BREAKING NEWS

Genc Burimi: Amerikanët mund ta çojnë Ramën në SPAK, nëse Kraja nis goditjen e Berishës dhe Metës rrezikohet të ketë destabilitet

Genc Burimi: Amerikanët mund ta çojnë Ramën në SPAK,
x
BREAKING NEWS

Paralajmërimi i “Homeland Justice”: Kemi hakeruar dokumente sekrete, së shpejti qeveria e Shqipërisë do të ekspozohet

Paralajmërimi i “Homeland Justice”: Kemi hakeruar dokumente
x
BREAKING NEWS

Abazoviç lëshon deklaratën e fortë: U bëj thirrje atyre që synonin të ma ‘hiqnin kokën’, të përshpejtojnë

Abazoviç lëshon deklaratën e fortë: U bëj thirrje
x
BREAKING NEWS

“Dëshmia më e qartë se Policia e Shtetit ishte vënë në dispozicion të bandës së drogës”, Alibeaj reagon ndaj arrestimit të ish-shefit të policisë: Trafiku bëhej me bekimin e kryeministrit dhe ekzekutohej nga Saimir Tahiri

“Dëshmia më e qartë se Policia e Shtetit ishte
x
BREAKING NEWS

Policia e kërkonte që prej 2017/ Zbardhen detaje të reja nga arrestimi, ja ku ishte fshehur fshehur për 5 vite ish-shefi i policisë që u arratis nga Muriqani

Policia e kërkonte që prej 2017/ Zbardhen detaje të reja nga
x
BREAKING NEWS

Emri/ I përfshirë në trafikun e drogës së Habilajve, arrestohet në Berat ish-shefi i Policisë së Dhërmiut

Emri/ I përfshirë në trafikun e drogës së Habilajve,
x
BREAKING NEWS

“Personazhe të njohur, të majtë e të djathtë do të jenë subjekt i drejtësisë”, paralajmërimi i fortë i Vangjelit: ‘Moti politik’ do të bëhet shumë më i nxehtë në shtator

“Personazhe të njohur, të majtë e të djathtë do
x
BREAKING NEWS

“Ngjarje që ka vënë në dilemë dhe vështirësi të madhe policinë”, Klodiana Lala zbardh detaje të reja nga humbja e kontakteve me Martinajn: Ja cilat janë tre zonat që po hetohen

“Ngjarje që ka vënë në dilemë dhe
x

Sport

Fiorentina futet në “valle” për Marash Kumbullën, Uzunit i bashkohet në sulm Kajehon

Fiorentina futet në “valle” për Marash Kumbullën,

Mbrojtësi i përfaqësueses kuqezi Marash Kumbulla ndodhet plotësisht në merkato. Fakti që shumë klube italiane janë të interesuara për të marrë tregon se Roma e ka ndarë mendjen për ta shitur këtë verë. Trajneri Hoze Murinjo deklaronte më parë se shqiptari është i sigurt në klub edhe për sezonin e ri, por nuk ndodhi kështu, sepse përditë mediat italiane nxjerrin informacione për diskutimet që po bëhen për Kumbullën në kryeqytetin italian. Nga ana tjetër, Myrto Uzuni do të luajë në Segunda sezonin e ri, por për të pak rëndësi ka. Ai do të bëjë më të mirën e tij për të kthyer skuadrën në elitën e kampionatit spanjoll. Por me sulmuesin kuqezi pritet të bashkohet një lojtar i njohur që ka luajtur në Serie A, pikërisht Kajehon.

Kumbulla, as këndej e as andej

Drejtuesit e Inter janë ende në kërkim të një mbrojtësi pasi nuk ia dolën me sukses në tratativën për të transferuar Gleison Bremer i cili në fund zgjodhi të firmoste për Juventus. Zikaltrit tashmë kanë përqendruar energjitë tek Nikola Milenkoviç i Fiorentinës. 24-vjeçari gjithashtu është një nga lojtarët difensivë më të vlerësuar në Serie A e mbi të cilin ka shumë pritshmëri. Ndaj, Inter ka nisur negociatat për t’ia vendosur në dispozicionin trajnerit Simone Inzagi për sezonin e ardhshëm. Por, nëse bisedimet mes Fiorentinës dhe Inter mbyllën me sukses e mbrojtësi transferohet në Milano, atëherë klubi vjollcë do të ketë nevojën për një zëvendësues. Dhe, sipas “Il Tirreno”, i pari në listë për të marrë trashëgiminë e Milenkoviç është Marash Kumbulla. Mbrojtësi i kombëtares vuajti stolin në sezonin e parë nën urdhrat e trajnerit Hoze Murinjo te Roma dhe diçka të tillë e rrezikon ta pësojë edhe në sezonin e ri duke qenë se portugezi i beson treshes Ibanez, Smalling dhe Mançini. Në këtë formë, Fiorentina është në ndjekje të 22-vjeçarit dhe gati për të nisur bisedimet me klubin kryeqytetas me teknikun Vicenzo Italiano që është i gatshëm të punojë me lojtarin shqiptar.

Një lojtar i Realit i bashkohet Uzunit në sulmin e Granadës

Pas shumë sezonesh në Itali, Hoze Maria Kajehon është rikthyer në Spanjë. Ish-futbollisti i Napolit dhe Fiorentinës në Serie A, ka firmosur një kontratë njëvjeçare me Granadën ndërsa ka edhe opsionin e rinovimit për një tjetër sezon në varësi të rezultateve dhe rëndësisë që do të marrë në skuadër. Kjo do të jetë aventura e tretë për 35-vjeçarin në Spanjë pas Real Madrid dhe Espaniol, por me siguri Granada është destinacioni ideal për sulmuesin anësor duke qenë se shtëpia e fëmijërisë është vetëm 60 km larg. Në klubin e Granadës, Kajehon do të bashkëpunojë në sulm me Myrto Uzunin i cili pas një gjashtëmujore me natyrë ambientimi, pritet që të ketë më shumë përgjegjësi në formacionin titullar. Marrëveshja me Kajehon cilësohet si një nga goditjet më të mëdha për Granadën duke njohur eksperiencën që spanjolli ka grumbulluar gjatë këtyre sezoneve në Itali, apo edhe falë aktivizimit me Real Madrid. Kujtojmë se klubi i Granadës nuk mundi të mbijetonte në elitë sezonin e kaluar, megjithatë drejtuesit po punojnë, bashkë me Uzunin, për t’u rikthyer në një kohë sa më të shkurtër.