BREAKING NEWS

Yuri Kim i dha mesazhin e fortë, Lulzim Basha bën lëvizjen urgjente

Yuri Kim i dha mesazhin e fortë, Lulzim Basha bën lëvizjen
x

Sport

Firmino mbyll goleadën në "Anfield"

Firmino mbyll goleadën në "Anfield"

Janë mbyllur takimet e para në grupet A, C dhe D të UEFA Champions League. 

Kryesfida e mbrëmjës, ajo mes Liverpool-it dhe PSG ka rezultuar vërtetë spektakolare. Në "Anfield Road" u shënuan plot 5 gola, me vendasit që arritën të merrnin 3 pikët, pasi fituan në limite 3-2. 

Sturridge e Milner i dhanë avantazhin nënkampionëve të europës, ndërsa golat e Meunier e Mbappe u munduan të shmangin humbjen e parizienëve. Kjo pasi Firminho i dha goditjen fatale të besuarve të Thomas Tuchel në minutën e 2-të shtesë. Në barazim pa gola u mbyll takimi i këtij grupi (C) mes Crvena Zvezda dhe Napolit.