dhe riatdhesimi i tij është një çështje për tu zgjidhur nga ana e klubit në bashkëpunim me instancat shtetërore. Në zbritjen e Vllaznisë në fushë prezent ishte sigurisht kapiteni Gilman Lika, i cili u duk i kënaqur për rikthimin në fushë, por për “Abc News” shfaqi një lloj ankese në lidhje me skuadrat që janë stërvitur fshehurazi gjatë javëve të fundit, kur rregullat ishin të prera për të qëndruar në shtëpi. “Gjithsecili është munduar të ruajë formën me seanca individuale. Stërvitja në fushë të madhe është tjetër. Asnjë ekip nuk do të jetë në maksimumin e tyre, përveç atyre ekipeve që kanë 4-5 javë që stërviten. E kemi marrë vesh që kanë dalë fshehurazi. Ne kemi dalë për herë të parë. Tani që nis kampionati nuk ka shanse të jemi në formën maksimale”, u shpreh shkodrani.
Portieri i Vllaznisë/ Alan Sherri në pritje të ofertave nga jashtë
Një nga talentet e Kategorisë Superiore është edhe portieri i Vllaznisë, Alen Sherri. Gardiani shprehet i lumtur për faktin se tashmë është kthyer të stërvitet me shokët. Ndër të tjera, në një prononcim për “Fan Zone”, Sherri thekson se kontrata e tij me kuqeblutë përfundon këtë sezon, mirëpo për të ardhmen ende nuk ka marrë një vendim duke qenë se kërkon të mendohet mirë pasi e sheh si një moment kyç për vazhdimësinë e karrierës. “Ka qenë një moment reflektimi për mua. Jam stërvitur gjatë kësaj kohe pasi jemi profesionist. Pushimi duhej për pak kohë, por kjo zgjati më shumë nga se e kishim menduar. Sot ishte një ditë e gëzuar për të gjithë pasi bëmë stërvitjen e parë me skuadrën. Roli i portierit kërkon shumë besim dhe dihet që është një rol më i vështirë. Çdo portier ka momente që gabon dhe gabimi është i pranishëm me portierin. Sezonin nuk do e konsideroja si të keq, përveç disa gabimeve. Kam nxjerrë mësimet e mia dhe nuk jam demoralizuar që jam ulur në stol. Është një vendim i klubit dhe të gjithë ulen në stol”, theksoi ai. Më pas portieri Alan Sherri, flet për kontratën e tij. “Jam shumë i përqendruar te Vllaznia për këtë sezon. Kontrata ime mbaron në fund të sezonit dhe nuk e kam menduar se çfarë do të bëj. Do të marr kohë pasi është një moment kyç në karrierën time dhe nuk kam një pikënisje as për Shqipëri as për jashtë. I kam borxh Vllaznisë dhe do të bisedoj me klubin e pastaj do të shikoj edhe interesat e mia personale”, shtoi më tej portieri i Vllaznisë, Alan Sherri.
Më të lexuarat


Vjen momenti Rei Manajt, dy klube të njohura italiane interesohen për sulmuesin kuqezi

Vllaznia s’e ndal vrullin as në Ballsh, Kukësi rikthehet më në fund tek fitorja

Superkupa e Italisë/ Cristiano Ronaldo shkruan historinë, ja çfarë ka bërë ylli portugez mbrëmjen e sotme

U pezullua dy ndeshje për goditje ndaj kundërshtarit, Barcelona merr në mbrojtje Leo Mesin

Dy emra i shtohen listës së atyre që kërkojnë një shans nga Reja, Balliu nga Spanja dhe Fili nga Rumania

Derbi Partizani-Tirana, Solomon del garant për fitoren e “demave”

ZYRTARE/ Caktohet dënimi për Messin, yllin e Barcelonës

Pësoi disfatë kundër Interit, Pirlo merr kritika të shumta nga legjendat e Juves, e sulmon edhe Del Piero

Jep dorëheqjen kreu i Ligës Profesioniste, Libohova, dyshohet se u përplas me Dukën

Agim Canaj: Bojkoti e realizoi misionin, rikthimi i Vllaznisë fitore e madhe për futbollin shqiptar
