BREAKING NEWS

Gati të fundoset grupi organizator i biznesit të armëve në Gërdec, prokurorët pritet të marrin në duar faktet nga Drejtësia Amerikane, nisen letër-porositë në SHBA, informacione do të merren edhe për Patrick Henryn, ja lidhja e tij me Delijorgjin dhe S...

Gati të fundoset grupi organizator i biznesit të armëve në
x
BREAKING NEWS

Daut Gumeni: Ja pse socialistët dhe Gentiana Sula bllokuan hapjen e dosjes së spiunit të Ilir Metajt, presim që ‘shiringa me ujë deti’ që u injektoi zyrtari i lartë i DASH prokurorëve të SPAK të sjellë arrestimin e ‘peshave të rënda’

Daut Gumeni: Ja pse socialistët dhe Gentiana Sula bllokuan hapjen e dosjes
x
BREAKING NEWS

Plas skandali, Kuvendi i Shqipërisë vihet nën akuzë për votimin pa kuorum të ligjit për Investimet Strategjike, ja si u shkallmua Kushtetuta nga mazhoranca, zbardhet mashtrimi

Plas skandali, Kuvendi i Shqipërisë vihet nën akuzë për
x
BREAKING NEWS

Pasuria e dyshimtë e “sheikut” të Kuvendit Laert Duraj që sfidon “ujqërit” e vjetër në politikë, banesë 200 mijë euro, 11 llogari bankare, fitime marramendëse nga qeratë, 180 mijë euro shitje pasurish, si i ka justifikuar milionat nga puna si emigrant,...

Pasuria e dyshimtë e “sheikut” të Kuvendit Laert Duraj
x
BREAKING NEWS

Ja pazaret e PS dhe Rithemelimit, si po mbrojnë korrupsionin e Klodian Allajbeut dhe Vilma Nushit, vjedhjet me “Hemodializën”, “Check Up”-in, “Laboratorët” dhe “Sterilizimin” janë të faktuara, priten arrestimet nga SPAK

Ja pazaret e PS dhe Rithemelimit, si po mbrojnë korrupsionin e Klodian
x
BREAKING NEWS

Rama-Berisha ngrenë komision për të shkatërruar SPAK dhe Reformën në Drejtësi, ja pazaret e reja të “non-gratës” me kryeministrin për të bllokuar arrestimet

Rama-Berisha ngrenë komision për të shkatërruar SPAK dhe
x
BREAKING NEWS

Plas skandali i Portit të Vlorës, ja si iu falën Samir Manes 57 mijë metra katror tokë, të implikuar 2 ministra, SPAK merr në dorëzim padinë për megaoligarkun e qeverisë

Plas skandali i Portit të Vlorës, ja si iu falën Samir Manes 57
x
BREAKING NEWS

Gazetarja e njohur paralajmëron arrestime të bujshme në ditët në vijim, ja disa nga dosjet “përvëluese” që po heton SPAK dhe skema që ndoqën agjentët e BKH për të arrestuar Jorgo Goron, kryebashkiaku në detyrë i Himarës u përgjua 4 muaj rresht me metod...

Gazetarja e njohur paralajmëron arrestime të bujshme në
x

Sport

“Finalet nuk luhen, fitohen”, Reali kampion absolut i Europës për 2022, barazon Milanin dhe Barcelonën, Benzema me Ançelotin futen në histori

“Finalet nuk luhen, fitohen”, Reali kampion absolut i Europës

Real Madridi e nis edicionin e ri 2022-2023 në mënyrë më të mirë të mundshme duke siguruar titullin e parë sezonal në Helsinki të Finlandës. 14 herë fituesit e Ligës së Kampioneve janë superkampionët e Europës për vitin 2022 duke thyer në finale me rezultatin e pastër 2-0 fituesit e edicionit të kaluar të Ligës së Europës, Eintrahtin e Frankfurtit. “Los Blancos” iu falën golave të mbrojtësit austriak David Alaba në minutën  e 37-të dhe bomberit francez Karim Benzemasë në minutën e 65-të. Në këtë finale debutuan dhe dy blerjet e reja të merkatos verore të Realit, qendërmbrojtësi Antonio Rudigor dhe mesfushori Aurelie Çuameni. Ashtu siç parashikohej, djemtë e Karlo Ançelotit hipotekuan Superkupën e pestë të Europës në historinë e klubit. Në këtë mënyrë, “Los Merengues” barazojnë Milanin (1989, 1990, 1994, 2003, 2007) dhe Barcelonën (1992, 1997, 2009, 2011, 2015) me nga 5 trofe të fituara në këtë kompeticion.
Mbrëmje historike për Benzemanë, bëhet golashënuesi i dytë më i mirë i Realit
Një natë emblematike dhe historike ishte ajo e djeshmja në Helsinki për kapitenin e ri të Realit, Karim Benzema. Veterani kalon ikonën madridiste Raul Gonzalez në listën e golashënuesve më të mirë në historinë e klubit “mbretëror”. Numri 7 legjendar spanjoll shënoi 323 gola me fanelën e bardhë në 16 vite, ndërsa 35-vjeçari francez regjistroi dje golin e 324 me klubin madrilen në 13 vite në shërbimin e tyre. Ylli i futbollit botëror jep një tjetër provë të fortë se meriton të fitojë çmimin më të rëndësishëm për futbollistë “Topin e Artë”.
Natë historike dhe për Ançelotin, më i suksesshmi dhe në Superkupën e Europës
Edhe për trajnerin e Realit, Karlo Ançeloti suksesi i djeshëm realizon një tjetër rekord në karrierën e tij. Ai bëhet trajneri me më shumë Superkupa të Europës të fituara; 2 herë me Milanin në vitet 2003 dhe 2007 dhe 2 herë me Real Madridin  në 2014 dhe 2022. Me triumfin në maj ndaj Liverpulit në Ligën e Kampioneve, “Don Carlo” u shpall trajneri i suksesshëm në këtë kompeticion. Për sa i përket karrierës personale si trajner, 63-vjeçari italian shtiu në dorë titullin e 24-rt në karrierë. Në trofetë e UEFA-s, ai rezulton trajneri më i arrirë me 9 kupa duke lënë pas Sër Aleks Fergusonin dhe Xhovani Trapatonin.
Trofeu i 96-të në histori për Realin, “Los Blancos” nuk ngopen
Me triumfin e djeshëm në Helsinki, Real Madridi plotësoi kabinetin e tij të trofeve me kupën e 96-të fituar në historinë 120-vjeçare të tij. Spanjollët kanë mundësinë të sigurojnë dhe 2 trofetë e tjerë komplementarë (Superkupën e Spanjës dhe Botërorin e Klubeve). Për sa i përket edicionit të ri, Reali synon të fitojë të gjitha trofetë e mundshëm në një sezon (6), një objektiv që nuk e ka realizuar kurrë në historinë e tij të lavdishme. Skuadra e Ançelotit fitoi edicionin e kaluar kampionatin spanjoll (La Liga), Superkupën e Spanjës dhe trofeun më të lakmuar prej tij, Ligën e Kampioneve.