BREAKING NEWS

Aromë trazirash në prag të 25 prillit, Berisha kërcënon me revolta nëse humbet zgjedhjet, Meta sfidon SHBA dhe paralajmëron rrëzimin e reformës në drejtësi

Aromë trazirash në prag të 25 prillit, Berisha kërcënon
x

Sport

“Filmi i Derbit”, Partizani publikon videon ku trajneri Daja motivonte ekipin kundër Tiranës me “Gladiatorin”

“Filmi i Derbit”, Partizani publikon videon ku trajneri Daja

Partizani e fitoi derbin me Tiranën, me lojë dhe rezultat, duke marrë tri pikë me mjaft vlerë në rrugëtimin drejt titullit dhe duke bërë një hap përpara në rivalitetin me Vllazninë, një rivalitet që duket se do të vazhdojë deri në javën e fundit të kampionatit. Vllaznia është shumë pikë para, plot 9 pikë, por në një kampionat ku ka dhe 21 javë të paluajtura, për më tepër ndeshje të drejtpërdrejta, atëherë gara bëhet interesante dhe konsiderohet plotësisht e hapur. Por çfarë e bëri Partizanin të ishte lart në takimin derbi, ta menaxhonte dhe ta fitonte atë, duke e nxjerrë “out” nga objektivat rivalen e vjetër? Padyshim që motivimi është i rëndësishëm dhe trajneri Ilir Dajha e ka ërë këtë. Klubi ka publikuar një video, që e ka quajtur “filmi i Derbit”, ku jepen me montazh sekuencat e suksesit që u gatua në stërvitje e përfundoi në fushën e “Elbasan Arenës”. Kështu, Ilir Daja kishte zgjedhur një mënyrë shumë të veçantë për të motivuar skuadrën para fillimit të ndeshjes mes Partizanit dhe Tiranës. Trajneri i të kuqve, u ka treguar lojtarëve pamje nga filmi “Gladiatori” para sfidës me një “kushtrim lufte” për ekipin që të jepte gjithçka në fushën e lojës në këtë ndeshje që ka shumë rëndësi për klubin e kuq. “Filmi është triller, arenat janë të vërteta. Koloseu është edhe sot. Dilnin në fushë, o vdisnin, o fitonin. Diçitura e asaj është se nuk fitohet as nga trajneri e as kapiteni. Duhet të jeni të gjithë bashkë nëse do të fitojmë. Neve kur do të dalim në arenë nuk do të vdesim, por duhet të jemi të gjithë bashkë. Kjo është, do të jemi të gjithë bashkë”, ishin fjalët e Dajës të publikuara nga klubi në një klip të shkurtër. Një fjalim që përforcon më shumë idenë se te Partizani nuk duan të shohin individët, por grupin, atë që në një sezon shumë të komplikuar për shkak të çështjes së pezullimit të merkatos, ka arritur gjithsesi të mbajë ekipin në vendet e kreut.

Daja me cilëson fitoren me shumë vlerë për vazhdimësinë

Trajneri Ilir Daja është prej atyre teknikëve që spikat në Superiore për zgjedhjet që bën dhe natyrisht rezultatet që korr. Daja ishte fituesi i vërtetë i derbit mes Partizanit dhe Tiranës, pasi mposhti rivalin e tij Dede nëpërmjet ndryshimeve efikase. Duhet thënë se Daja e kishte bërë detyrën që në dhomat e zhveshjes dhe ajo që deklaroi pas fitores me bardheblutë konfirmojnë qëndrimin e tij për një partizan të motivuar. Fill pas takimit derbi me Tiranën, Ilir Daja u shfaq i lumtur në “Gol pas Goli” pas suksesit në derbi. Trajneri i të kuqve u shpreh se kjo fitore është një bonus i madh psikologjik. “Përveçse ishte ndeshje e radhës dhe na kënaqin tri pikët, derbi ka një bonus psikologjik të madh. Por të shikojmë 90-minutëshin, kemi qenë superiorë, me shumë situata para porte në raport me kundërshtarin. Ishte fitore me rezultat dhe lojë.”, theksoi Daja. Më pas komentoi aktivizimin e Erald Çinarit, goli i të cilit rezultoi deçiziv. “Për vonesën në ndërrime, po bisedoja me stafin. Bashkë vendosëm që, meqë Çinari e Junior nuk kanë patur minuta prej shumë muajsh, më mirë të fusnim në fillim Carën, sepse do të ishte risk nëse do t’i aktivizonim të dy. Njoftimi zyrtar për Çinarin erdhi vetëm një ditë para derbit dhe nuk mund të ndryshonim atë që kishim bërë gjithë javës”, nënvizoi ai. Nuk mungoi komenti i Dajës as për kartonin e kuq të Bardhit, që e vuri në rrezik ndeshjen dhe rezultatin të kuqve. “Po merrem vetëm me lojtarin tim. Kur e kam parë përsëritje, portieri ka dalë përpara Bardhit, ai ka qenë duke vrapuar, nuk e ka parë. Arbitri mund ta kishte kaluar këtë episod”, nënvizoi ai. Në fund, një lidhje argumentuese për lëvizjet e bëra në stol. “Një lojtar me mentalitet fituesi është e vështirë ta pranojë ndërrimin, sidomos në derbi. Po punonte shumë, më të dyja fazat e lojës. I thashë që na duhej të bënim gjëra të tjera, na duhej forcë fizike për të fituar ndeshjen. Sa i përket Malës, ai është rraskapitur, ka bërë shumë punë. Po mendoja që të ktheja Brojën në qendër të mbrojtjes e të aktivizoja Idrizajn, por fola me Idrizajn ai është një djalë i shkëlqyer, dhe vepruam ndryshe. Tirana jashtë garës? Atë e di stafi i Tiranës. Ne duhet të qëndrojmë me këmbë në tokë dhe të mendojmë për ndeshjen me Teutën.