Kërko Për

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS Lajme nga Shqiperia, Kosova, Rajoni dhe Bota, Politike, Kronike, Aktualitet, Dossier, Kulture, Sport

Fiorentina ndal Juventusin e Sarrit, Riberi “eklipson” Ronaldon

Postuar: 15/09/2019 - 07:49

Në stadiumin “Artemio Franchi” të Firences, Fiorentina arriti të frenojë kampionët në fuqi të Italisë me rezultatin 0-0, duke marrë një pikë me vlerë ndaj skuadrës më të fortë italiane, por në të njëjtën kohë duke shkëlqyer në fushë, sidomos me “yllin” e saj të merkatos, Frenk Riberi, që ishte padiskutim heroi i takimit për skuadrën “vjollcë”. Juventusi e dëshiroi fort fitoren dhe për këtë trajneri Sarri, i kthyer nga pushimi prej “mushkërive të zëna nga smoku”, kishte zgjedhur një formacion tipik sulmues me rreshtimin 4-3-3 (kundrejt skemës 3-5-2 të Fiorentinës), ku Higuainin si qendër sulmues e ndihmonin në krah Dagllas Kosta dhe Kristiano Ronaldo. Por asnjëri nuk e gjeti rrugën e rrjetës, ndërkohë që rastet më të mira për shënim i pati Fiorentina. Skuadra e trajnerit Vincenzo Montela bëri një sfidë vërtetë spektakolare, duke krijuar disa raste të rrezikshme për gol dhe duke treguar një grintë të jashtëzakonshme, teksa Frenk Riberi la në hije Kristiano Ronaldon, për plot 67 minuta. Francezi ishte një frymëzim i vërtetë për skuadrën “vjollcë”, pasi përveçse merrte pjesë në çdo aksion të skuadrës, fitoi të gjitha dyluftimet një kundër një dhe për më tepër, u pa të zbresë shpesh deri në kufijtë e zonës, për të rikuperuar topat e humbur nga shokët e tij të skuadrës. Nga ana tjetër, përveç dy pikëve, bardhezinjtë humbën edhe 3 futbollistë nga transferta në Firence, pasi fillimisht Dagllas Kosta e Pjaniç në pjesën e parë dhe më pas Danilo në të dytën, u dëmtuan dhe kërkuan zëvendësim të detyruar. Në fakt, ndeshja e parë zyrtare e Sarrit në bankinën bardhezi mbyllet në barazim. Juve konfirmon vështirësitë pas pushimit për Kombëtaret dhe bën një hap pas krahasuar me fitoret bindëse ndaj Parmës dhe Napolit. Meritë edhe e një prove të rëndësishme nga ana e Fiorentinës, e thirrur të ulë ritmit për shkak të lodhjes në 15 minutat finale. 0-0 sjell pikën e parë në kampionat për vjollcët që, mbi të gjitha, nuk arrijnë të ndërpresin serinë negative të 17 ndeshjeve radhazi në Serinë A pa fitore. Montela – edhe ai pa sukses që kur është thyer tek Fiorentina – mund të jetë më shumë se sa i kënaqur me garën e lojtarëve të tij, superior ndaj kundërshtarëve dhe shumë herë pranë golit të fitores. Pozitive impakti i Riberisë, më i miri përpara ndërrimit, shto dhe paraqitjet shumë të mira individuale të të rinjve përpara syve të trajnerit të kombëtares Roberto Mançini. Skuadra e Sarrit, kthehet në Torino pa fitore, me vetëm një pikë, në një ndeshje pa asnjë rast të vërtetë në portën e Dragovskit. Kjo tregon se skemat sulmuese të Sarrit, qoftë dhe me modulin taktik 4-3-3, nuk arrijnë të jenë efikase përballë skuadrave të motivuara dhe pragmatiste, por edhe të përkushtuara në fushën e lojës sikurse ishte dje Fiorentina e trajnerit Montela. Sa i takon Ronaldos ishte anonim për një orë, zhgënjyes në lojë, provon t’i japë tronditje në një kundërsulm të shpejtë, i neutralizuar në fakt nga “vjollcët”.

Adriatik BALLA

/Agjensia e Lajmeve Sot News/

Na Beni Like Ne Facebook: 

Lajme nga e njejta kategori

Postuar: 19/10/2019 - 09:40

Grabitja e shtëpisë së futbollistit të njohur Alvaro Morata nga 4 shqiptarë, ka lënë shenja të forta frike për sigurinë te bashkëshortja e tij, Alice Campello.

Postuar: 19/10/2019 - 07:20

Kryendeshja e Spanjës dhe ndoshta e krejt futbollit europian e botëror, Barcelona-Real Madrid, e

Postuar: 19/10/2019 - 07:17

Lojtarët shqiptarë që luajnë me skuadrën përfaqësuese të Shqipërisë, nuk i kalojnë 20 mln eurot n

Postuar: 19/10/2019 - 07:16

Dje startoi java e 8-të e kampionatit kombëtar, Kategoria Superiore, me vetëm një takim, Teuta-Fl

Postuar: 18/10/2019 - 20:00

Stadiumi i ri kombëtar, "Arena Kombëtare" do t’i hapë zyrtarisht dyert  në n

Postuar: 18/10/2019 - 07:22

Lionel Mesi është padyshim lojtari më i mirë i të gjitha kohërave.

Postuar: 18/10/2019 - 07:21

Peshëngritja është sporti që i ka sjellë vendit më shumë medalje nga aktivitetet ndërkombëtare dh