
Genc Burimi: Amerikanët mund ta çojnë Ramën në SPAK, nëse Kraja nis goditjen e Berishës dhe Metës rrezikohet të ketë destabilitet

Paralajmërimi i “Homeland Justice”: Kemi hakeruar dokumente sekrete, së shpejti qeveria e Shqipërisë do të ekspozohet

Abazoviç lëshon deklaratën e fortë: U bëj thirrje atyre që synonin të ma ‘hiqnin kokën’, të përshpejtojnë

“Dëshmia më e qartë se Policia e Shtetit ishte vënë në dispozicion të bandës së drogës”, Alibeaj reagon ndaj arrestimit të ish-shefit të policisë: Trafiku bëhej me bekimin e kryeministrit dhe ekzekutohej nga Saimir Tahiri

Policia e kërkonte që prej 2017/ Zbardhen detaje të reja nga arrestimi, ja ku ishte fshehur fshehur për 5 vite ish-shefi i policisë që u arratis nga Muriqani

Emri/ I përfshirë në trafikun e drogës së Habilajve, arrestohet në Berat ish-shefi i Policisë së Dhërmiut

“Personazhe të njohur, të majtë e të djathtë do të jenë subjekt i drejtësisë”, paralajmërimi i fortë i Vangjelit: ‘Moti politik’ do të bëhet shumë më i nxehtë në shtator

“Ngjarje që ka vënë në dilemë dhe vështirësi të madhe policinë”, Klodiana Lala zbardh detaje të reja nga humbja e kontakteve me Martinajn: Ja cilat janë tre zonat që po hetohen

Fiorentina e Bajrami pranë marrëveshjes, Broja në “radarët” e Evertonit

Shkruar nga Adriatik BALLA 1 Gusht 2022

Lojtarët e përfaqësueses që nuk kanë gjetur ende destinacionin për sezonin e ri janë dy, të paktën dy. Bëhet fjalë për mesfushorin fantazist kuqezi, Nedim Bajrami, i cili është pjesë e Empolit, por dëshiron të lëvizë në këtë merkato vere, për të luajtur në një klub më cilësor në Serie A italiane, ose në ndonjë klub elitar në top-ligat e mëdha të kontinentit. Padyshim që elementi tjetër është Armando Broja, sulmues i Çelsit, i cili ende nuk e ka ndarë mendjen se çfarë klubi do të zgjedhë për të luajtur në sezonin e ri, pra nëse do të qëndrojë me blutë e Londrës, apo do të huazohet atje ku do ta caktojë Çelsi. Gjasat janë të mëdha që të huazohet në orët e fundit të merkatos në ndonjë klub të Premier League angleze, pasi edhe interesimi për të ka qenë i madh.
Fiorentina e do Bajramin me çdo kusht
Merkato e kësaj vere në Itali është zhvilluar e vrullshme dhe kampionati italian po bën përpjekje për të kthyer dinjitetin e tij në rang kontinental. Aty ka shumë lojtarë shqiptarë që luajnë me përfaqësuesen kuqezi. Ndërkohë, mësohet se Fiorentina nuk ka hequr dorë nga Nedim Bajrami. Klubi nga Firence po punon për të transferuar mesfushorin ofensiv të Empolit nën urdhrat e Vincenzo Italianos, i cili pëlqen shumë karakteristikat e 23-vjeçarit nga Tetova. Bajrami bëri shumë mirë në sezonin e parë në Serie A me Empolin, edhe pse shfaqi oshilacione gjatë kampionatit. Lojtari i kombëtares shqiptare realizoi gjashtë gola në kampionatin italian. Nëntë gola realizoi Bajrami në total me gjithë Kupën e Italisë në sezonin e fundit me Empolin, ndërkohë që tani shpreson të transferohet te Fiorentina, që do të garojë në Conference League sezonin e ri. Klubet kanë marrëdhënie të mira mes tyre dhe në operacionin e kalimit të lojtarit shqiptar në “Artemio Franchi” pritet të përfshihet edhe polaku Zurkovski, i cili është pranë rikthimit tek Empoli.
Broja dhe Evertoni mund të finalizojnë marrëveshjen e bashkimit
Armando Broja bëri një sezon shumë të mirë tek Sauthemptoni, duke shënuar gola e dhënë asiste dhe sidomos në pjesën e parë të sezonit ishte shumë lart, duke marrë vëmendjen e duke u vlerësuar edhe si një prej top-20 lojtarëve më të mirë të moshës së tij në Europë. Në pjesën e dytë të sezonit kaloi vështirësi nga dëmtimi, por sërish mbetet një nga lojtarët shqiptarë më të kërkuar në treg dhe pritet realisht një kalim tek një klub i madh. Pak ditë më parë mediat shkruanin edhe për një interesim të Realit të Madridit për sulmuesin shtatlartë shqiptar, tashmë në pronësi të Çelsit. Ndërkohë, mësohet se Evertoni është në kërkim të një sulmuesi për ta zëvendësuar Riçarlisonin e larguar gjatë këtij afati kalimtar. “Daily Mail” ka bërë të ditur se trajneri Frank Lampard ka kërkuar nga drejtuesit e klubit të nisin negociatat me Çelsin për sulmuesin shqiptar, Armando Broja. Broja po shihet si zëvendësues ideal për Riçarilisonin në fazën e sulmit. Sulmuesi shqiptar mund të shitet gjatë kësaj vere nga Çelsi në rast të ndonjë oferte të majme. Lampardi thuhet se po insiston në transferimin e 20-vjeçarit që po kërkohet edhe nga skuadra të njohura evropiane.
Më të lexuarat


Edi Reja “skanon” kuqezinjtë: Bajramin e shoh tek Fiorentina, kurse Asllani ka nevojë të përmirësohet

Vllaznia e Josës me pretendime titulli, edhe blerjet bëhen për këtë objektiv

E dashura 22-vjeçare për pak sa nuk e vrau, del nga spitali personazhi i njohur i showbiz-it/ Ja akuzat që rëndojnë ndaj saj

“Finalet nuk luhen, fitohen”, Reali kampion absolut i Europës për 2022, barazon Milanin dhe Barcelonën, Benzema me Ançelotin futen në histori

Taulant Stërmasi: Luiza Gegën e shpërblen ligji, por vendi i pestë në botë meriton më shumë

Trajneri Xhiovani Kolela prezantohet tek Partizani, shtohen kuqezinjtë e rinj në Serie B italiane

Reali i pandalshëm, fiton Superkupën e Europës

Historia e Majk Tajsonit me tigrat, nga kafshimi i krahut tek denoncimet e fqinjëve

Mjeshtri i madh Mehdin Zhega, teknika dhe interpretimi

Skandali i merkatos së verës, futbolli shqiptar nuk është më tërheqës, mungojnë emrat e mëdhenj
