Kërko Për

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS Lajme nga Shqiperia, Kosova, Rajoni dhe Bota, Politike, Kronike, Aktualitet, Dossier, Kulture, Sport

Fino akuza Bashës për ndërhyrje në zgjedhjet e FSHF: Po i bën presion gjykatës për regjistrimin e shoqatave

Postuar: 20/01/2018 - 09:51

Gara për presidentin e Federatës Shqiptare të Futbollit po merr ngjyra rivaliteti të fortë, pasi politika dhe këtë herë nuk qëndroi larg institucioneve sportive. Duke akuzuar njëri-tjetrin, dy rivalët kryesorë në garë, Armand Duka dhe Bashkim Fino, kanë konstatuar te kundërshtari mbështetje të caktuar politike, ku interferojnë përplasjet pozitë-opozitë si në çdo institucion tjetër. Pas akuzave të vazhdueshme në adresë të Dukës, se ka krijuar shoqata sportive “fantazmë”, që nuk janë të regjistruara në gjykatë dhe që përbëjnë shkelje juridike, dje kandidati rival i Dukës, Bashkim Fino, lëshoi akuza të forta në adresë të Partisë Demokratike he kryetarit të saj, Lulzim Basha, duke i kërkuar të mbajë duart larg nga ky proces dhe të mos ushtrojë presion te Gjykata e Tiranës, që sipas Finos ka marrë presion nga kreu i opozitës për të regjistruar shoqatat sportive rajonale dhe ato të brendshme të FSHF-së. Në fakt, presioni më parë ka qenë mbi vetë Finon, i cili shihej si kandidaturë politike nisur nga funksionet që ai ka si deputet i Partisë Socialiste dhe si mbajtës i disa funksioneve në parti. Edhe pse dha dorëheqjen nga funksionet partiake, Fino nuk e ka lëshuar mandatin e deputetit dhe kundërshtarët e tij besojnë se ai gëzon mbështetjen e kryeministrit Edi Rama, ku akuzat e opozitës kanë qenë prej ditës së parë që Fino shpalli kandidaturën se Edi Rama po kap futbollin. Dje situata ishte e kundërt, pasi Fino akuzoi Lulzim Bashën për presione ndaj gjyqtarëve, duke e komplikuar dhe më tej garën për kreun e FSHF-së dhe duke i dhënë zgjedhjeve në asamblenë e Federatës Shqiptare të Futbollit një ngjyrim politik të skajshëm.

Qëndrimi i Finos

Fino ka mbajtur një status në llogarinë e tij në facebook, ku fton liderin e Partisë Demokratike Lulzim Basha të reflektojë dhe të heqë dorë nga presionet ndaj Gjykatës së Tiranës, teksa i mëshon sërish faktit se shoqatat kanë qenë të paligjshme dhe nuk mund të regjistrohen në këtë moment, me nxitim dhe sipas tij për t’i dhënë votë të sigurt Dukës. “Jam i shqetësuar nga informacionet që më vijnë së fundmi, që nga Partia Demokratike dhe kreu i saj ka pasur presion te Gjykata e Rrethit Gjyqësor Tiranë, për të ndikuar te gjyqtarët mbi regjistrimin sa më të shpejt të Shoqatave të futbollit, të cilat kanë votuar dhe janë anëtarësuar në mënyrë ilegale në Federatën Shqiptare të Futbollit. U kërkoj publikisht si Partive Politike, ashtu edhe organeve gjyqësore, që të jenë sa më të pavarur dhe të qëndrojnë larg përfshirjes në abuzimet ilegale të Federatës Shqiptare të Futbollit”, shkruan Fino.

Duka në Nion, enigmë përmbajtja e bisedave me zyrtarët e UEFA

Mësohet se presidenti në detyrë i federatës dhe njëherësh kandidati favorit për të marrë një mandat të pestë në krye të federatës, Armand Duka, ndodhet në UEFA, por takimet e tij me zyrtarët e institucionit qendror të futbollit europian nuk janë bërë të ditura deri më tani. I vetmi reagim i UEFA-s për zgjedhjet në FSHF ka qenë ai i drejtorit të komunikimit në UEFA, Pedro Pinto, i cili i kujtoi klasës politike në Shqipëri të mbajë duart larg nga futbolli, duke cituar edhe nenin përkatës të statutit të UEFA-s që zgjedhjet e federatave të futbollit duhet të jenë jashtë ndikimit politik në mënyrë të prerë. Në të kundërt rrezikohet përjashtimi i federatës. Natyrisht, Duka ndodhet në Zvicër së fundmi dhe për çështjen e Skënderbeut, i cili e ka çuar çështjen e titullit të hequr në Gjykatën e Arbitrazhit Sportiv të Lozanës, një tjetër çështje e mprehtë për ekuilibrat në kampionat dhe që prek drejtpërdrejt kreun e federatës Duka. Mbetet të shihet se cilat do të jenë lëvizjet e radhës të Armand Dukës, por vizita e tij e fundit në Zvicër, tek selia e UEFA-s, pikërisht në këtë periudhë kur fushata për presidentin e federatës është në kulmin e saj, është mjaft domethënëse. UEFA është e ndjeshme kur është fjala për ndërhyrjet politike dhe nuk i pranon ato, prandaj një sinjal i tillë mund të alarmojë UEFA-n e cila mund të shtojë vigjilencën e saj për zgjedhjet në federatën tonë. 

Adriatik BALLA

/Agjensia e Lajmeve Sot News/

Na Beni Like Ne Facebook: 
You voted 2. Total votes: 34

Lajme nga e njejta kategori

Postuar: 17/10/2018 - 22:41

 Bashkëshortja dhe menaxherja e kapitenit të Inter-it, Mauro Icardi rrezikon të përfudnojë në burg.

Postuar: 17/10/2018 - 20:57

Një episod vërtet i shëmtuar ai që ndodhi në emisionin “Dueli Sportiv” në televizioni

Postuar: 17/10/2018 - 20:45

Irani ka filluar të zbusë qëndrimet në lidhje me pjesëmarrjen e femrave në evenimente sportive.

Postuar: 17/10/2018 - 18:49

Bisedimet e mundshme mes njeriut të dytë që komandon Arabinë Saudite, Princit të Kurorës, Mohamad

Postuar: 17/10/2018 - 16:54

Duke filluar nga dita e sotme kemi një rekord të ri, me sportistin më të paguar në botë.

Postuar: 17/10/2018 - 14:06

Nuk kanë fund problemet te Tirana edhe pas shkarkimit të trajnerit Ze Maria.

Postuar: 17/10/2018 - 07:28

Gjermania bëri lojën, Franca mori fitoren.