BREAKING NEWS

Departamenti Amerikan i Shtetit jep lajmin E PAPRITUR për kryeministrin Rama

Departamenti Amerikan i Shtetit jep lajmin E PAPRITUR për kryeministrin
x
BREAKING NEWS

Çfarë po ‘thuret’ në selinë blu?/ I qëndroi deklaratës për një rikthim të tij të mundshëm në krye të PD-së, Sali Berisha bën lëvizjen urgjente

Çfarë po ‘thuret’ në selinë blu?/ I
x
BREAKING NEWS

Plas keq në PD/ Agron Shehaj reagon me urgjencë dhe denoncon shkeljet e rënda që po ndodhin në zgjedhjet për kryetarin e ri: Po fusin...

Plas keq në PD/ Agron Shehaj reagon me urgjencë dhe denoncon shkeljet
x
BREAKING NEWS

“Do shkojë si me Olldashin”/ Artan Hoxha paralajmëron çfarë do të ndodhë sot në zgjedhjet e PD-së, ka një mesazh të ‘koduar’ edhe për Berishën: Rama e...

“Do shkojë si me Olldashin”/ Artan Hoxha paralajmëron
x
BREAKING NEWS

Përgjaket Tirana në mesnatë/ Të shtëna me armë zjarri, plagoset një i ri, policia zbardh ngjarjen e rëndë

Përgjaket Tirana në mesnatë/ Të shtëna me armë
x
BREAKING NEWS

PD sot zgjedh sërish Lulzim Bashën dhe fillon betejën për katharsis

PD sot zgjedh sërish Lulzim Bashën dhe fillon betejën për
x
BREAKING NEWS

“Çështje madhore”/ Kryeministri Rama jep lajmin e rëndësishëm, zbulon vendimin më të ri të qeverisë së tij: Do e nisim në vjeshtë!

“Çështje madhore”/ Kryeministri Rama jep lajmin e
x
BREAKING NEWS

E PAPRITUR/ Gramoz Ruçi jep ‘live’ dorëheqjen nga PS, lë edhe mandatin e deputetit: Deklaroj fundin e...

E PAPRITUR/ Gramoz Ruçi jep ‘live’ dorëheqjen nga PS,
x

Sport

Fitoi Champions, Çelsi i jep kontratë dyvjeçare Tuhelit, kurse Konte pranë firmës me Totenhemin

Fitoi Champions, Çelsi i jep kontratë dyvjeçare Tuhelit,

Tekniku gjerman arriti një sukses të pabesueshëm, duke fituar në pak muaj titullin europian, ndërsa Konte la Interin e prite të kthehet në Premier

Në Premier League angleze po ndodhin lëvizje të forta në pankina. Kështu, nëse Karlo Ançeloti u largua nga Evertoni dhe iu bashkua Realit të Madridit në Spanjë, dy teknikë të tjerë pritet të bëjnë hapa konkretë. Kështu, Thomas Tuhel është i justifikuar të rinovojë kontratën me Çelsin, pasi fitoi Champions League, kurse Antonio Konte, pasi nxori Interin kampion në Itali duket se po kthehet në Premier League për të marrë drejtimin e Totenhemit. Edhe klube të tjera janë duke bërë lëvizjet e tyre në pankina para se të bëjnë lëvizje në merkato për të përforcuar grupet e tyre. Mediat angleze shkruajnë se Thomas Tuhel dhe Çelsi zgjasin bashkëpunim mes tyre. Tashmë është zyrtare, trajneri gjerman do të vazhdojë të drejtojë Blutë e Londrës edhe për dy sezone të tjera. Lajmi konfirmohet ne faqen zyrtare të klubit, teksa njoftojnë se tekniku gjerman do të qëndrojë në kryeqytet edhe për dy sezone të tjera. Triumfi në finalen e Champions League ka qenë një shtysë me shumë për drejtuesit e klubit që t’ia besojnë sërish drejtimin e skuadrës Thomas Tuhel. Gjermani është shprehur për faqen e klubit tepër i lumtur që drejtuesit i radhën sërish atij besimin dhe se ai vetë është i kënaqur që është pjesë e kësaj skuadre. Tuhel mori drejtimin e Bluve të Londrës në Janar, asokohe ekipi mbante vendin e 9 në klasifikim dhe në fund të Premier League arriti të rrëmbente vendin e katërt. 30 ndeshje në total për Tuhel si trajner i Çelsit, me 19 fitore dhe vetëm 5 humbje si dhe vetëm 16 gola të pësuar, dhe gjithë këto suksese bënë të mundur që trajnerit gjerman t’i ofrohej rinovimi i kontratës. Ndërkohë, pasi zgjidhi me marrëveshje kontratën me Interin, Antonio Konte është vetëm një hap larg rikthimit të Premier League, ku ka fituar një titull kampion me Çelsin në sezonin 2016-2017. Destinacioni i radhës do të jetë sërish Londra, por këtë herë Totenhemi, që pas shkarkimit të Jose Murinjos, është në kërkim të një trajneri të besueshëm për të ringritur klubin në nivele të larta. Presidenti i “Spurs”-ave Daniel Levi ka nisur prej ditësh kontaktet e vazhdueshme me Konten dhe deri tani kanë arritur akordin mbi pagën, që pritet të jetë e njëjtë me atë të Jurgen Klop, pra 17 milionë euro në sezon. Aktualisht palët po diskutojnë për kohëzgjatjen e kontratës dhe mbi të gjitha për garancitë sportive, pasi Konte ka vënë si kusht mbajtjen në skuadër të kapitenit Herri Kejn, i cili po kërkohet me ngulm edhe nga Mançester Siti. Sipas tabloidit anglez “The Mirror”, trajneri puljez i ka kërkuar bosit të Totenhemit ruajtjen e pjesës më të madhe të titullarëve aktualë dhe përforcimin me të paktën 5 emra gjatë merkatos së verës, tre prej të cilëve janë futbollistë të Interit. Bëhet fjalë për mbrojtësin sllovak Milan Skriniar, anësorin kroat Ivan Perisiç dhe fantazistin danez Kristian Eriksen, i cili njeh mjaft mirë ambientin në klubin londinez, pasi ka luajtur atje për disa sezone, para se të transferohej në Milano. Dy të tjerët janë mesfushori serb Nemanja Matiç dhe sulmuesi francez Olivier Zhirud, të dy futbollistë që Konte i ka stërvitur gjatë kohës që ka punuar te Çelsi dhe dëshiron t’i ketë sërish me vete.