BREAKING NEWS

Temperatura deri në 40 gradë, moti bën kthesën drastike të premten

Temperatura deri në 40 gradë, moti bën kthesën drastike
x
BREAKING NEWS

Vrau dy turistët çekë në Prekal, Gjykata e Lartë merr vendimin për Sokol Mjacajn, ia ‘hedh çelësat në det’

Vrau dy turistët çekë në Prekal, Gjykata e Lartë merr
x
BREAKING NEWS

“PS është shkërmoqur si parti”/ Spartak Braho flet për emërimet brenda Partisë Socialiste dhe ia numëron ‘një nga një’ kryeministrit: Gjithçka e vendos Rama sikur është shefi i Shtabit. Si kjo situatë nuk ka pasur ndonjëherë

“PS është shkërmoqur si parti”/ Spartak Braho flet
x
BREAKING NEWS

Rrebeshe të forta dhe stuhi/ Moti bën ndryshimin drastik, meteorologu tregon kur vjen kthesa e madhe dhe si parashikohet fundjava

Rrebeshe të forta dhe stuhi/ Moti bën ndryshimin drastik, meteorologu
x
BREAKING NEWS

“Ka filluar që kur ishte ministër Olldashi”, Spartak Braho hedh dritë mbi skandalin e madh me rrugën Kardhiq-Delvinë: Aferë korruptive! Balluku pjesë e oligarkisë së kryeministrit. Ai është megaloman dhe…/ Rama i ka hipur...

“Ka filluar që kur ishte ministër Olldashi”, Spartak
x
BREAKING NEWS

"Ka nja dy deputetë që kundërshtojnë me të drejtë"/ Spartak Braho plas deklaratën e fortë për aferën e inceneratorëve: Skandali është kaq i fortë sa…Ja pse Rama nuk e jep dorëheqjen. A do ketë fundin e Musolinit?

"Ka nja dy deputetë që kundërshtojnë me të
x
BREAKING NEWS

Frrok Çupi: Meta-Berisha kanë marrë urdhër nga Moska të destabilizojë Shqipërinë, protesta e 7 korrikut mund të prodhojë viktima

Frrok Çupi: Meta-Berisha kanë marrë urdhër nga Moska
x
BREAKING NEWS

Rëndohen pozitat e Metës, SPAK regjistron tjetër procedim penal ndaj presidentit, akuzohet së bashku me Kryemadhin për fshehje pasurie, në “filtër” dhe 8 zyrtarë të LSI

Rëndohen pozitat e Metës, SPAK regjistron tjetër procedim penal
x

Sport

Finalja e Conference League/ Kumbulla: Kryeministri Rama e dashuron Murinjon

Finalja e Conference League/ Kumbulla: Kryeministri Rama e dashuron Murinjon

Finalja e Conference League po afron dhe klubet e Romës e të Fejnordit po bëjnë përgatitjet e mëdha për ta fituar këtë trofe të rëndësishëm që jepet për herë të parë në historinë e UEFA-s dhe për vendin tonë shënon një imazh të shkëlqyer si vend pritës. Duke folur për mediat italiane, kreu i FSHF-së Armand Duka ka siguruar të interesuarit se Shqipëria i ka marrë masat dhe gjithçka do të shkojë normalisht. Nga ana tjetër, për finalen ka folur edhe mbrojtësi kuqezi që luan me Romën, Marash Kumbulla, i cili ka dhënë një detaj për mediat duke thënë se kryeministri Rama e vlerëson shumë trajnerin Hoze Murinjo.

Kumbulla qetëson italianët: Finalja e Tiranës eveniment, kryeministri Rama e dashuron Murinjon

Marash Kumbulla ka folur në një intervistë për “Corriere dello Sport” lidhur me finalen e Ligës së Konferencës që do të zhvillohet në Tiranë, ku skuadra e tij Roma do të përballet me holandezët e Fejnordit. “ E them seriozisht, nuk më pritet deri sa të vij dita e finales. Që në momentin që mësova se finalja do të luhej në Tiranë ai ishte objektivi im i sezonit për ta arritur. Për mua që kam lindur në Itali nga një familje shqiptare është çështje fati ta luaj këtë finale, për fat ëndrrat realizohen. Do të jetë në ëndrrën tonë ta realizojmë këtë ëndërr duke mundur Fejnordin, por e dimë që nuk do të jetë e lehtë. Për shqiptarët kjo finale është një mundësi fantastike, e di që do ta shfrytëzojnë dhe do të tregojnë një mikpritje ekzemplare. Me italianët e kanë ndërtuar tashmë një marrëdhënie solide. Në Tiranë përveç tifozëve që do të mbështesin Fejnordin do të kemi dhe një pjesë të mirë të publikut shqiptar që do të mbështesin Romën. Ta mendosh që edhe vetë kryeministri jonë e dashuron Murinjon”, tha Kumbulla.

Duka siguron europianët: I kemi marrë masat

Presidenti i FSHF-së, Armand Duka, dha një intervistë për “La Republicca”-n italiane, ku ka folur në lidhje me organizimin e finales së madhe dhe historike të UEFA Conference League, që do të zhvillohet në Tiranë më 25 maj, në stadiumin “Air Albania”. Pyetjes se ka dyshime për sigurinë, Duka iu përgjigj se s’ka vend për alarm. “Janë të gjitha polemika të panevojshme. Dashakeqëse më saktë. Janë burim i paragjykimeve që ka ndaj shqiptarëve. Ne jemi të aftë të organizojmë një event kaq të rëndësishëm dhe do ta dëshmojmë këtë më së miri. Arena Kombëtare është një xhevahir, është impianti më i mirë në vendin tonë dhe i përmbush të gjitha kriteret e UEFA-s. Nëse nuk do të ishte kështu nuk do të na besonin pritjen e një finaleje. Ndoshta nuk pritej një kërkesë kaq e madhe për bileta nga ana e dy finalisteve. Jemi të gatshëm të presim të gjithë ata që duan të vijnë në Tiranë, falë një grupi pune organizativ të ngritur posaçërisht për këtë event. Në Tiranë do të ketë dy “fan zone” të dedikuara për tifozët e Romës dhe Fejnord-it. Për më tepër aeroporti i kryeqytetit dhe porti i Durrësit do të jenë dy pikat e para hyrëse me sisteme kontrolli e mbikëqyrjeje për të shmangur kontaktet mes dy tifozerive”, tha Duka.